Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHBA: Nuk duam konflikt me Iranin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > SHBA: Nuk duam konflikt me Iranin
AktualitetBote

SHBA: Nuk duam konflikt me Iranin

Published: January 12, 2024
Shpërndaje

Shtëpia e Bardhë nuk dëshiron konflikt me Iranin, pavarësisht se kreu sulme në Jemen ndaj rebelëve Huthi, që mbështeten nga Teherani si masë për të ndaluar sulmet e rebelëve ndaj anijeve në Detin e Kuq, tha Shtëpia e Bardhë më 12 janar.

“Ne nuk dëshirojmë konflikt me Iranin. Nuk dëshirojmë të përshkallëzojmë situatën dhe nuk ka asnjë arsye për përshkallëzim përtej asaj që ka ndodhur gjatë ditëve të fundit”, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby.

“Ne e dimë që Irani mbështet rebelët Huthi. Ne e dimë se ata po i furnizojnë me raketa dhe dronë dhe armët e njëjta po përdoren për të sulmuar anijet. Ne e kemi bërë shumë të qartë se Irani duhet të ndalë këtë mbështetje”, tha Kirby për MSNBC.

- Publicitet -

Rebelët Huthi të premten thanë se interesat amerikane dhe britanike tani janë “caqe legjitime”, pas sulmeve ajrore dhe detare të SHBA-së dhe Britanisë ndaj rebelëve në Jemen një ditë më parë. Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se sulmet ndaj rebelëve jemenas synonin që t’i jepnin fund aftësisë së tyre për të sulmuar anijet tregtare në Detin e Kuq.

Por, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë paralajmëroi rebelët kundër përgjigjes.

“Dua të përsëris fjalinë e fundit të deklaratës që presidenti dha natën e kaluar, që është se ai rezervon të drejtën, dhe nuk do të hezitojë, që në të ardhmen të ndërmarrë veprime të mëtejme”, tha Kirby.

Rebelët Huthi kanë sulmuar anijet që kalojnë përmes Detit të Kuq, duke thënë se sulmet janë në mbështetje të popullit palestinez.

Izraeli dhe Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian po luftojnë që nga 7 tetori, kur radikalët palestinezë sulmuan jugun e izraelit, duke vrarë 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 240 të tjerë. Si pasojë e kundërpërgjigjes izraelite nga toka, ajri dhe deti, në Rripin e Gazës janë vrarë mbi 23.000 persona.

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Na kanë bërë shumë gjëra, o shpirt…” Zbulohen mesazhet mes Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit: “Të gjithë ne do përfundojmë shumë keq…”
  • Sa kushton ora e luksit që mbante në dorë Ergys Agasi në momentin e arrestimit? Modelet më ekskluzive kapin shifrën 2 milionë euro!
  • A mund të ndjekim Hungarinë në hetimin e pasurive të zyrtarëve?
  • Reforma territoriale: 3,500 qytetarë u dëgjuan, Mazniku: Bashki më të forta, shërbime më cilësore dhe më shumë mundësi nga fondet e BE-së
  • DORIAN MERSINI – Nga e Drejta Detare te Yachtmaster, një jetë profesionale e lidhur me detin

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on Çfarë tha Kallas pas takimeve me Kurtin dhe Vuçiçin
  2. The gjë mo? on Impakti i ngritjes së akuzave zyrtare ndaj një drejtuesi shërbimesh sekrete
  3. demo on Tronditje në kupolën e sigurisë kombëtare
  4. Artan on Kushti i BE-së për negociatat: Zonat e Mbrojtura dhe heqja e imunitetit parlamentar Ballukut
  5. Se kam dijenin on Impakti i ngritjes së akuzave zyrtare ndaj një drejtuesi shërbimesh sekrete

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?