Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHËNIM: “Një gazetar që shpërdor zanatin, ndjesë prokurorit, unë do ta pushkatoja…”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kendi i Kryeredaktorit > SHËNIM: “Një gazetar që shpërdor zanatin, ndjesë prokurorit, unë do ta pushkatoja…”
Kendi i Kryeredaktorit

SHËNIM: “Një gazetar që shpërdor zanatin, ndjesë prokurorit, unë do ta pushkatoja…”

Published: October 20, 2023
Shpërndaje

Shënim i Kryeredaktorit

Deri diku nga 2014 ka patur tre-katër burra të medias që kanë qenë si ishuj të vegjël lirie. Sot nuk janë më. Ndonjë nuk është më as në jetë. Liria ishte shkaku pse ata nuk kanë qenë të kamur në atë masë që meriton statusi i tyre social. Të tjerë, ama, që gjithashtu i drejtohen rregullisht nga ‘ballkonet’ e medias opinionit publik në Shqipëri, janë majmur mirë.

Lista e rrogave e rrjedhur ditët e fundit në publik, e dëshmon këtë.

- Publicitet -

Kjo historia e kamjes së disave në komunitetin e medias dhe skamjes si haraç për ata që zgjedhin lirinë të kujton historinë e Senekës.

Filozofët e dikurshëm kanë qenë ose mësues shkolle që fitonin aq sa për të jetuar ose bufonë që mbaheshin me rrogë nga pasanikët qejflij. Disa madje, ishin edhe skllevër. Se ç’dilte prej tyre kur “u shkonin punët mirë” këtë na e tregon pikërisht shembulli i zotit Seneka.

Ky stoik që predikonte virtytin dhe përkorjen ishte kryeintriganti i oborrit të Neronit (në oborrin e Neronit nuk mund të bëhej pa servilizëm).  Ai kishte shkëputur nga Neroni dhurata në të holla, prona, kopshte, dhe ndonëse predikonte varfërinë e Llazarit të ungjillit, në të vërtetë ishte si pasaniku i së njëjtës parabolë.

Vetëm kur Neroni u mat ta zinte për gryke, ai iu lut perandorit që t’ia merrte përsëri të gjitha dhuratat, sepse atij i mjaftonte… filozofia.

Në të vërtetë kanë qenë në çdo epokë dhe në çdo vend, të rrallë ata që fshikullojnë pa interesa pushtetarët apo bashkëkohësit e degjeneruar. Do ishim me fat po të kishim ende ndonjë.

Gazetari i shquar italian, Indro Montaneli, në leksionin e tij të fundit për gazetarinë, mbajtur në Universitetin e Torinos, në 12 maj 1997, thotë:

“Po, ne jemi përherë të paguar pak, sepse ky zanat nuk bëhet për lekë. Përkundrazi, në rast se takoni një gazetar të pasur, mos e besoni! Gazetaria nuk të çon në pasurim, mund të të çojë në një nivel mirëqenie, për hir të së vërtetës. Unë nuk ankohem, kam aq sa më mjafton, bile edhe ca më shumë për të jetuar mirë.

Por, një gazetar pasanik është një gazetar që qelbet erë, sepse ka shfrytëzuar zanatin për të arritur qëllime të tjera. Një gazetar që shpërdor zanatin, ndjesë prokurorit, unë do ta pushkatoja”.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Bunkerizim i gjykatës
  • Vendimi që mund të prekë vizat amerikane të emigrimit për shqiptarët
  • Zjarri në Mallakastër djeg masive me pisha
  • 33-vjeçari shqiptar humb jetën në aksident me motor para miqve 
  • Ku po gabon shkolla?

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Vlora 97 on Boshllëku i Lirisë
  3. L.H on Besa dhe Besueshmëria!
  4. martina on Besa dhe Besueshmëria!
  5. Toni on Boshllëku i Lirisë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?