Nga Migena Aleksi
Ndërsa shumë liderë bien nën peshën e krizave të brendshme dhe izolimit ndërkombëtar, Nicolás Maduro ka mbetur i palëkundur në pushtet. Si ia doli të sfidojë Perëndimin dhe të mbijetojë politikisht për më shumë se një dekadë?
Kur Donald Trump paralajmëroi “të gjitha opsionet në tavolinë” për ta larguar Nicolás Maduro-n nga pushteti në Venezuelë, shumë liderë botërorë menduan se fundi i regjimit të tij ishte çështje kohe. Por jemi në fund të vitit 2025 dhe Maduro jo vetëm që vijon të mbajë pushtetin, por edhe ka rigjetur hapësirë për të forcuar kontrollin mbi institucionet e vendit.
Maduro e mori detyrën në vitin 2013, pas vdekjes së udhëheqësit karizmatik Hugo Chávez. Që nga ajo kohë, Venezuela ka përjetuar një rënie dramatike ekonomike: inflacion galopant, mungesa ushqimore dhe mjekësore, emigrim masiv (mbi 7 milionë venezuelianë janë larguar nga vendi) dhe një rënie të fortë të standardit të jetesës.
Megjithatë, Maduro ka mbijetuar politikisht përmes një kombinimi të fortë kontrolli mbi ushtrinë, drejtësinë, median dhe institucionet zgjedhore, si dhe falë mbështetjes nga disa shtete të fuqishme si Rusia, Kina dhe Irani.
Përballë Trump dhe opozitës
Gjatë viteve të presidencës së Trump (2017–2021), SHBA ndërmori sanksione të ashpra ekonomike ndaj Caracas-it dhe njohu opozitarin Juan Guaidó si president të përkohshëm. Pati edhe mbështetje për një grusht shteti të dështuar në vitin 2019. Megjithatë, Maduro mbeti në kontroll.
CNN shkruan se, pavarësisht kërcënimeve të vazhdueshme ushtarake dhe presionit ndërkombëtar, Maduro “sfidoi të gjitha pritshmëritë” duke u rikthyer si figurë qendrore në rajon. Ai përdori taktikën e dobësimit gradual të opozitës, përçarjes së saj dhe asgjësimit të rivalëve përmes gjykatave dhe sigurisë shtetërore.
Në vitin 2023 dhe më tej, me rritjen e çmimit të naftës dhe nevojën e tregjeve ndërkombëtare për burime energjie pas krizës në Ukrainë, Perëndimi filloi të shfaqë fleksibilitet. Disa sanksione ndaj sektorit të naftës u lehtësuan. Kompanitë amerikane si Chevron rifilluan aktivitetin në vend.
Maduro e shfrytëzoi këtë hapësirë për të rifituar legjitimitetin ndërkombëtar dhe për të forcuar kontrollin e brendshëm, ndërsa e paraqiti veten si garant të stabilitetit dhe sovranitetit venezuelian.
Në vitin 2024 u mbajtën zgjedhje presidenciale të cilat u kritikuan për mungesë transparence dhe përjashtim të kandidatëve opozitarë, por Maduro u shpall fitues. Kjo i dha atij një tjetër mandat deri në 2030. Opozita e fragmentuar nuk arriti të imponojë një strategji të përbashkët.
A do të zgjasë kjo mbijetesë?
Analistët thonë se Maduro nuk ka krijuar një sistem të qëndrueshëm, por më tepër një regjim të bazuar te mbijetesa taktike dhe te frika. Ekonomia mbetet e brishtë dhe varësia nga eksportet e naftës është e lartë. Por për momentin, Maduro ka fituar kohë.
Historia e tij është një dëshmi se lidershipi autoritar, nëse është i aftë të manovrojë mes presioneve dhe të shfrytëzojë dobësitë e kundërshtarëve, mund të mbijetojë edhe në kushte ekstreme.
Sa do zgjasë kjo mbijetesë dhe me çfarë çmimi për Venezuelën? A do ta ndihmojnë aleancat e tij strategjike të përballojë presionet e reja? Apo kriza e zgjatur do të thellojë pakënaqësitë e brendshme?
E vështirë të parashikohet por për momentin në një vend të polarizuar dhe në një skenë gjeopolitike gjithnjë e më komplekse, përballë një bote të ndarë dhe me prioritete të reja, ajo që dëshiron administrata Trump duket larg përfundimit.
—-
©️Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Po si Enver Hoxha kur u izollua nga Hrushovi dhe nga vendet e paktit te Varshaves por ja doli ta ndertoj shtetin me dore te forte qe disa quajnë Diktature nji fjale idiote por tani e shohin cka ju ndodhe ne demokracin e Berishes qe nuk ekziston ju dota lusni qe Enveri te kthehet qe mos ju ike i gjith populli por ajo kohe nuk kthehet ,edhe Maduro mendon qe Venecuella te mbetet e popullit dhe jo ti jepet Amerikes sic e don Opozita e shitur .
O Igor jam dakord me ty por e ke gabin kur thua “demokracia e Berishes”
Ai eshte vetem gjysma e mutit
Maduro nuk eshte president i zgjedhur, eshte vetem nje uzurpator i presidences. Venezuela qe ne vitin 2012 eksportonte 3 milion fuvci nafte ne dite dhe i jepte pune me miliona njerzve edhe nga vendet fqqinje, nen Maduro prodhimi u reduktuar nen 1 milion fuqi ne dite dhe u karguan nga vendi rreth 7 milion venezuelan. Diktatura policore dhe ushtarake qe ka vendosur Maduro nuk siguron nje te ardhme per Venezuelen. Borxhi publik dhe pagesat qe ka me vendet e tjera dhe me nderrmarrjet e huaja te sekuestruara kalon 300 miliard dollaresh. Nje rregjim demokratik i sjell zhvillim te papare Venezzueless, pasi eshte shteti me rezervat me te medha te certifikuaara ne bote te naftes si dhe me rezerva te arit dhe koltanit. Mjerisht Maduro ka vendosur nje rregjim policoro; ushtarak qe nuk lejon hapesira per nje zhvillim te tille. Trump i telefonoi keto dite Maduros qe te largohej nga Venezuela, duke i siguruar mbrotjen e tij dhe familjes, por Maduro kerkoi te rri ne Venezuele dhe te kete kontrollin e ushtrise dhe te policise. Sigurisht Trump nuk e pranoi nje kerkese te tille. Presidenti i zgjedhur eshte Gonzales qe ndodhet tashme ne Spanje, ndersa zevendesPresident e zgjedhur eshte Maria Corina qe eshte e fshehur ne Venezuele, nje nje ingjiniere trimereshe qe fitoi kohet e fundit edhe Cmimin Nobel per Paqe. Venezuela nene Maduro eshte lidhur ngushte me Rusine dhe Kinen duke krijuar tashme edhe situate gjeopolitike te rrezikshme ne Ameriken Latine per SHBA.
Une me Maduron nga boja,
nuk kemi asnje ngjashmeri,
une Mjekerr kellire,
ai rroc mustaqe zi,
por ama nga hobi,
jemi te ngjashem krejt,
te dy e kemi te njejte –
duam te vdesim ne Pushtet!