Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHBA do t’i ofrojë Ukrainës armatime me vlerë 250 milionë dollarë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > SHBA do t’i ofrojë Ukrainës armatime me vlerë 250 milionë dollarë
Bote

SHBA do t’i ofrojë Ukrainës armatime me vlerë 250 milionë dollarë

Published: December 28, 2023
Shpërndaje

Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë ndihma për Ukrainën që kapin vlerën deri në 250 milionë dollarë.

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken tha se kjo do të jetë paketa e fundit e ndihmës ushtarake për Ukrainën për këtë vit, ndërsa në Kongres vazhdon ngërçi që ka bllokuar miratimin e një pakete ndihme të propozuar nga presidenti, Joe Biden.

Ndihma e fundit përfshin një sërë municionesh për mbrojtjen ajrore dhe sisteme të raketave të artilerisë me lëvizshmëri të lartë, municione artilerie dhe sisteme kundër blindave, mbi 15 milionë fishekë, pajisje mjekësore dhe të tjera.

- Publicitet -

Ndihma është siguruar përmes një autoriteti presidencial që mundëson realizimin me shpejtësi të ndihmës përmes tërheqjes nga rezervat e Pentagonit.

Në një deklaratë, nënkoloneli i Marinës Garron Garn, tha se Pentagoni nuk ka fonde të tjera për të zëvendësuar armët e marra nga rezervat e Departamentit të Mbrojtjes. Po ashtu, Nisma për Sigurinë e Ukrainës, e cila merret me financimet afatgjata, ka ngelur pa fonde.

Si rezultat, zoti Garn tha të mërkurën se “pa financim shtesë, do të ketë mungesë në rezervat ushtarake të Shteteve të Bashkuara, duke ndikuar në gatishmërinë ushtarake amerikane”.

Presidenti Joe Biden po i kërkon Kongresit miratimin e një pakete ndihme prej 110 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe nevoja të tjera të sigurisë kombëtare. Kjo paketë përfshin 61.4 miliardë dollarë për Ukrainën, gjysma e së cilave për të rimbushur rezervat e Pentagonit.

Paketa përfshin gjithashtu rreth 14 miliardë dollarë për Izraelin dhe luftën e saj kundër Hamasit, ndërsa 14 miliardë janë për sigurinë kufitare të Shteteve të Bashkuara. Fondet e tjera do të shkojnë për nevojat e sigurisë në Azi-Paqësor.

Ky projektligj po kushtëzohet nga republikanët, të cilët kërkojnë miratimin e fondeve për të forcuar sigurinë përgjatë kufirit SHBA-Meksikë.

Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar se pa miratimin e fondeve shtesë, ndihma amerikane për Kievin do të mbarojë deri në fund të vitit. Shtetet e Bashkuara kanë miratuar disa paketa ndihme për Ukrainën në luftën e saj për të rimarrë territoret e pushtuara nga forcat ruse që nga fillimi i agresionit të Kremlinit në shkurt 2022.

Kongresi ka miratuar më shumë se 110 miliardë dollarë ndihma për Ukrainën që pas sulmit të Rusisë, por nuk ka miratuar asnjë fond që kur republikanët morën kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve në janar të vitit 2023.

Ndihma e fundit amerikane vjen ndërsa lufta në Ukrainë po futet në muajin e 22-të. Ndërkohë, Rusia ka sulmuar me pothuajse 50 dronë Shahed në objektiva të ndryshme në Ukrainë dhe bombardoi një stacion treni në qytetin jugor të Khersonit, ku mbi 100 civilë po prisnin një tren që shkonte drejt Kievit.

Ditë më parë, avionët luftarakë ukrainas dëmtuan një luftanije ruse në Detin e Zi pranë Krimesë, ndërsa ushtarët e të dyjave palëve po përpiqen të përparojnë përgjatë vijave të frontit.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Përkeqësohet zjarri në grykën e Shkopetit, flakët marrin përmasa të mëdha
  • “Blackout” në Superiore, fiken dritat në ndeshjen Teuta-Tirana
  • Foto nga arrestimi në Nju-Jork, Maduro thyen heshtjen nga SHBA: Venezuela do të rilindë
  • Bjellorusia ndërton në heshtje një bazë të dhënash me ADN-në e disidentëve
  • Parashikimi i horoskopit, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse
  2. demo on Vjedhja e kryeveprës së Rilindjes nga muzeu siçilian po i lë hetuesit pa fjalë
  3. edi rama - Fjale e Rrene on Emër i ri për një premtim të vjetër
  4. demo on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
  5. vlonjati on Emër i ri për një premtim të vjetër

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?