Nga Emanuel Bajra
Rreziku më i madh për sistemin kapitalist dhe vlerat perëndimore e demokracinë vjen nga Rusia e Putinit. Këtë besoj që e kemi parasysh të gjithë – jo pse e them unë, por faktet në terren na konfirmojnë atë.
Nga rreziqet specifike dhe që në mënyrë klinike Putini po punon ditë e natë ta realizojë është prerja/këputja e kabllove të internetit që shtrihen në thellësi të oqeaneve e që e lidhin botën gjithandej.
I gjithë globi është i mbështjellur me 1.1 milion kilometra kabllo të internetit.
I gjithë sistemi bankar i realizon tranzaksionet e përditshme multi-trilionëshe nëpërmjet këtyre kabllove.
I gjithë sistemi komercial e tregtar global është i lidhur nëpërmjet këtyre kabllove.
95% e rrjetit të internetit dhe komunikimit global është i lidhur dhe funksionon në këtë infrastrukturë të rëndësishme.
Putin ka krijuar drejtori të posaçme brenda Kremlinit që merret me studimin, hulumtimet dhe përgatitjet e misionit për shkëputjen e rrjetit të komunikimit – kjo drejtori njihet sikur Drejtoria Kryesore për Monitorimin dhe Hulumtimin e Aktiviteteve Ndërujore.
Nëse Putin arrin t’i shkëpusë këto kablla, atëherë errësira informative dhe paniku e kaosi social, ekonomik dhe politik do të merrë hov gjithandej perëndimit.

Për t’i mbrojtur kabllot, Britania e Madhe ka futur në funksion shumë nëndetëse dhe frigata ushtarake mbi ujë, drona ndërujorë dhe patrullime të shpeshta nën dhe mbi ujë të fokusuara në Detin Verior në kufi me vendet skandinave si edhe Polin Verior. Ndërsa SHBA-të dhe Australia ndjekin aktivitetin e dy nëndetësve Ruse në Oqeanin Indian dhe Atlantik.
Një sulm efektiv nuklear mbi Ukrainën dhe krijimi i një kaosi dhe paniku në Evropë arrihet vetëm atëherë kur të shkëputen kabllot. Po u këputën kabllot, bizneset do të falimentojnë, struktura ekonomike e vendeve do të kolapsojë, rendi dhe ligji cenohet, kriminaliteti në rritje, plaçkitjet e vrasjet bëhen përditshmëri, mosdëgjueshmëria ndaj organeve të rendit, ligjit, drejtësisë e politikës bëhet normë e re, njerëzit çrregullohen dhe gjithë bëjnë për veti si duan vetë.
Informatat e rrejshme dhe gënjeshtrat e thashethemet dashakeqe hapen si pandemi. Shëndeti mental i njerëzve do afektohet. Këtë po planifikon Putin. Mos keni iluzione për këtë gjë.
Shpresojmë që të mos ndodhë. Por, po ndodhi, duhet të jemi të përgatitur për çdo eveniment. Riparimi i një kablloje nëndetare do të mund të zgjasë 1-6 javë. Kohë e mjaftueshme për ta kolapsuar sistemin bankar perëndimor, si dhe mëse e mjaftueshme për të krijuar anarki të pariparueshme në shoqëritë perëndimore.
Hapni sytë, mos u bëni cinikë!

Ti Manuel Bajra ke shtire fall qe po e planifikon Putini prerjen e kabllove te internetit, apo nje sulm berthamor mbi Ukrainen? Duke lexuar shkrime si ky yti duket se hajduti po bertet kapeni hajdutin. Duket se dikush deshiron te nxise per sulm berthamor mbi Ukraine ose mbi Rusi, dmth te zhduke njerezimin.
Kabllot nen ujore mbeten teknologji e vjeter, sot lidhjet me internet behen nga satelitet qe arrijne te komunikojne nga toka ne hene, mars deri ne diell dhe jasht sistemit tone diellor. Lereni panikun USA dhe bota e civilizuar jane 100 vjet para e 59 vjet anash kundrejt shteteve diktatoriale. Jetojme kohen e cmenduris se buznesit te armeve e naftes dhe kjo ngase grykesia eshte nderthur me politiken e drejtesin. Kohe kalimtare per sa kohe popujt flejne gjum.
Ca je tu thone o Emanuel? Kur e pe kete enderr te keqe qe te paska lene pa gjume?
neveri shkrime te tilla, ka rene piaca dhe e gazetes “dita”
Nje vemje e ndyre po meson Putinin ku te godase dhe si te godase per te atrofizuar trurin e botes dhe per te bllokuar gjithe ekonomine boterore.
O Bajra.Kjo qe ke shkruar ti eshte si ato barsaletat e Burgjeve.-Qafsha Ramazanin,,gjalle emrin nuk ja tregoj!
Amerika ka bere 80 perqind te luftrave ne Bote qe pas vitit 1945 dge ti Bertet Rusia si nje cope servil LGBT qe je. Amerika ebde eshte pushtuese e paligjshme ne Siri dhe Afganistan dhe ende ndihmon Izraelin ne Shtypjen e Pakestinezeve.Amerika eshte Diktature Homoseksuale fashiste feudale oligarkike e fshehur si Dhjerokraci por tani ju cirr Maska Ameriqise dhe Evgropes