Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shembja e rrugës Korçë-Ersekë dhe zhdukja e Martinajt, ja çfarë thotë Balla
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shembja e rrugës Korçë-Ersekë dhe zhdukja e Martinajt, ja çfarë thotë Balla
AktualitetKronike

Shembja e rrugës Korçë-Ersekë dhe zhdukja e Martinajt, ja çfarë thotë Balla

Published: February 23, 2024
Shpërndaje

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka folur në lidhje me shembjen e aksit Korçë-Ersekë.

Gjatë fjalës së tij Balla tha se për këtë çështje do të diskutohet gjatë mbledhjes së sotme që do të ketë në Kolonjë për analizën vjetore të dy qarqeve DVP Korçë e Gjirokastër dhe dy drejtorive të kufirit.

Pyetje

Duke u nisur nga ngjarja e fundit që ndodhi në Durrës por edhe nga disa vrasje që ka pasur edhe qarku i Korçës, për krimin në familje, si duhet të reagojnë institucionet?

- Publicitet -

Balla: Viti 2023 ka qenë një vit me ngjarje të rënda të krimit brenda familjes po ashtu edhe një nr i rritur i dhunës në familje.

Tashmë kemi një protokoll tërësisht tjetër nga policia e shtetit lidhur me konstatimin e parë të një shqetësimi apo një ankese sa i përket dhunës në familje kryesisht për dhunë me bazë gjinore. Nxis çdo grua, vajzë, nënë që të denoncojë rastet e dhunës. Ne dje kemi filluar një qasje të re sa i përket pronave të sekuestruara nga krimi dhe korrupsioni do mundohemi që një pjesë të tyre ti vendosim në shërbim të organizatave joqeveritare për tu kthyer në shtëpi për gratë e dhunuara. Kjo betejë nuk është një betejë që mund ta fitojë vetëm Policia e Shtetit. Policia është aty për të bërë ndërhyrjen e parë dhe për të vënë përpara ligjit dhunuesit por kjo është diçka që duhet bërë apel gjithë shoqërisë sonë. Mediat kanë një meritë të veçantë por edhe një përgjegjësi të madhe për të sensibilizuar dhe për ta bërë shoqërinë sa më të bashkuar kundër këtij fenomenit të papranueshme. Diskutuam në shkollën Raqi Qirinxhi për paketën e sigurisë së shkollave, kjo paketë po jep dita ditës efektet e saj sa i përket garantimit për sigurimin në shkollë. Kemi miratuar këtë javë në mbledhjen e qeverisë, ndryshimet e ligjit për prefektin për të ngritur shumë shpejt këshillat vendorë të sigurisë publike përmes të cilave do të garantojmë një koordinim më të mirë të të gjitha institucioneve të sigurisë, agjencive ligjzbatuese dhe institucioneve të tjera për më shumë siguri.

PD ka paralajmëruar kallëzim për dhunuesit e protestuesve pjesëmarrës në protestën e fundit…

Balla: Është në të drejtën e çdo qytetari të vendit që të kallëzojë dhe i takojnë institucioneve të drejtësisë që ti shqyrtojnë ato me vëmendjen më të madhe. Por besoj biem të gjithë dakord që aktualisht në Shqipëri ka dy palë, një palë të rreshtuar kundër reformës në drejtësi dhe kundër drejtësie dhe një palë tjetër që po bë gjithçka që reforma në drejtësi të shkojë përpara dhe mendoj se policia e shtetit në rasti që ju referoni ka bërë detyrën dhe vetëm detyrën.

Unë e kam thënë sa herë më është dhënë mundësia, askush të mos të guxojë të ngrejë dorë kundër Policisë së Shtetit, ligji është shumë i qartë dhe kushdo që do tentojë të ngrejë dorën kundër policisë së shtetit do përballet me ligjin. Në rastin në fjalë ka pasur një qasje dhunë ndaj Policisë së Shtetit dhe ndaj institucioneve.

Çfarë mund të thoni për marrëveshje me Emiratet e Bashkuara për ekstradimet?

Balla: Ne po punojmë për një gjë të tillë sepse kjo lidhet në mënyrë të qenësishme me qasjen tonë për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë. Nuk mund të pranojmë që persona që kanë hesape me drejtësinë shqiptare t’i fshihen asaj në vende me të cilat nuk kemi marrëveshje ekstradimi. Besoj e keni parë siç e kemi arritur me Marokun besoj do ja arrijmë me çdo vend një marrëveshje të tillë.

Si po shkojnë hetimet për dosjen e Martinajt?

Balla: Unë i qëndroj bashkë me drejtorin e përgjithshëm të gjitha angazhimeve publike që kemi marrë dhe të jeni të sigurt që policia e shtetit e bën detyrën e saj 24 orë çdo ditë edhe ndaj këtij angazhimi për ti shkuar në fund çdo çështje sikurse psh pjesë e analizës sonë sot me DVP Korçë do jenë edhe ngjarje të vjetra në Korçë ende të pazbuluara.

Si po ecin hetimet për shembjen e rrugës Korçë-Ersekë?

Balla: Edhe këtë çështje do e diskutojmë gjatë mbledhjes së sotme.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Botërori 2026: Sot Francë-Spanjë, Mbappe kundër Yamal për një vend në finale
  • FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  • Shkarkohet drejtoresha e Postës në Durrës, dyshohet se u vodhën 3 milionë euro
  • 13-vjeçarja medalje si shënuesja më e mirë në Europë e basketbollit shqiptar
  • Ndahet nga jeta ikona e humorit shqiptar, Todi Llupi

Komentet e Fundit

  1. Lala i Lushnjes on Ndahet nga jeta ikona e humorit shqiptar, Todi Llupi
  2. demo on FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  3. Një banor I Tiranës on FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  4. fshatari.pafshat on Protesta që sfidoi tubimet partiake, roli i shtresës së mesme dhe personave me ‘karrierë të konsoliduar’
  5. Shqiptar on ‘Protestuesit përfaqësojnë vlerat e BE, jo qeveria’, Strik: ‘Stop çdo aktivitet në zonat e mbrojtura, nuk funksionon si thotë Rama’

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?