Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHBA u informua për një komplot iranian për vrasjen e Donald Trump
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > SHBA u informua për një komplot iranian për vrasjen e Donald Trump
BoteLajmi i fundit

SHBA u informua për një komplot iranian për vrasjen e Donald Trump

Published: July 17, 2024
Shpërndaje

Një informator u tha autoriteteve amerikane së voni se Irani po bënte komplot për të vrarë ish-presidentin amerikan, Donald Trump, raporton CNN, duke cituar burime në dijeni për këtë çështje.

Në përgjigje, Shërbimi Sekret i SHBA-së e rriti sigurinë rreth Trumpit – me agjentë shtesë kundër-sulm dhe kundër-snajper, dronë dhe qen robotikë, raporton rrjeti televiziv.

Sipas burimit të njëjtë, Thomas Matthew Crooks, i cili u përpoq ta vriste Trumpin më 13 korrik, nuk duket se ka pasur lidhje me komplotin iranian.

- Publicitet -

Ish-zyrtarë të administratës Trump, përfshirë këshilltarin e tij për sigurinë kombëtare, John Bolton, dhe sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, thuhet se kanë marrë po ashtu kërcënime nga Irani.

Kjo, pasi Qasem Soleimani, ish-komandant i Forcave elitare Quds të Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit, është vrarë në janar të vitit 2020 në një sulm të forcave amerikane, nën komandaën e presidentit të atëhershëm, Trump.

Irani u zotua se do të hakmerrej për këtë vrasje. Misioni i Iranit në Kombet e Bashkuara tha se raportet për komplotin iranian për vrasjen e Trumpit, janë “të pabazuara dhe keqdashëse”, dhe shtoi se Trump është “një kriminel që duhet të ndiqet penalisht dhe të dënohet në gjykatë”.

Anthony Guglielmi, zëdhënës i Shërbimit Sekret të SHBA-së, tha se ai dhe agjencitë e tjera “kanë marrë vazhdimisht informacione të reja për kërcënime të mundshme” dhe se ata “kanë ndërmarrë veprime për t’i përshtatur burimet sipas nevojës”.

“Ne nuk mund të komentojmë për ndonjë rrjedhë specifike të kërcënimeve, përveçse të themi se Shërbimi Sekret i merr seriozisht ato dhe përgjigjet në përputhje me rrethanat”, tha Guglielmi.

Adrienne Watson, zëdhënëse e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, tha se zyrtarët amerikanë të sigurisë i kanë përcjellë me vite “kërcënimet e Iranit kundër ish-zyrtarëve të administratës Trump”.

“Këto kërcënime kanë lindur nga dëshira e Iranit për t’u hakmarrë për vrasjen e Soleimanit”, tha ajo, raporton BBC. “Ne e konsiderojmë këtë si çështje të sigurisë kombëtare me prioritetin më të lartë”, shtoi Watson.

Megjithatë, ajo përsëriti se hetimet “nuk kanë identifikuar lidhje” midis Crooksit dhe “ndonjë bashkëpunëtori të huaj apo vendas”.

Crooks qëlloi në drejtim të Trumpit, duke e plagosur në vesh, derisa ai po fliste në një tubim në Batlër të Pensilvanisë, më 13 korrik. Një person në audiencë u vra dhe dy të tjerë u plagosën. Crooks, 20 vjeç, u qëllua dhe u vra nga Shërbimi Sekret, por motivi i tij mbetet i paqartë.

Pas sulmit u ngritën pyetje sesi oficerët e policisë dhe agjentët përgjegjës për tubimin, e lejuan Crooksin të afrohej aq shumë.Shërbimi Sekret pranoi se policia lokale ishte brenda ndërtesës, ndërsa Crooks ishte në çatinë e saj, duke shënjestruar Trumpin nga 130 metra largësi.

CBS News raportoi se tre snajperistë të policisë lokale ishin brenda ndërtesës dhe se e kishin parë Crooksin duke u ngjitur në çati. Presidenti amerikan, Joe Biden, urdhëroi një rishikim të pavarur të mënyrës sesi personi i armatosur ka arritur deri aty. Shërbimi Sekret do të përballet gjithashtu me hetime nga Kongresi.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Arben says:
    July 17, 2024 at 1:48 pm

    Nëpër rubrikat e humorit

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Drejtoria e Burgjeve refuzon në heshtje, i dënuari Ardian Çapja nuk merr pjesë në varrimin e nënës së tij
  • Shqipëria i përgjigjet Vuçiç, pas kërcënimeve se do lejë pa ujë Kosovën
  • Qytetarët paguajnë, por s’kanë ujë 24 orë! Dokumente e ID me çmimet më të larta në rajon
  • Po ndërtonte pa leje një objekt 5-katësh, arrestohet pronari 39-vjeçar në Himarë
  • Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon dot anije dhe ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij

Komentet e Fundit

  1. nje shqiptar on “Ishim krah Ukrainës që ditën e parë” – Kosova i përgjigjet Zelenskyt, pas deklaratës në takimin me Vuçiç
  2. marrem chaka on Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon dot anije dhe ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
  3. nastradini on Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
  4. SHBA, NA DI GJË BUDALLENJ?! on Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon dot anije dhe ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
  5. Dajti on Pamjet e ndotjes në Gjirin e Lalzit, reagon UKD: Uji i errët u shkaktua nga sedimentet, jo nga ujërat e zeza

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?