Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHBA paralajmëron Izraelin: Koha juaj po mbaron
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > SHBA paralajmëron Izraelin: Koha juaj po mbaron
AktualitetBote

SHBA paralajmëron Izraelin: Koha juaj po mbaron

Published: November 4, 2023
Shpërndaje

Presidenti Joe Biden dhe këshilltarët e tij më të afërt po paralajmërojnë Izraelin se do të bëhet gjithnjë e më e vështirë që të realizojë objektivat ushtarakë në Gaza për shkak të reagimit në mbarë botën rreth vuajtjeve të civilëve atje. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin dhe ai i Shtetit, Antony Blinken, e kanë bërë të qartë këtë mesazh në biseda private me zyrtarë izraelitë, duke u thënë se humbja e mbështetjes do të ketë pasoja të rënda strategjike për operacionin e Forcave Izraelite të Mbrojtjes kundër Hamasit.

Pas kuintave, zyrtarët amerikanë gjithashtu besojnë se Izraeli e ka të kufizuar kohën në dispozicion për të realizuar objektivat e veta kundër Hamasit, para se reagimi ndërkombëtar për pasojat te civilët të arrijë kulmin. Në fakt, burime thonë se ky çast mund të vijë shumë shpejt dhe presioni mbi qeverinë amerikane dhe Presidentin Biden për të bërë thirrje për armëpushim mund të jetë shumë i lartë.

Në terren, nuk ka asnjë shenjë që operacioni ushtarak i Izraelit po ngadalëson. Dy persona me dijeni mbi ngjarjen thanë për CNN se administrata Biden u vu veçanërisht në pozitë të vështirë pas bombardimeve të kësaj jave në një kamp refugjatësh në veri të Gazës dhe publikimit të skenave të vdekjes dhe shkatërrimit atje.

“Problemi për Izraelin është se kritikat sa vijnë e shtohen, edhe nga radha e miqve më të ngushtë”, tha për CNN një zyrtar i administratës.

- Publicitet -
Zyrtarët amerikane këmbëngulin që Biden nuk ka vendosur asnjë vijë të kuqe për Izraelin dhe deri tani, Shtëpia e Bardhë ka shmangur me vështirësi thirrjet për një armëpushim, duke thënë se kjo do t’i jepte kohë terroristëve të Hamasit që të riorganizoheshin për operacione të tjera. Por Biden ia ka thënë Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, përgjatë 10 telefonatave që kanë pasur deri më tani, se pamjet e pafundme të fëmijëve e grave palestineze që nxirren nga rrënojat mund të ngushtojnë rrugën e Izraelit. Në biseda me Netanyahun, Biden e ka paralajmëruar se Izraeli do të gjykohet me ashpërsi nga komuniteti ndërkombëtar nëse nuk ndërmerr hapa për të lehtësuar vuajtjet e civilëve.

Burimet thanë për CNN se Biden gjithashtu i ka thënë Natanyahut se është i shqetësuar edhe për dhunën në rritje që po ushtrojnë izraelitët e vendosur në Bregun Perëndimor kundër palestinezëve. Administrata Biden dhe vetë presidenti i kanë bërë thirrje Izraelit që të lejojë pauzat humanitare dhe të rikthejë disa të drejta të cilat deri më tani ia ka hequr popullsisë civile, si interneti, karburanti dhe uji.

Netanyahu mësohet se i ka refuzuar me këmbëngulje disa nga këto të drejta, duke u shprehur edhe publikisht se nuk do të ketë armëpushim nëse nuk lirohen pengjet që Hamasi mban në Gaza. Zyrtarët e Pentagonit besojnë se Izraeli po godet me saktësi bazat e Hamasit, por mbeten të shqetësuar se numri i viktimave nga radhët e civilëve është shumë i madh.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  • MESAZH KRYEMINISTRIT
  • Protesta, Rama e heq Albin Kurtin nga lista e “armiqve të jashtëm”
  • ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  • MEPJ dënon heqjen e flamurit të ambasadës së Izraelit: Akt i turpshëm dhe i papranueshëm

Komentet e Fundit

  1. ¿? on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  2. xxx on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  3. Drin on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  4. ILIR on Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”
  5. Anonymous on Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt ‘lejeve strategjike’ të qeverisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?