Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHBA: Ukraina po përgatitet për një ofensivë kundër Rusisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > SHBA: Ukraina po përgatitet për një ofensivë kundër Rusisë
Bote

SHBA: Ukraina po përgatitet për një ofensivë kundër Rusisë

Published: February 15, 2023
Shpërndaje

Mbrëmjen e së martës u zhvillua në Bruksel edhe takimi i Grupit të Kontaktit për Ukrainën që drejtohet nga Shtetet e Bashkuara. Pas takimit, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin paralajmëroi se Ukraina mund të nisë një ofensivë kundër Rusisë në pranverë dhe se aleatët do sigurohen që Kievi të ketë përkrahjen e nevojshme për këtë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg njoftoi se Evropa po rrit shpenzimet e mbrojtjes për shkak të agresionit rus në Ukrainë, që ai e quajti “kriza më e madhe e sigurisë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore”.

“Ne po forcojmë mbrojtjen tonë, duke vendosur 40,000 trupa nën komandën e NATO-s në pjesën lindore të aleancës me mjete të konsiderueshme ajrore dhe detare. Ne do dyfishojmë numrin e grupeve luftarake nga katër në tetë.

- Publicitet -

Do të miratojmë udhëzimin e ri politik për planifikimin e mbrojtjes. Ky do të jetë ndryshimi kyç për vitet e ardhshme, për tu siguruar që ne kemi aftësitë e nevojshme për mbrojtjen tonë”, tha zoti Stoltenberg. Grupi i Kontaktit i Ukrainës i udhëhequr nga SHBA-të u takua një ditë më parë në Bruksel.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin pasi ofroi garanci se përkrahja për Ukrainën do të vazhdojë, paralajmëroi se Kievi po përgatitet për një ofensivë të re në pranverë.

“Ajo që Ukraina dëshiron të bëjë në momentin e parë të mundshëm është të krijojë kushte në fushën e betejës që të vazhdojnë të jenë në favor të saj.  Ne presim që ata të kryejnë një ofensivë në pranverë”, tha sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin.

Zoti Austin tha se 54 vendet anëtare të grupit do të bëjnë gjithçka që munden për të dërguar armët që i nevojiten Kievit, ndërsa Rusia vazhdon sulmet e saj. Ministria ruse e Mbrojtjes publikoi disa imazhe të hënën, duke thënë se ato tregojnë artileri dhe njësi të mbrojtjes ajrore në Ukrainë.

Sekretari Austin tha Rusia po dërgon njësi të shumta në Ukrainë, por shumë prej tyre nuk janë të pajisur, apo trajnuar mirë. Shefi i Shtatmadhorisë të ushtrisë amerikane, Gjenerali Mark Milley vuri në dukje se Rusia po vazhdon sulmin në rajonin e Donbasit të Ukrainës.

“Ata po sulmojnë Donbasin. Përparimi i tyre është i ngadalshëm. Po bëjnë luftë rrënuese. Ata po shënojnë humbje të mëdha. Morali i tyre nuk është i lartë dhe po përballen me shumë probleme. Megjithatë, kanë shumë trupa në betejë”, tha shefi i Shtatmadhorisë, Mark Milley.

Ushtria ruse tha të hënën se “njësi vullnetare sulmi”, me mbështetjen e forcave ruse, kanë kapur një fshat në veri të Bakhmutit. Ukraina ka pranuar se situata është “e vështirë” rreth qytetit lindor ku po zhvillohen luftime të ashpra.

m.b./dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Raporti Financiar 2025: Trump fitoi mbi 1 miliard dollarë nga biznesi i kriptomonedhave
  • Tërmet në stolin e “Tulipanëve”, Ronald Koeman jep dorëheqjen pas eliminimit në Botëror
  • Mbappé vazhdon të shkruajë historinë, kalon Klosen dhe i afrohet Messit pas dopietës ndaj Suedisë
  • Pushimet në Europë, këto janë destinacionet ku kurseni më shumë për hotelin dhe ushqimin
  • Hapen aplikimet për rimbursimin e TVSH-së te fermerët, kush përfiton dhe si aplikohet

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on “Sorrat dhe korbat do marrin atë që meritojnë”. Rama poston mesazh ku protestuesit quhen “racë derri që duan pushtet”
  2. Anonymous on Tubim përpara SPAK, dorëzohet zyrtarisht kallzim për Ramën: Çfarë është botimi “The Albanian Files” që u zbulua gjatë protestave
  3. 1thundrak on Goxhaj pas lirimit: Na dhanë ujë dhe telefon për të njoftuar familjet, s’na dhunoi njeri, dëbuam nga qelia Avokatin e Popullit
  4. 1thundrak on “Sorrat dhe korbat do marrin atë që meritojnë”. Rama poston mesazh ku protestuesit quhen “racë derri që duan pushtet”
  5. Anonymous on Tubim përpara SPAK, dorëzohet zyrtarisht kallzim për Ramën: Çfarë është botimi “The Albanian Files” që u zbulua gjatë protestave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?