Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHBA bllokon nismën për anëtarësimin e territoreve palestineze në OKB
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > SHBA bllokon nismën për anëtarësimin e territoreve palestineze në OKB
AktualitetBote

SHBA bllokon nismën për anëtarësimin e territoreve palestineze në OKB

Published: April 19, 2024
Shpërndaje

Shtetet e Bashkuara të enjten bllokuan OKB-në nga njohja e një shteti palestinez, duke i vënë veton një projektrezolute në Këshillin e Sigurimit për anëtarësim me të drejta të plota të Autoritetit Palestinez në organin e lartë botëror. Shtetet e Bashkuara thonë se një shtet i pavarur palestinez duhet të krijohet përmes negociatave të drejtpërdrejta midis Izraelit dhe Autoritetit Palestinez dhe jo përmes veprimit të OKB-së.

Uashingtoni i vuri veton projektrezolutës, e cila i kërkonte Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së prej 193 anëtarësh që “Shteti i Palestinës të pranohej si anëtar në Kombet e Bashkuara”. Britania dhe Zvicra abstenuan, ndërsa 12 anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurimit votuan në favor të projektrezolutës. Territoriet palestineze janë aktualisht një shtet vëzhgues jo-anëtar, një njohje de fakto e shtetësisë që u dha nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 2012. Por kërkesa për t’u bërë anëtar me të drejta të plota i OKB-së duhet të miratohet nga Këshilli i Sigurimit dhe më pas të paktën nga dy të tretat e vendeve anëtare të Asamblesë së Përgjithshme.

Përpjekja palestineze për anëtarësim të plotë në OKB vjen gjashtë muaj pas fillimit të luftës midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës dhe ndërsa Izraeli po zgjeron vendbanimet në Bregun Perëndimor.

- Publicitet -

“Përshkallëzimet e fundit e bëjnë edhe më të rëndësishme mbështetjen e përpjekjeve me besim të mirë për të gjetur paqe të qëndrueshme midis Izraelit dhe një shteti palestinez plotësisht të pavarur dhe sovran”, i tha Këshillit të Sigurimit më herët të enjten Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres.

“Mungesa e përparimit drejt një zgjidhjeje me dy shtete do të rrisë paqëndrueshmërinë dhe rrezikun për qindra miliona njerëz në të gjithë rajonin, të cilët do të vazhdojnë të jetojnë nën kërcënimin e vazhdueshëm të dhunës”, tha ai.

Rreth 34 mijë palestinezë janë vrarë që nga fillimi i ofensivës izraelite, sipas ministrisë së shëndetësisë në Rripin e Gazës, të dhëna këto të pakonfirmuara nga burime të pavarura. Ato gjithashtu thonë se shumica e 2.3 milionë banorëve janë zhvendosur dhe se pjesa më e madhe e Gazës është shkatërruar.

Lufta filloi kur Hamasi kreu një sulm terrorist ndërkufitar në pjesën jugore të Izraelit më 7 tetor, në të cilin sipas autoriteteve izraelite, 1200 njerëz u vranë dhe 253 u morën peng. Izraeli thotë se rreth 130 vetë vazhdojnë të mbahen peng, por një e katërta e tyre kanë të vdekur. Hamasi është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Bashkimi Evropian dhe disa vende të tjera vende.

VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin, Petri Bozo lirohet nga paraburgimi
  • Truri nuk vuan vetëm nga ajo që ndodh: Pesha e fshehur e mënyrës se si e përjetojmë dhimbjen dhe traumën
  • Zjarret në Shqipëri, presidentja e KE: Jemi gati të ndërhyjmë sapo të jetë nevoja
  • Një vdekje që ka tronditur jo vetëm botën akademike
  • Grupimi i Eurodemokratëve në PE: Rasti Veliaj, thellësisht shqetësues

Komentet e Fundit

  1. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  2. Dashi on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  3. Argita. on “Toka e Kushnerit”, me dokumente false: Gazeta zvicerane shkruan për të hetuarin e drogës, Ramën dhe Sazan-Zvërnecin
  4. Martin. on Fotoja me Kurtin e të arrestuarit për spiunazh shkakton debate
  5. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?