Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nga Ukraina në Kosovë, ish-sekretari i NATO flet për rrezikun e ndikimit rus në Ballkan
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Nga Ukraina në Kosovë, ish-sekretari i NATO flet për rrezikun e ndikimit rus në Ballkan
KosovëLajmi i fundit

Nga Ukraina në Kosovë, ish-sekretari i NATO flet për rrezikun e ndikimit rus në Ballkan

Published: June 16, 2024
Shpërndaje

Sekretari i Mbrojtjes në Britaninë e Madhe gjatë luftës në Kosovë, George Robertson ka thënë se aktualisht sfida më e madhe e sigurisë me të cilën përballet bota është mposhtja e presidentit rus, Vladimir Putin.

Për The Geopost, Robertson theksoi se fitorja e Ukrainës është jetike për ndaljen e ndikimit rus në Ballkan dhe më gjerë. Në të kundërtën, shton ai, Rusia do të shkojë edhe “më larg”.

Derisa thotë se Rusia po kërkon të zgjerojë ndikimin e saj, në të gjithë botën e në veçanti në Ballkanin Perëndimor, ai shprehet optimist për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, e veçanërisht Kosovën, për të cilën shton se edhe merakoset.

- Publicitet -

Intervista e plotë:

25 vite pasi ishit Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, cilat janë sfidat me të cilat përballet NATO sot?

Lord Robertson: Në samitin e Uashingtonit, në krye të axhendës do të jetë Ukraina. Duhet ta mposhtim Vladimir Putinin. Ukraina duhet të mbijetojë dhe të fitojë në këtë konflikt dhe asgjë nuk ka më shumë rëndësi se kaq.

Është jashtëzakonisht e rëndësishme për të gjithë botën dhe veçanërisht botën perëndimore që Ukraina të mbijetojë si një vend dhe t’i rezistojë dhe zmbrapsë ata që e kanë pushtuar atë në mënyrë të paligjshme dhe pa provokime fare.

Ju thatë (në konferencë) se sfida më e madhe është ndikimi rus në Ballkan, si e shihni problemin e ndikimit rus, veçanërisht në Serbi?

Lord Robertson: Nuk ka dyshim se Rusia po kërkon të zgjerojë ndikimin e saj, jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por në fakt në të gjithë botën dhe veçanërisht në Evropën Perëndimore. Por Ballkani Perëndimor është pjesë e territorit që ata (ruset) do të donin të dominonin. Prandaj, ata janë të përfshirë në përçarje, në sabotim ekonomik, ata janë të përfshirë në sulme kibernetike, sepse kjo është mënyra në të cilën ata veprojnë, dhe ata, nëse fitojnë në Ukrainë, do të bëjnë shumë më tepër në të ardhmen. Pra, njerëzit duhet të jenë shumë të kujdesshëm në këtë rajon për atë që Rusia do të bëjë përfundimisht, veçanërisht nëse fitojnë në Ukrainë.

NATO i dha Kosovës lirinë e saj, sot, 25 vjet më pas, si e shihni Kosovën dhe të ardhmen e saj?

Lord Robertson: Ne i dhamë Kosovës lirinë e saj. E çliruam nga dhuna që po bëhej ndaj saj, por nuk i dhamë asaj të ardhmen e vet, e ardhmja e saj është në duart e njerëzve si ju, të popullatës së Kosovës në tërësi, dhe ata duhet të sigurohen që të ndërtojnë mbi këtë.

Ju e dini se fëmijët që ishin të vegjël në kohën e çlirimit 25 vjet më parë, tani do të jenë vetë prindër dhe gjyshër dhe prandaj ne dhe ju duhet të shohim shumë se çfarë duhet bërë për të krijuar një komunitet të begatë ku ka një unitet midis të gjitha vendeve të ndryshme në Ballkanin Perëndimor. E dini, Madeleine Albright u pyet një herë nëse ishte pesimiste apo optimiste dhe ajo u përgjigj, unë jam një optimiste që merakoset. Kështu që unë jam optimist për Ballkanin Perëndimor dhe veçanërisht për Kosovën, por merakosem gjithashtu.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Ppsh says:
    June 16, 2024 at 5:10 pm

    Asnje shans humbje te rusise ne ukraine
    Nqs jeni vertete realist mundeni qe te hakmerreni ne ballkan por duke pare sesi futet gjeorgjine dhe ukrainen ne nato vetem me llafe nuk habitem qe te mundeni edhe ne ballkan

    Reply
  • demo says:
    June 17, 2024 at 1:15 am

    Ty te dhente Zoti Ymer Lordi Robertson.Kosova eshte zjarr.Vetem armatoseni Kosoven se di te mbrohet vete.
    Kosova nuk eshte Edi Rama,qe ja fut vrapit tek Rogneri me corrape te kuqe dhe as mbrojtesi Hysaj qe ul koken mos e vrasi topi llastikut.
    associacione s`ka.

    Reply
  • Arben Tashko says:
    June 17, 2024 at 1:57 am

    ………………………………………………
    Kosova po armatoset,
    Serbia po armatoset,
    Te gjithe po armatosen
    dhe gjendja vetem do keqesohet
    dhe pasojat e nje lufte te
    mundeshme do shtohen.
    ………………………………………………..

    Ne qofte se vendet e Ballkanit Perendimor
    nuk duan te krijojne nje treg te perbashket
    e te zhvillojne ekonomite e tyre, por te
    “izolohen nga bota”, nuk ja ka fajin askush
    dhe duhet te rrethohen me “mur kinez” dhe
    te gezojne sovranitetin e plote ne “kete qymez”

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “E keni kokën e mbushur plot me gënjeshtra”, Rama përplaset me gazetaren nga Rumania
  • MPJ e Iranit këshillon Ramën “të qetësohet”: Trego respekt për popullin tënd, mos na përdor ne si kokë turku
  • Zbardhet zhdukja e 34-vjeçarit në Tiranë, u mor peng dhe dyshohet se është ekzekutuar
  • GJKKO dënon me 2 vite e 4 muaj burg bashkëpunëtorin e drejtësisë
  • Telat me gjemba rrethojnë edhe Baks-Rrjollin në Velipojë

Komentet e Fundit

  1. Detari on Shqipëria e bukur është në shesh
  2. TRENI on Shqipëria e bukur është në shesh
  3. Drini on Telat me gjemba rrethojnë edhe Baks-Rrjollin në Velipojë
  4. protestuesi on Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij
  5. Leu aka k*r me zyle on Shqipëria e bukur është në shesh

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?