Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHBA dhe BE të shqetësuara për Gabonin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > SHBA dhe BE të shqetësuara për Gabonin
AktualitetBote

SHBA dhe BE të shqetësuara për Gabonin

Published: August 31, 2023
Shpërndaje

Junta ushtarake në shtetin afrikan, Gabon mori pushtetin, rrëzoi dhe vendosi nën arrest shtëpiak Presidentin Ali Bongo dhe emëroi një gjeneral si udhëheqës të ri të vendit.

Gjenerali Brice Clotaire Oligui Nguema, kreu i Rojës republikane, u emërua president i komitetit të përkohshëm. Zoti Oligui është kushëri i zotit Bongo. Ai kishte shërbyer si truprojë i babait të zotit Bongo, ish-Presidentit Omar Bongo, dhe udhëhoqi shërbimin e zbulimit para se të emërohej si udhëheqës i rojës presidenciale.

Oficerët e ushtrisë, që udhëhoqën kryengritjen, njoftuan për grushtin e shtetit pasi komisioni shtetëror zgjedhor shpalli zotin Bongo fitues të mandatit të tretë presidencial në zgjedhjet e së shtunës. Junta ushtarake anuloi rezultatet e zgjedhjeve, shpërbëri institucionet dhe mbylli të gjithë kufijtë deri në një vendim të ardhshëm.

- Publicitet -

Ndërkohë, zoti Bongo u shfaq në një video dhe apeloi për mbështetje.

“Jam në rezidencë. Nuk e di se çfarë po ndodh. Prandaj, ju bëj thirrje që të bëni zhurmë, bëni zhurmë, bëni zhurmë,” thotë zoti ai.

Por, turmat që vërshuan në rrugët e kryeqytetit Libreville, festuan lajmin për grusht shteti. Disa nga pjesëmarrësit u shprehën të kënaqur që familja Bongo u rrëzua nga pushteti.

“Është çlirim i të gjithë vendit, diçka që kam ëndërruar, diçka që kam parë në vendet perëndimore, e që tani është bërë realitet për ne, qytetarët e Gabonit. Jemi krenarë dhe shumë të lumtur që ushtria ka vendosur të mbrojë drejtësinë dhe e falënderojmë Zotin për këtë gjë. Në Gabon, ka Zot, dhe Zoti u është përgjigjur lutjeve tona,” tha zoti Max Beni, një banor i Libreville.

Presidenti Bongo mori pozitën e presidentit në vitin 2009 pas vdekjes së babait të tij, i cili kishte qeverisur Gabonin e pasur me naftë për 42 vjet.

Shtetet e Bashkuara thanë të mërkurën se janë të shqetësuara për zhvillimet në Gabon.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për çështje të sigurisë kombëtare, John Kirby tha se Shtetet e Bashkuara “do të vazhdojnë të mbështesin njerëzit në rajon, vazhdojnë të jenë përkrahës të qytetarëve të Gabonit dhe kërkesës së tyre për qeverisje demokratike.”

“Natyrisht është shumë shqetësuese të shohim edhe një shtet ku oficerët e ushtrisë kanë bërë hapa të rrezikshëm dhe të pakujdesshëm, duke provuar të marrin pushtetin nga qeveritë e zgjedhura në mënyrë demokratike,” deklaroi zoti Kirby.

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Joseph Borrell tha se Bashkimi Evropian nuk planifikon evakuimin e shtetasve evropianë nga Gaboni, dhe tha se grusht shtetit të juntës ushtarake i kanë paraprirë zgjedhjet e parregullta të përgjithshme në këtë vend.

“Natyrisht, grushti i shtetit nuk është zgjidhje. Por, nuk duhet të harrojmë se në Gabon, paraprakisht, ishin mbajtur zgjedhje plot me parregullsi dhe se ka grushte shteti ushtarake dhe ka grushte shteti institucionale,” deklaroi ai.

“Aktualisht nuk kemi plane për evakuuim nga Gaboni. Situata është e qetë dhe nuk shohim ndonjë rrezik përshkallëzimi të dhunës, apo të një situate që do të përbënte rrezik… Janë rreth 10,000 shtetas evropianë në Gabon, por asnjë shtet nuk ka shprehur ndonjë shqetësim,” tha zoti Borrell.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Trotuaret e bulevardit të Tiranës kthehen në fushë të zhveshur balte
  • Protestuesit thyejnë xhamat e selisë së PS-së, policia ndërhyn me gaz lotsjellës
  • Pse rrethoi RENEA kryeministrinë? Policia me deklaratë: Morëm një telefonatë, rrezikohej jeta e…
  • VIDEO: Gjendet trup i pajetë buzë Lanës, detajet e para
  • Protestat e dhunshme, fadromat heqin gurët nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”

Komentet e Fundit

  1. xxx on VIDEO: Partia apo fëmija? Apeli i inxhinierit të njohur për pensionistët që mbështesin Ramën, viktima të teatrit me gogol Saliun
  2. Aldrin on Çfarë po thotë Berlini
  3. Aldrin on Çfarë po thotë Berlini
  4. Detari on VIDEO: Gjendet trup i pajetë buzë Lanës, detajet e para
  5. Aldrin on Pse rrethoi RENEA kryeministrinë? Policia me deklaratë: Morëm një telefonatë, rrezikohej jeta e…

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?