Nga Auron Tare
Sot në mëngjes më telefonoi organizatori i një grupi të vogël amerikanësh që kishin planifikuar të udhëtonin në Shqipëri këtë pranverë.
“Si është situata në Shqipëri?” – më pyeti.
“Qetësi,” – i thashë. “Sapo ka filluar pranvera dhe vendi po përgatitet për sezonin turistik.”
“A keni ndonjë rrezik nga lufta?” – vazhdoi organizatori i grupit.
“Jo,” – iu përgjigja. “Nuk kemi lidhje me këtë luftë.”
“Të pyes,” – tha bashkëbiseduesi, “sepse disa anëtarë të grupit më dërguan një informacion që e kanë lexuar në internet, se në Shqipëri strehohet opozita iraniane.”
“Është një grup që i është dhënë strehim humanitar,- sqarova, “nuk ka asnjë lidhje me çështje politike nga ana e Shqipërisë.”
Biseda vazhdoi me programin e udhëtimit. Por pas kësaj bisede, pashë në fakt se çfarë thuhej në internet për opozitën iraniane që strehohet në Shqipëri.
Jam i bindur që Shqipëria nuk ka arsye të ketë frikë nga ndonjë përshkallëzim apo tension me Iranin. Por, duke qenë se jemi përpara sezonit turistik dhe tregu ndërkombëtar është shumë i ndjeshëm ndaj kësaj lufte në Lindjen e Mesme, ndoshta retorika politike dhe media duhet të jenë të kujdesshme për të mos e rreshtuar vendin tonë në pararojën e servilizmit politik, thjesht për të rënë në sy.
Do të ishte më e dobishme, mendoj unë, nëse energjia politike dhe ekzekutive do të fokusohej në gjetjen e një zgjidhjeje për menaxhimin e plehrave, në rrugë të sigurta, qytete të pastra, cilësi shërbimi në tregun turistik, bujqësi të shëndetshme e kështu me radhë.
Kjo, besoj, do t’i shërbente vendit shumë më tepër sesa hosanat pa vlerë në një konflikt global që as na pyet njeri dhe as kemi mundësi të përfshihemi.
Më poshtë po sjell të përkthyer informacionin që qarkullon në hapësirën online mbi opozitën iraniane të strehuar në Shqipëri.
“Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK), një grup opozitar iranian në mërgim, është vendosur në Shqipëri që rreth vitit 2013, me afërsisht 2,500–3,000 anëtarë që banojnë në kampin e fortifikuar Ashraf-3 pranë Manzës. Strehimi i këtij grupi, i cili synon rrëzimin e qeverisë iraniane, ka shkaktuar tensione të konsiderueshme diplomatike, përfshirë sulme të mëdha kibernetike ndaj Shqipërisë nga Irani.
Vendndodhja dhe aktiviteti: MEK-u ndodhet në Kampin Ashraf-3, një kompleks i madh dhe i sigurt në perëndim të Tiranës. Ata janë aktivë në lobim politik, duke organizuar shpesh tubime me figura të njohura perëndimore që mbështesin ndryshimin e regjimit në Iran.
Shqetësime për sigurinë: Autoritetet shqiptare kanë raportuar se kanë parandaluar sulme ndaj kampit nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC).
Kontroversat: Grupi është kritikuar për pretendime se funksionon si kult, duke mbajtur anëtarët kundër vullnetit të tyre dhe duke kufizuar kontaktet me botën e jashtme.
Sfondi: MEK-u u hoq nga lista e organizatave terroriste të SHBA-së në vitin 2012, duke mundësuar zhvendosjen e tyre nga Iraku në Shqipëri në kuadër të një marrëveshjeje të mbështetur nga SHBA.”

Çfarë fitoi Shqipëria nga strehimi i një organizate kulti terroriste, që lufton një tjetër organizatë terroriste siç është shteti terrorist i Iranit?
Arrijnë ose jo raketat e shtetit terrorist iranian në Shqipëri, është pyetja më e thjeshtë që një njeri që di aritmetikë e zgjidh lehtë. Por lufta s’ka vetëm raketa; ka edhe atentate terroriste, ka edhe sabotazhe të jetës së popullit, ka edhe rrëmbime të faqeve të internetit (websiteve) etj., etj.
Dhe e gjitha kjo përse? Sepse disa vite më parë, elitaret shqiptarë, për një fotografi me liderët botërorë apo për të përfituar vetë nga marrëdhëniet me të huajt, pranuan të strehojnë një organizatë kulti terroriste në Shqipëri, kur bota nuk e pranoi
Rama.esht bukuran
Flet bukur qerratai
Xha Temja qe.menazhon vetem.pensionin e vet e dashuron
Te tjerat jan kot
Edhe Auron Tare kryetar i turizmes nga perendimi, bukuran qerrata eshte sidomos kur shkruan, ja lexoje. E kane te perbashket keta nga sorrosi. Territorin e shqiperise e duan pa plehra- per te huajt, rruget duhen te mira- per perendimin, sazanin tone ua falin padroneve te vet nderkombetare ngaqe keta duan paguar me dicka apo jo.
Mos kini frike.Ashraf 3-4 i kane vizatuar ne Surrel.
E si mund të mungonte demo , pa dhënë mendimin e tij aq të vlefshëm ? Edhe për patatet sikur të flitet në ndonjë shkrim , demua menjëherë do jepte mendimin e tij të vyer . Ore demo , si paguhesh ti , në bazë të numrit të komenteve , apo numurit të rreshtave ?
Cfare strehimi humanitar ne nje kamp te fortifikuar mor debil?
Ata kane shpallur dhe qeverine e ardhshme ky kaqoli thote strehim humanitar.
Ik mor bole se qenke idiot fare.
Domethene ti e paske genjyer ate bashkbiseduesin ne telefon. MEK nuk janene Shqieri per arsye humanitare. Ata jane garnizon terorist ne rrezerve , nese duhen te perdoren kunder terroristeve Islamike ne fuqi ne Iran. Ata jene ne aktivitet te plote ne luften kibernetik. Ata jane strehuar dhe zhvillojne aktivitet nen mbrojtjen e qeverise Shqiptare. Pra te tera qe i ke thene atij mikut ne telefon jane genjeshtra. Rreziku per raketa e predha mund te mos jete aq i madh ( Irani ka numur te kufizuar raketash e predhash, dhe objekte te tjera me te rendesishme per te) Por rreziku i akteve terroriste ( indiivide qe kryejne sabotime apo edhe terrorizem) eshte i nivelit qe duhet te meret ne konsiderate. Dhe niveli i rrezikut te luftes kibernetike eshte i madh ( i provuar nga Irani) Pra mos genjeni veten e as ata qe ju besojne. Me e rendesishme ne Shqiptaret kerkojme te zgjidhim problemet duke mos studiuar shkakun e problemit. Asnje nuk pyet si aritem deri ketu? Kush e solli kete rrezik ( te madh apo te vogel) ne Shqiperi? Perse e solli? Cfare fituam ne Shqiptaret kur morem persiper kete rrezik?
Po nuk u the që amerikanët i kanë sjelle.dhe kur nuk është shqetësim për në edhe për ata besoj që sdo te jete.
Nga ta dinin iranianet qe populluan tiranen e hershme qe soi tyre me vone do strehonin iraniane modern.
Gjysma tjeter skipfolsa me origjine nga azerbajxhani kane marreveshje vellazerore me azerbajxhanin modern.
Nuk eshte fat, eshte lidhja e gjakut, i popullit skipfoles me keto kombe.
Rama ESHTE MIRE te MBAJ VENDIN e vet se ne jemi nji flluks sapuni per cdo SHTET.Te LEHJ POPULLIN ne qeci ci duhet atij qe FUSI HUNDET shan iranin mbaron AMERIK IZRAILIN Kur TI Fluturoj NONJI RAKET direkt te Bunkjeri ne SUTEL ATERE e SHEF AI qe krekoset me krahet e TJERVE i lepiet AMERIKES IZRAILIT PO AMERIKA IZRAILI JAN BER PISHMAN QE FILLUAN KETE LUFT SE NUK DIN KU DO SHKOJ KJO KATASTROPF QE FILLUAN
Meso shqip Ela
I jepni rëndsi vetes kot, se kujt si bjen ndërmend për to, as ska lujt mendsh Irani të harxhoi një predh për to.
Patjeter qe qeveria po merr masa per sezonin turistik ne mberritje; por jane per te rrjepur ‘dhomat me qira’ Ligji i ri detyron pagesen e 20 % per tvsh dhe kjo nuk perputhet absolutisht me ligjin shqiptar per bizneset e vogla me xhiro deri ne 10 milion leke. Por nuk mbaron me kaq; Per pjesen e mbetur te ‘fitimit’ do te mbahen nepermjet DIVA edhe 15 % tjeter pa ulur asnje shpenzim. Pra shteti po grabit 35% te nje xhiroje qe njerezit e nxjerrin me punen e tyre, ne shtepine e tyre. Padrejtesia eshte absurde. Ajo aplikohet thjeshte si dhune e me te fuqishmit ndaj me te dobtit. Sa per plehrat dhe rruget e shembura …per ato nuk ka as para as kohe. Duhet tu tregojme turisteve lajmet me premtimet e alternuara here te Rames dhe here te Beles se perlotur.