Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHBA parashikon një sulm iranian kundër Izraelit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > SHBA parashikon një sulm iranian kundër Izraelit
AktualitetBote

SHBA parashikon një sulm iranian kundër Izraelit

Published: April 12, 2024
Shpërndaje

Shtetet e Bashkuara parashikojnë që Irani të ndërmarrë një sulm kundër Izraelit, por jo i përmasave për ta tërhequr Uashingtonin në luftë, tha një zyrtar amerikan të enjten vonë.

Shtëpia e Bardhë tha më herët se Uashingtoni nuk dëshironte që konflikti të përhapej në Lindjen e Mesme dhe se Shtetet e Bashkuara i kishin thënë Iranit se nuk ishin përfshirë në një sulm ajror kundër një komandanti të lartë ushtarak iranian në Damask. Shtëpia e Bardhë tha se e kishte paralajmëruar Iranin që të mos e përdor sulmin në Damask si arsye për të përshkallëzuar më tej situatën në rajon.

Izraeli po vazhdon luftën në Gazë, por gjithashtu po përgatitet për skenarë në zona të tjera, tha të enjten kryeministri Benjamin Netanyahu, mes shqetësimeve se Irani po përgatitej të godiste Izraelin si përgjigje për vrasjen e komandantëve të lartë iranianë.

- Publicitet -

“Kushdo që na dëmton, ne do t’i dëmtojmë ata. Ne jemi të përgatitur t’i plotësojmë të gjitha nevojat e sigurisë së shtetit të Izraelit, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm”, thuhet në komentet e zotit Netanyahu të publikuara nga zyra e tij pas një vizite në bazën e forcave ajrore Tel Nof në jug të Izraelit.

Avionë luftarakë, që dyshohet të jenë izraelitë, bombarduan të hënën ambasadën e Irani në Damask. Irani është zotuar të hakmerret kundër sulmit që la të vrarë një gjeneral të lartë dhe gjashtë oficerë të ushtrisë iraniane. Sulmi ka rritur edhe më tej tensionet në rajonin e trazuar nga lufta në Gazë. Izraeli nuk ka thënë se ishte përgjegjës për sulmin, por udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, tha të mërkurën se Izraeli “duhet dhe do të ndëshkohet” për sulmin.

Burime iraniane i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se Teherani e ka sinjalizuar Uashingtonin se do të hakmerret ndaj sulmit izraelit kundër ambasadës së tij në Siri në një mënyrë që synon të shmangë përshkallëzimet në shkallë të lartë dhe nuk do të veprojë me nxitim, pasi Teherani ka parashtruar kërkesa, përfshirë një armëpushim në Gazë.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, kundëradmirali Daniel Hagari tha se nuk i është kërkuar popullsisë civile që të bëjnë ndonjë përgatitje speciale, por shtoi se Izraeli ishte “shumë i përgatitur për një sërë skenarësh”.

Shtetet e Bashkuara kanë qenë në gatishmëri të lartë lidhur me mundësinë e sulmeve të mundshme hakmarrëse nga Irani ndërsa të dërguarit e Uashingtonin po përpiqen të ulin tensionet.

Hamasi palestinez sulmoi Izraelin më 7 tetor, duke vrarë 1200 njerëz dhe marrë peng mbi 200 të tjerë, sipas të dhënave izraelite. Izraeli reagoi ushtarakisht ndaj Gazës së qeverisur nga Hamasi, ku janë vrarë mbi 33,000 palestinezë, sipas ministrisë lokale të shëndetësisë. Luftimet kanë shkaktuar zhvendosjen e pothuajse të gjithë popullsisë prej 2.3 milionë të Gazës, duke shkaktuar një krizë humanitare dhe akuza për gjenocid, të cilat Izraeli i mohon.

Grupet e mbështetura nga Irani kanë deklaruar mbështetjen për palestinezët, duke ndërmarrë sulme nga Libani, Jemeni dhe Iraku. Teherani e ka shmangur konfrontimin e drejtpërdrejtë me Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara, ndërsa ka deklaruar mbështetjen për aleatët e tij.

VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 12 tetor 2026
  • Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  • Kërkohej prej 25 vitesh për tre vrasje në Shkodër, arrestohet në Nju Jork
  • Atentati me telekomandë në zemër të Gjirokastrës, zbardhen detaje
  • Historia e pazakontë dhe prekëse e njeriut më të gjatë në histori

Komentet e Fundit

  1. Flamur on Shqiptarët pas Skënderbeut, çfarë dimë për numrin e popullsinë, besimin dhe migrimet
  2. Urim on Shqiptarët pas Skënderbeut, çfarë dimë për numrin e popullsinë, besimin dhe migrimet
  3. Ziu on Shqiptarët pas Skënderbeut, çfarë dimë për numrin e popullsinë, besimin dhe migrimet
  4. Phoenix on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  5. Ana on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?