Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHËNIM: Domosdoshmëria e një fshese morale pranë Kryeministrit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > SHËNIM: Domosdoshmëria e një fshese morale pranë Kryeministrit
AnalizaKomunitetKryesoreopinion

SHËNIM: Domosdoshmëria e një fshese morale pranë Kryeministrit

Published 25 Korrik, 2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Redaksionale DITA

Opinioni publik ka një perceptim në rritje për nivel të lartë korrupsioni në qeverisjen dhe në administratën e vendit.

Kjo situatë shkon ndesh me përpjekjet e kësaj mazhorance dhe në veçanti të kryeministrit Edi Rama, për të goditur korrupsionin nëpërmjet forcimit të kuadrit ligjor dhe ndërtimit të mekanizmave shtesë të kontrollit.

- Publicitet -

Ka qenë e pritshme dhe thuajse e pashmangshme që qeverisjet e mëparshme dhe qeverisja aktuale e zotit Rama të ekspozohej ndaj goditjeve të drejtësisë së re.

Në mënyrë paradoksale, perceptimin në rritje për shkallë të lartë korrupsioni, e ka ndihmuar vetë përpjekja e mazhorancës për t’i dhënë hapësirë hetimi dhe veprimi kësaj drejtësie.

Pra, nuk është, se më herët, nuk kemi patur korrupsion.

E vërteta është se më herët nuk kemi patur një shkallë të tillë të lartë, të mundësisë së veprimit të drejtësisë, pa shantazhe dhe presion politik.

Ky i fundit nuk mungon as sot, por as që krahasohet me kohën kur akte katastrofale korrupsioni si Gërdeci, apo krime monstruoze si 21 janari, mbylleshin në mënyrën më skandaloze dhe më ç’njerëzore të mundshme, duke prodhuar një mungesë ndëshkimi që është në themel të krizës politike dhe depresionit të sotëm të shoqërisë shqiptare.

Sigurisht, shqiptarët në shumicë, presin që mushkëritë e zgjeruara të drejtësisë së re, të pasohen edhe nga një zemër dhe mendje kurajoze e atyre që e kanë marrë përsipër këtë punë të vështirë.

E themi këtë pasi te prokurorët dhe gjykatësit e rinj, deri tani, ka munguar vullneti për të hetuar dhe ndëshkuar veç të tjerëve, edhe kryekriminelin politik të 30 viteve të fundit.

Ndërkohë që vitet ikin për të gjithë, Shqipëria rritet. Imazhi i saj në botë po ndryshon. Me apo pa korrupsion, ajo po ndryshon për mirë dhe në mënyrë radikale.

Ky realitet është padiskutim meritë e qeverisjeve të dekadës së fundit të kryesuara nga Edi Rama. Mundësitë e rritjes kanë qenë shumë më të mëdha. Ato janë penguar nga një mentalitet i vjedhjes së shtetit që vijon.

Autorë të gazetës DITA kanë vënë në dukje që në 2013 domosdoshmërinë e ndëshkimit të korrupsionit të mëparshëm për të mos vijuar një korrupsion i ri. Fatkeqësisht kjo nuk ndodhi.

Kohët e fundit në DITA kemi vënë në qendër të analizës politike domosdoshmërinë e një pastrimi moral të mazhorancës së sotme.

Në kushtet e një opozite të kriminalizuar dhe me probleme të rënda, të paprecedenta, në raportet ndërkombëtare, është detyrë e së majtës të rigjejë forcën për të prodhuar opozitën e munguar brenda vetes, dhe alternativat e qeverisjeve të ardhshme.

Shqiptarët duan që PS të vijojë të qeverisë vendin. Rezultatet e zgjedhjeve e konfirmojnë këtë mesazh, më qartë se çdo sondazh apo dosje hetimore.

Paralelisht drejtësia duhet inkurajuar dhe forcuar.

Kryeministri Edi Rama ka bërë distancë higjenike nga të akuzuarit dhe të arrestuarit e deritanishëm, por kjo nuk mjafton. Nëse ai dëshiron ta ketë të plotë dhe bindëse këtë distancë, duhet të veprojë përpara drejtësisë.

Nuk ka dyshime që zoti Rama e kupton edhe vetë se situata të tilla si arratisja e një zv.kryeministri, i cili nga personi që shfaqej krah tij, tashmë është një i arratisur në kërkim ndëkombëtar, janë absurde.

Ato janë gjithashtu të padenja dhe kosto e lartë për imazhin e qeverisë por edhe të gjithë vendit.

Mendojmë se një proces pastrimi brenda qeverisjes duhet të nisë dhe të kryhet, në kohën më urgjente dhe në mënyrën më transparente të mundshme.

Ky proces i domosdoshëm moral nuk mund të kufizohet në figura të dorës së dytë, apo në ministra të cilët publiku nuk u ka mësuar ende emrin.

Ai duhet të nisë nga njerëzit më të afërt të kryeministrit; ata, dhe veçanërisht ato, që drejtojnë ministritë që kanë fondet dhe dyshimet më të larta për korrupsion.

Siç e theksuam edhe më sipër, kjo fshesë morale do t’i bënte mirë, një Shqipërie, që më në fund, po rritet.

—–

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

K R 25 Korrik, 2023
Shpërndaje këtë artikull
Facebook TwitterEmail Printo
41 Komente
  • elmaz bufi thotë:
    26 Korrik, 2023 te 9:54 am

    Aman o Thano vetem Edvinin mos fshini se pastaj ndalet korrupsioni e nuk na lejne te pasurohemi se kemi grua..kalamaj e dashnore per te mbajtur…

    Përgjigjiuni
  • studenti thotë:
    26 Korrik, 2023 te 10:06 am

    Komedi! Zv/kryeministër, ministra, deputetë, drejtorë ..hajdutë dhe kryeministër – patriot e super korrekt!? Nuk qëndron logjikisht!!😉

    Përgjigjiuni
  • K R thotë:
    26 Korrik, 2023 te 10:17 am

    Sinqerisht shkrim me nje fryme shume te veçante realiste, qytetare, intelektuale, emancipuese, qe tregon se si mund dhe duhet dhene kontributi i atyre qe e duan vertete Shqiperine.

    Përgjigjiuni
  • Tahiri (jo ministri i suksesshem) thotë:
    26 Korrik, 2023 te 10:36 am

    Mentaliteti i gazetes DITA –
    Edi Rama te qeverise me Tahire, Ahmetaj etj zullumqare qe kur kapen ne faj te zevendesohen ne qeveri me Balle e Balluke e keta pastaj kur te kapen me te tjere…
    …kurse Edi Rama Timonieri i pa gabueshem mos tundet fare nga istikami i kryeministrit sepse nuk mba fare-fare pergjegjesi se zv. Kryeministri i lavderuar prej tij vjedh e fshihet apo ish ministri Brendeshem “ai me i suksesshmi” ben burg “per shperdorim detyre” ngaqe ishte ne bashkepunim me Habilajt (!)

    Përgjigjiuni
  • MINUSHE thotë:
    26 Korrik, 2023 te 11:09 am

    vertet shume fryme pozitive ky shkrim, se ngelem vetem duke share dhe mohuar gjithshka

    Përgjigjiuni
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha thotë:
    26 Korrik, 2023 te 11:13 am

    ‘….Shqiperie, qe me ne fund,po rritet !!???’

    ‘Pa vaditur,pa prashitur
    marshalla sa qenka rritur…!'(shprehje popullore per K….-organin mashkullor
    ———-
    Kush ka zhgarravitur keto rreshta
    me idhuj pa KRENA
    O eshte thjesht nje FEV ZI
    O shefat idjote-LEGENA!

    Vetem qen bastarde
    te races bastarde FEV ZI
    Ne nje vend pa shqiptare
    lehin:”…Rritet Shqiperi…”

    Ish Shqiperia tok e djegur
    30 vjet nga Neroni SALI
    Zagaret e disinformacionit
    ‘Rrisin’ penisin e EDvinit BOJAXHI!

    Ne cilin vend te Botes se trete
    Ku ka (pakeze) ‘parlamentare-DEMOKRACI’
    Propogandohet ‘rritja’ penisit ‘kryeministrit
    varrmihes 30 vjet ne krah te Neronit S A L I !?

    Kush jane keta krriminele,tru shpelare
    Zagare bastarde,kamikaze INFORMACIONI
    Ish Shqiperia 30 vjet ‘shprehje gjeografike’
    keta na thone sa i eshte rritur penisi nje ‘GJIN GJONI’!?

    Përgjigjiuni
  • eDRAMA, Il Re degli Ignoranti thotë:
    26 Korrik, 2023 te 11:35 am

    Vendi me demokratik Amerika e ka te sanksionuar me ligj- jo me shume se 8 vite (2 mandate) per Presidentin (qe eshte dhe kryeminister atje).
    Sepse pushteti pertej 8 viteve te konsumon, te ben bajat, te korrupton.
    Keshtu pra dhe ky Edi Rama qe ka nga 1998 ne pushtet si Minister Kulture, Kryetar Bashkie Tirane e prej 10 vitesh Kryeminister, pra 25 vite plot (me shume se ky vetem Enver Hoxha ka qene 40 vite).
    Ja pra pse e nderume gazeta Dita, ajo fshesa qe ju thoni nuk duhet te fshije diku prane kryeministrit, por duhet te fshije kryeministrin me se pari se si thote populli “Peshku qelbet nga koka”

    Përgjigjiuni
  • demo thotë:
    26 Korrik, 2023 te 11:38 am

    Sa bukur e ka thene Aleko Prodani:-Nuk do ti besh ti shoku minister 10 vjet burg per Partine?

    Përgjigjiuni
  • SPAK thotë:
    26 Korrik, 2023 te 12:12 pm

    Te thuash qe Edi Rama Il Re degli ignoranti, eshte nje shaka e hidhur! Ramen mund ta akuzosh por shume gjera po t’i thuash Injorant eshte nje turbullire mendore, per ate qe e thote! Injorante dhe primitive jane te gjithe antaret e PD!

    Përgjigjiuni
  • demo thotë:
    26 Korrik, 2023 te 1:37 pm

    Edi Rama nuk eshte Injorant ne te gjitha drejtimet.
    Edi Rama eshte nje BOJATISES SHUME I MIRE.PER KETE PUNE KA ARSIMIN E DUHUR,KA TALENTIN DHE KULTUREN .ESHTE ADAPT.Mund te ishte bere nje Pergjegjes Komunalje mjaft i dobishem per kryeqytetin.
    Por ne Detyren qe ka eshte krejt injorant.Eshte nje tape topi ne MakroEkonomi.,Kujton se Shteti mbahet vetem me Turizem.Ushtron diktatin e tij ne Politiken Ekonomike te nje Shteti Loder,.Xero Industri,Xero Bujqesi,Xero Prodhim,Xero Ushtri.Import te gjithckaje,Taxa te Larta,Rrofte Turizmi.
    Edhe sikur te ishte i ndershmi dunjase ky or SPAK,kaqol si ky nuk e ka bota.

    Përgjigjiuni
  • SPAK thotë:
    26 Korrik, 2023 te 1:53 pm

    vetem gjuha qe perdorni tregon shume qarte se kush jeni! Shqiptare te kohes te mesjetes,primitive! A do te edukohemi ne ndonjehere?

    Përgjigjiuni
  • studenti thotë:
    26 Korrik, 2023 te 3:12 pm

    Komedi! Zv/kryeministri, ministra, deputetë, kryetarë bashkie..- hajdutë!! Kryeministri – patriot dhe superkorrekt?! Logjikisht nuk qëndron në këmbë!!😉

    Ju lutem o redaksi botojeni komentin, se herën e parë e keni skualifikuar nuk e kuptoj përse..

    Përgjigjiuni
  • eDRAMA, Il Re degli Ignoranti thotë:
    26 Korrik, 2023 te 3:14 pm

    per ndonje qe akoma nuk bindet per idiotesite e injorancen e Rames
    Ka shume shembuj por mjafton vetem njeri si ilustrim – Arbitrazhi nderkombetar vendosi 110 milion Euro gjobe ndaj qeverise Rama per mbylljen e Agon-channel te F. Becchettit…
    dhe Edi Rama kete gjobe individuale ja poston Buxhetit te rrenuar te Shtetit !

    Përgjigjiuni
  • mali thotë:
    26 Korrik, 2023 te 5:21 pm

    Kush ka interes qe Edi Rama qe nuk prek, anasjeltas me denoncime ne gjykate Berishen?Vetem degjojme bla-bla nga Berisha ,veprime konkrete denoncime e documenta ne gjykate eshte zero.Vetem nje popull me penallti ne tru u beson kesaj politike te dy mashtrueseve kur kane 30 vjet qe vetem po pasurohen.

    Përgjigjiuni
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha thotë:
    26 Korrik, 2023 te 5:26 pm

    QI o bojaxhi QI..’kokpalaret’ barkun bosh ,bageti pa tagji….

    Mire thoshin te vjetrit
    ‘injoranca s’ka BRIRË..!’
    Por ky mender informacion
    eshte komplet Byth-QIRË!

    Kandili i PS-Parise Surrelit
    ka ngelur pa pike VAJ
    Zagaret e disinformacionit:
    ‘Do analizojne ’14 MAJ!?’

    Edhe gAmoret e PeQInit
    tere zagaret bastarde FEV ZI
    E dine, se ato ‘zgjedhje’
    i fitoi ,i vetem,SS-Serbi SALI!

    Kush ka bere shkolle fillore
    para vitit NËNTDHJETË
    e di:Se me 500 mije kamikaze
    SS-Serbi Sali hedh shurren PËRPJETË!

    Tere kallkusuri ne ’14 Maj’
    ambasadore,misionere e GOMARE
    Bashke me kreret ‘socialSSaliste’
    i ndoqen vetem 700 mije ‘KOKPALARE’!

    ‘Ambasador’,Misioner’ krere te antishtetit
    perfshi ju mender ODHIR-OSBE!
    Pse nuk flasni per 60 perqin shqiptare qe s’votojne
    Apo ini 30 vjet deri ne gryke ne Mut-HALE!

    Përgjigjiuni
  • Rob Kore thotë:
    26 Korrik, 2023 te 5:59 pm

    Gjithmone kam thene, do zoti nuk do vije ajo dite qe të themi, ishim mire me Edi Ramen.

    Ja se si kerkon Amerika e sotme të na caktoje nje drejtues në Shqiperi.

    Adriatiku në interviste.
    Vjen(amerikani) të thote:
    Pershendetje i dashur Adriatik, siç kaluat?
    -Mire
    -Si shkojne angazhimet?
    -Shume mire.
    -Ne kemi menduar qe ju mund te perfshiheni në kete program qe ka kete permbajtje .
    -Të vene perpara nje leter, i cili ka nje paragraf ku thuhet qe 1,2,3,4,5 dhe ti i thua ke deshire të shkosh apo nuk ke deshire të shkosh.

    Kjo ishte tekstualisht menyra se si e tregon Adri se si ai shkoi në DASH.

    Nqse kjo quhet demokraci, atehere toka eshte e sheshte dhe qendron mbi 4 elefante.
    Koço Tashko takoi në rruge enverin dhe i tha,
    Hajde bre Verkë, do vish të formojme partine se na duhet dhe nje musliman në mbledhje.

    PS: Si konkluzion, premtimi i James Baker u be realitet, Amerika na mesoi peshkimin dhe do na caktoje çdo 8-10 vjet mekembesit e saj, si puna e Adrit.
    Rrofte demokracia, rrofshin zgjedhjet e lira, si vullnet i popullit.

    Përgjigjiuni
  • Eni thotë:
    26 Korrik, 2023 te 6:00 pm

    Nese vertet do duan te bejne drejtesi, SPAK ashtu si filloj me Benin, tu bëj politikanëve kontroll pasurie. Nuk më intereson a shkojnë në burg, dua të kthejnë cfarë kanë vjedhur. SPAK të vazhdoj me te gjithe politikanet. Dhe kushdo qofte qe ka pas nje poste ne administratë! Ti konfiskoj cdo pasuri te vene ne menyre te paligjshme! Pastaj punen e burgut, ta mendojnë

    Përgjigjiuni
  • Peja thotë:
    26 Korrik, 2023 te 6:01 pm

    DITA në Kosovë keni një avokat që quhet Besnik Berisha. Ne emision te Berat Buzhala, ky tha; kam hyre milioner ne profesionin e avokatit dhe milioner do te dal! Në nje vend ku rroga mesatare eshte, ta themi 350 euro (qofte edhe 600 euro ne muaj).
    Nuk njoh avokat ne Gjermani qe fiton 1 milione euro si ky – (ku rroga mesatare eshte 4500 deri ne 6400 euro ne muaj) Plus po fyen prokurorin e shtetit, plus paska arme, edhe qenka pronar i nje medie. Dhe shteti po ja lejon me dhene këto deklarata? Po shkon prej studios ne studio, po e le pershtypjen e kauboit.
    Qe qysh eshte kapur shteti nga matrapazet si tek ju në Shqipëri, ashtu edhe tek ne, në Kosovë. Ky kurrë nuk mundet me qene avokat i nje shteti ligjor.

    Përgjigjiuni
  • Rajubi thotë:
    26 Korrik, 2023 te 6:05 pm

    Te lumte dora o Dita
    Me vjen turp nga vetja ime që të kam ty ish-kryeministër të vendit tim Sali Berisha. Kur të dëgjoj ty zoti Berisha kur flet në Kuvendin Popullor, kur flet në mbledhjet e bandes tende, kur flet nëpër mitingje, kur flet kur vijnë të huaj në Shqipëri, me vjen shumë turp për ty.

    Përse e them këtë? E them se jam i detyruar nga veprimet e tua të papërgjegjshme. Po i rendis me fakte përse më vjen turp nga ty; Kur thua se jam i sinqertë, për mua je njeriu me i pasinqertë në ato që thua, bile sa herë e thua dhe e përmend sinqeritetin tënd duhet me të pasur frikën se mbas kësaj fjale do të presësh trillimet e tua.

    Kur thua se jam i ndershëm,për mua je njeriu me i pandershëm që ka njohur ky vend. Mënyra se si e more ne dhjetor 90 PD-në është ana me e errët dhe më e pandershme e karrierës tënde. Të gjitha zgjedhjet që janë nën drejtimin tënd janë zgjedhjet më të pandershme e më të kontestuara që janë bërë, sepse ti asnjëherë nuk i fiton zgjedhjet po nuk i vodhe po nuk i manipulove e sidomos zgjedhjet e fundit i vunë kapak fundit tend politik.

    Kur thua se je tolerant, për mua je njeriu me agresiv që ka njohur ky vend,asnjëherë ti nuk e ke pranuar rezultatin kur ke dështuar, sepse ti realisht asnjë palë zgjedhje nuk ke fituar,por edhe kur ke bërë opozitën e ke bërë opozitën më të egër ,me destruktive duke bllokuar çdo gjë e duke mos bërë asnjëherë kompromise, bile tentove të marrësh pushtetin me dhune siç bëre me grushtin e shtetit në vitin 1998.

    Kur thua se jam i hapur,për mua je njeriu më shumë i këtij vendi që përdor kulisat, prapaskenat, hilet, dredhitë, për të mbytur çdo konkurrencë, debat konstruktiv,apo çdo zë që të kundërshton e nuk është dakord me veprimet e tua.

    Ku i ke shokët e tu që nga viti 1990? Shikoj se nuk ke me asnjë,sepse ose i ke larguar,ose i ke denigruar,i ke poshtëruar ose janë larguar se nuk kanë duruar ligësitë e tua,e kultin tënd të individit. Për të mos përmendur të vdekurit. Kur thua se jam për shtet ligjor, për mua je njeriu me antiligjor që ka njohur ky vend, ti nuk njeh përveç sundimit tënd asnjë organ shtetëror, je i vetmi kryeministër në botë i rrëzuar disa herë nga Gjykata Kushtetuese e vendit tënd.

    Kur thua se jeni trim me vjen për të qeshur, se je njeriu me frikacak që ka ky vend. A të kujtohet 1997 kur u fërkoja shpatullat opozitës u bëre urë e atyre e ju premtoje se do të bëje çfarë të donin ato , e këtë ti e bëje vetëm nga frika e paniku që të kishte kapur . Që thua që je trim të shohim kur del nga strofkulla e del nëpër vizita e mitingje të shoqëron e gjithë banda jote e vihet në gatishmëri numër 1 për të të ruajtur ty nga frika që ke prej njerëzve që mashtron përditë. Të ruajnë nga populli yt që sipas teje të do shumë .

    Ti thashë këto për të të thënë e kujtuar se përsëri më vjen turp shumë turp që ti je ish-kryeministër i vendit tim.

    Përgjigjiuni
  • Vlora 97 thotë:
    26 Korrik, 2023 te 6:06 pm

    Heshtja për shumë gjëra e bën politikën të errët. Po dëgjojmë në TV gënjeshtra që nuk i mban asnjë kandar e asnjë mendje normale. Ajo që pyes shpesh është: Si është e mundur që një pozitë bëhet kaq e “guximshme”, të luaj me standardet e lirisë së një vendi?! Dhe pikërisht e bën këtë kur është më e dobët se asnjëherë? Nuk eshte e majta kjo qeverisje, nuk eshte e djathte kjo opozite. Po zgjedhim te keqen me te vogel. Per sa kohe?

    Përgjigjiuni
  • Biometri thotë:
    26 Korrik, 2023 te 6:07 pm

    Ja keshtu duhet te shkruajne ata analista qe ju dhemb Shqiperia.
    Lexuam intervisten e drejtorit te shkarkuar te kanalit syri. E di ky zoteri qe kanali qe ka punuar eshte bere me pare gjaku? Të tronditin pamjet e Gërdecit. Ata njerëz që vrapojnë të tmerruar buzë rrugës, të trembin..! Tek rishikoj ato pamje në TV me miqtë, më bëhet aq i qartë sa s’bëhet mjerimi i vendit tim. Mjerimi i mjeranëve të institucioneve si qeveri, gjykatë, prokurori, polici, ushtri, SHISH etj. A mund t’ia lejojmë vetes që të harrojmë dhe Gërdecin? A mund t’ia lejojmë vetes këtë luks? Asnjëri nga ne nuk duhet ta harrojë Gërdecin! Është turp!

    Përgjigjiuni
  • Fieraku thotë:
    26 Korrik, 2023 te 6:07 pm

    Nuk mund të zgjidhen problemet në rrugë demokratike, kur mungon demokracia. Tek ne ne te shkuaren, pakica është bërë shumicë me vjedhjen e votave. Ky veprim nuk është demokraci por anarshi. Në Shqipëri sundon dhuna e kartonit të vjedhur. Parlamenti është uzurpuar nga servilet e kryetareve. Demokraci me hajdutë nuk mund të bëhet. Populli nuk është sy lesh që ta hajë sapunin për djathë.

    Përgjigjiuni
  • Rebus thotë:
    26 Korrik, 2023 te 7:05 pm

    Kur shkruan DITA per korrupsionin ne qeveri dhe lavderon Edi Ramen qe I ka zgjedhur vete ministrat e korruptuar,kjo do te thote se DITA shkruan sa per te tallur menderen!
    Koke e korrupsionit ne Shqiperi eshte vete Edi Rama,se ai ua ka mbyllur gojen QYTETAREVE QE JANE VIKTIMAT E VETME TE KORRUPSIONIT!

    Përgjigjiuni
  • intelektuali thotë:
    26 Korrik, 2023 te 8:27 pm

    SERVILIZMI I GAZETES DITA NDAJ GANGSTERIT ENVERIST, EDI RAMA QE NUK KA LENE GJE PA BERE DHE NE FUND KORRUPTOI EDHE FBI DUKE I FALUR FUSHA NAFTE E BEN KETE GAZETE BASHKEFAJTORE NE HAJNINE DHE KORRUPSIONIN MAKABER ANTIKOMBETAR QE KA KAPLUAR VATANIN

    Edi Rames i u arratis zv. kryeministri Arben Ahmetaj dhe gazeta DITA vazhdon te justifikoje Edi Ramen qe firmosi brenda dites te gjitha aktet ligjore per inceneratoret e hajnise antikombetare dhe qe pergjigjet njesoj si Enveri do kohe me pare: “Te gjitha te ligat i ka bere Mehmeti se une per vete s’di gje”, Edi Rames nuk i ka mbetur kurgje tjeter vecse te nxjerri penisin si ne foton ne Nice te Frances dhe t’u thote shqyptareve: “Lehni sa te doni se karvani im me leka shkon perpara” prandaj intelektuali ju thote o gazeta DITA:

    TA MBANI ME SHNET EDI RAMEN, CUNIN E KRISTAQIT, KILLERIT TE ENVERIT O GAZETA DITA SE S’KENI PARE GJE AKOMA!

    Përgjigjiuni
  • Sos thotë:
    26 Korrik, 2023 te 10:13 pm

    DHEMBJE TURP EDHE MJERIM
    PER KTE BREZ TE PERCUDNUAR
    QE SHKON JETEN NE KLLAPI
    SHTETIT LIDHUR KEMBE E DUAR

    LIGJIT QE VETEN MOHON
    NEN THUNDREN E MALIQIT
    BABEZIA E SHKERMOQI
    ME REVAN VRAPON DREJT HICIT

    SE SI ERDH KJO DITE KJO KOHE
    DJERE PA ZOT TOKE E SHQIPETAREVE
    LAKURIQ MBETUR VATANI
    UJE BERE GJAKU I TE PAREVE

    DY BAJLOZ PO BEJNE KERDINE
    NJE I KUQ E TJETRI BLU
    NESE FATI NUK VE DORE
    HASMI RRENJE DO HEDH KETU

    Përgjigjiuni
  • demo thotë:
    26 Korrik, 2023 te 10:24 pm

    Jallah,o Baba Kamberi nga Pagri e Madhe
    Kjo Teqe e Priskes mbushur me koshadhe

    Përgjigjiuni
  • Sul Koburja thotë:
    27 Korrik, 2023 te 2:39 am

    RTSH,korrupsioni ndihej ne rrenien totale.Futini ne burg keta plehra qe kane bere palle me leket e shqiptareve.Pano Xhixhon e gjithe horrat e tjere.

    Përgjigjiuni
  • Poshte servilet e qeverise! thotë:
    27 Korrik, 2023 te 6:39 am

    Nuk duhet fshese morale,por SHPORRJE PENALE,ku I pari ,qe duhet te dale ne bangon e te akuzuareve te medhenj te jete ANTISHQIPTARI ME I MADH I KOMBIT SHQIPTAR,MBROJTESI I KRIMEVE TE SALI BERISHES EDI RAMA!

    Përgjigjiuni
  • Feniks thotë:
    27 Korrik, 2023 te 2:50 pm

    O njerez te mjere!
    Vertet kujtoni se keta bandite te ushqyer e mbajtur brenda Bllokut te Byrose Politike si Sali Berisha apo me keq Edi Rama jane njerezit qe do ndertonin KAPITALIZMIN ne Shqiperi?
    A nuk ju eshte mbushur mendja pas 33 vjeteve se keta ishin dhe jane me ANTISHQIPTARET ne vend se kane SUNDUAR EGERSISHT SI PUSHTUES?
    Vertet mendoni se ketu paskemi shume antikomuniste?
    Jo,more jo!
    Ne Shqiperi prej 33 vjetesh kam njohur vetem 3 antikomuniste:
    1-Daut Gumeni.
    2-Lea Ypi.
    3- UNE-Feniksi!
    Te gjitheve atyre qe e mbajne veten si antikomuniste ju rekomandoj t’u drejtohen 2 gjerave per te verifikuar veten se kane qene dhe jane ANTISHQIPTARE!
    1-Lexoni librin filozofik te Lea Ypit ,qe te mesoni se cfare duhet te bluaje ne trute e tij nje antikomunist!
    2-Shkoni nje here ne SHBA ku do shihni dhe ndjeni realisht se si funksionon atje demokracia dhe shteti ligjor,se si pushteti vendor u sherben te gjithe qytetareve pa dallim kudo ku banojne,se si kudo ku banojne njerezit…KA ZHVILLIM!
    Ju rekomandoj qe te shkoni ne Michigan ku te gjitha keto qe shtroj para jush t’i gjeni atje te zbatuara ne jete!
    Ne Michigan do njihni punedhenes qe nuk I punesojne punonjesit vete,me preferenca partiake,te seksit femer,te bukura,militants partiake dhe servile,sic vepron ketu Edi Rama!
    Atje punedhenesit nuk bejne vete vleresimin e punes se cdo punonjesi,se la aq transparence sa votojne cdo muaj mijra punonjes per secili prej tyre ku evidentohen te dalluarit,pa ju servilosur shefit etj!
    Atje do shihni se edhe ne nje kompani me mbi 6500 punonjes,kafet,kakaot,piet freskuese etj jane cdo dite falas,as here ju pihet!
    Se atje ka brenda nderteses fushe basketbolli,pajisje aerobie,aparate te lojrave te detit etj!
    Ne restorantin e kompanise prej 1 mije vendesh,diten e enjte,kompania u jep te 6500 punonjsve nga nje pice falas! etj
    Nje nga korporatat me te medha ne bote te prodhimit te automjeteve luksoze,we pas COVID 19 nuk I detyron punonjesit te vijne dhe ikin brenda 8 orareshit kur kane nevoja familjare,mjafton te kryejne detyrat ditore! etj
    Kam konstatuar edhe qindra fakte te tilla nga realiteti I jetes ne Michigan,qe ne se media shqiptare do t’ua tregoje shqiptare,jam I sigurte se ata qe e mbajne veten apo propagandojne komunizmin dhe antikomunizmin,do t’u duket vetja si DON KISHOTI I MANCES ,qe luftojne me mullinjte e eres!

    Përgjigjiuni
  • ¿? thotë:
    27 Korrik, 2023 te 4:29 pm

    Or ti Feniks-o, une nuk e di a je po ai Pordhiksi i meparshem, po me dhjeve gazit kur Lea Ypin ma bone antikomuniste…. Ajo mund te vije nga nje familje e persekutuar ne Shqiperi, por trute i ka mush me Marks e me plehna te tjera. Ik e mo na ça bythen se antikomunizmi me llafe nuk i duhet as dreqit.

    Përgjigjiuni
  • Feniks thotë:
    27 Korrik, 2023 te 5:04 pm

    O idiot ,we e je ne dyshim veten tende me 2 pikpyetje njeren drejt dhe tjetren mbrapsht!
    Po si mund te gjykoje nje idiot si ty,nje filozofe si Lea Ypi?
    Po Marksi studiohet ne te gjithe universitetet e botes,o dry me pre she na dole ti qe te vleresosh njerezit e ditur!
    Meso shkrim e kendim si fillim,pastaj jep mendime,te pakten te nivelit te puntoret te komunales!
    Na trego nje antikomunist tjeter qe njeh dhe thuaj cfare ka bere!
    Se kush jam une,nuk te duhet ty,por lexuesit do gjykojne MENDIMET qe shfaq e jo biografine time,qe e kam mijra here me te mire nga idiotet si ty!
    Yyyyy,plehre!

    Përgjigjiuni
  • Cuni i Vuk Karaxhicit , Dobicit nga VICIDOLI thotë:
    27 Korrik, 2023 te 5:10 pm

    O burra op derra te risjellim Saline , gjakun e ri ne pushtet se kesaj radhe do te na beje te hame me luge te florinjte

    Përgjigjiuni
  • ¿? thotë:
    27 Korrik, 2023 te 5:37 pm

    Pordhikso, degjo ketu dhe hapi veshet mire: Marksin e studiojne per te kuptuar se si nje hajvan mori ne qafe boten qe hajvanlliku i tij te mos perseritet me. “Antikomunistet” si puna jote dhe e Lea Ypit thone qe Marksi eshte gjeni dhe te gjitha gjerat i ka mire, ata idiotet qe e zbatuan, e zbatuan gabim. I pafsg hajrin Marksit o “antikomunisti” pe leshi Pordhiks, merr edhe Leushken te tepjerdhe ne vesh dhe cojeni boten perpara me flamurin e Marksit ne bithe. A more vesh, o lesh?

    PS. Se cfare kam mesuar une, di une dhe kam bere une, nuk mund ta gjykosh ti o llafollog koti.

    Përgjigjiuni
  • Dudumii thotë:
    28 Korrik, 2023 te 4:50 am

    Hapi i pare drejt demokracise transparente eshte doreheqja e Rames nga kryetar i PS. Dikush tjeter duhet te jete alternative. Nqs Rama s’ka konkurrent, dmth Ka punuar me taktiken e tokes se djegur. Dhe kjo con ne falliment politik. Me beri pershtypje qe sapo i zgjodh Balla minister rendi, Rama postoi ne fejsbuk police qe u shperndanin uje turisteve ne Rinas se ishte vape. Kjo sipas Rames eshte bukur per gazetat e medha angleze. Pertej qesharakes, qe Rama e quan mikpritje, nuk di ndonje rast ne bote qe policet kane edhe kete detyre. Ajo qe ra ne sy menjehere eshte se ministri i ri as kishte hyre akoma ne dere, kryeministri postonte Police ambulante duke shperndare shishe plastike uji.

    Përgjigjiuni
  • Redon Bardhi thotë:
    29 Korrik, 2023 te 9:23 am

    Arrestato il Duce cade la dittatura
    di Ezio Mauro
    Il 25 luglio 1943, dopo la sfiducia del Gran Consiglio, Mussolini chiede di incontrare Vittorio Emanuele III. Il sovrano lo licenzia, viene caricato su un’ambulanza e portato via. Badoglio è il nuovo primo ministro
    Shiko:
    https://www.repubblica.it/cultura/2023/07/24/news/ezio_mauro_cronache_caduta_fascismo_80_anni_arresto_duce_anniversario-408846048/

    Përgjigjiuni
  • Llaf Dibre thotë:
    30 Korrik, 2023 te 6:09 pm

    Me pelqeu metafora “distance higjenike” per faktin se nuk ka ndodhur ne keto 30 vite nga lideret qe po mbajne peng tranzicionin. Por “distanca higjenike” nuk dote thote imunitet nga semundja pandemike 30 vjeçare e hajnise te kesaj klase poltike tranzicioni. Kesisoj, ne kete “distance higjenike” te Kryeministrit shoh thjeshte nje maske, mu si ato kunder kovidit, por kjo s’do te thote që ai që mban maske nuk e ka virus ne trup….

    Përgjigjiuni
  • Fshatari Pafshat thotë:
    31 Korrik, 2023 te 3:38 pm

    A ndahen te vdekurit nga te gjallet vetem e vetem nga gardhet qe rrethojne varrezat? Jo. Po pse?
    Sepse korupsioni eshte lubrifikanti i kapitalizmit. Perndryshe, e kam shkruajtur edhe here tjeter, kapitalizmi pa korupsion eshte baraz me komunizem. Prandaj: derisa te piqen kushtet objektive dhe subjektive kete avaz do te kemi: ngopuni me luge zbrazur, sakaq, te pasurit vuajne nen peshen e rende te thaseve me para pakufi.
    Morali: mos e vrit babane, as gjyshin e vellane, aq me keq motren e mamane. Mbroje komshine se edhe ai ta mbron shtepine… E hoqem bishtin, e pastaj futem gishtin!!!!

    Përgjigjiuni
  • Smokthina thotë:
    1 Gusht, 2023 te 8:09 am

    Shokë! Edhe lëpirja, si çdo gjë tjetër, ka kufi. Ç’i kini këto shkrime të turpshme? Këtu muti ua ka martë shalët qeverisë e partisë, e ju flisni për fshesë morale?!! O derra, ç’i dini njerëzit?

    Përgjigjiuni
  • Zina Sallaksja byçë vogla thotë:
    8 Gusht, 2023 te 3:14 am

    Rajub,nuk i heq as nje presje shkrimit tend! Madje une e quaj KRIMINEL Saliun. Njeriu me i ndyre e ka nxjere Shqiperia! Por dhe qeveria e PS ka sh korupsjon

    Përgjigjiuni
  • Andis thotë:
    14 Gusht, 2023 te 5:33 am

    Ne qofte se ka ndonje media qe nuk e permend emrin e Edi Rames cdo dite te vitit ajo media duhet te jete e shkalluar.

    Përgjigjiuni
  • LEON thotë:
    14 Gusht, 2023 te 11:07 am

    Pse me fshese me furce prane kryeministrit yve te gazetes,.Pse kaq delikate yve me nje cope hajdut?
    Pse i thoni derrit daje yve?
    Pse nuk e beni si Albini Kosoves qe i ra me dere kokes,,Ja mbylli deren mu ne surrat palacos?
    Ja si e presin Bashkeatdhetaret ne Maqedhoni Perfaqesuesin e gjithe Kombit shqiptar,Albin Kurtin.
    Deren kokes Albin!

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • Rama: Duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë/Synimi ynë është bashkimi Euroatlantik
  • Udhëhoqi sulmin terrorist në Banjskë, qeveria serbe mohon se Radoiçiç ndodhet në spitalin e Beogradit
  • Babain ia vranë, vetë u plagos/ Kush është Gjin Guri i dënuar për kanosje dhe armëmbajtje pa leje
  • Zjarri në pyllin e Pishporo përhapet me shpejtësi, pritet ndërhyrja nga ajri
  • Atentat në Dukagjin, vritet babai, plagoset rëndë i biri (EMRAT)

Komentet e Fundit

  1. fery në Dy kryeministra të BP kërkuan “Republikën e KFOR” në Kosovë? Ka qenë Rama në bisedën me dyer të mbyllura, apo gazetarja serbe spekulon?
  2. intelektuali në SHËNIM: Bejleri i Progonatit, Goxhaj i UÇK-së dhe Censusi i Qeverisë (kur fleta e censusit të më vijë tek dera)
  3. Aldrin në SHËNIM: Bejleri i Progonatit, Goxhaj i UÇK-së dhe Censusi i Qeverisë (kur fleta e censusit të më vijë tek dera)
  4. Aldrin në SHËNIM: Bejleri i Progonatit, Goxhaj i UÇK-së dhe Censusi i Qeverisë (kur fleta e censusit të më vijë tek dera)
  5. Fjale me vend në SHËNIM: Bejleri i Progonatit, Goxhaj i UÇK-së dhe Censusi i Qeverisë (kur fleta e censusit të më vijë tek dera)
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?