Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Reforma nuk është thjeshtë përkthim i fjalisë: “Jepi përsëri formë…”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Reforma nuk është thjeshtë përkthim i fjalisë: “Jepi përsëri formë…”
Kryesoreopinion

Reforma nuk është thjeshtë përkthim i fjalisë: “Jepi përsëri formë…”

Published: July 4, 2023
Shpërndaje

Nga Agim Danga

Botuar në DITA

Reformat, në të përgjithshmen e tyre, duhet të shprehin tre elementë të domosdoshëm nëse do të dëshironim që ato të jenë afatgjata, efiçente dhe orientuese për të ardhmen. Në thelb ato duhet të jenë koherente, relevante dhe në unitet të plotë me perceptimin dhe realitetin ku njeriu i sotëm shqiptar është njëkohësisht dhe qytetar europian apo dhe botëror.

- Publicitet -

Për të realizuar tërë këtë ambicie sa individuale aq dhe kombëtare duhet medoemos të shkëputemi nga të perceptuarit e stereotipit negativist të së kaluarës. Shprehje të veçantë këtu do të kishte kujdesi për një të ardhme të qartë, të vendosur dhe johileqare.

Në ndërtimin e të ardhmes së kombit, sitemi teknokratik e administrativ i edukimit luan një rol parësor e të patjetërsueshëm. Gjithë kjo bëhet në kuadër të të përafrimit dhe njësimit me standartet më të mira të punës në këtë drejtim.

Vërehet që sistemi ynë arsimor ruan në formë shumë elementë tradicionalë të kohës paradigjitale duke u munduar fort të gjejë edhe forma ndërmjetësuese me ato të kohës ku jetojmë.

Mund të themi se është bërë punë e lavdërueshme në sasinë dhe cilësinë infrastrukturore, ngritje shkollash të reja, riparime etike dhe estetike të nivelit të mirë, por nga ana tjetër duke mos iu përgjigjur si duhet kërkesave të kohës në interes  të të riut por veçanërisht të perspektivës së vendit.

Edhe këtë vit kishim një mbyllje triumfaliste të vitit shkollor dhe akademik, ku nxënësi dhe studenti shqiptar demonstron para vetes (por jo para kombit) se arrin rezultate të larta (më saktë do të shprehesha “Nota më të larta”).

Të krijohet përshtypja se jemi para një tymnaje arritjesh edukative duke na bërë të dyshojmë për atë që dëgjojmë përditë për moseficencë dijesh. Shohim mësues që stërmundohen të digjitalizojnë të dhënat e tyre për t’i bërë prindët të mendojnë se sistemi është shumë modern, madje dhe i pastër.

Gjithë kjo ndodh falë një veprimi tepër të centralizuar pa lënë hapësirë për mikro-institucionin edukativ, shkollën, që të demonstrojë kompetencë, individualitet dhe liri.

Si specialist i mësimit të gjuhës së huaj në shkollë, jam munduar të kuptoj për gjithë këto vite se përse bëhen eksperimente në formë dhe jo në përmbajtje, përse qeveria nuk ka më besim tek institucioni i saj edukativ, shkolla, përse nuk respektohen standartet e të mësuarit të kësaj lënde, përse ka kaq shumë falsisitet në vlerësimin e lëndës, përse nuk respektohet një nga direktivat bazë të edukimit për këtë shekull ( Komunikimi), përse nuk lejohet të shpërblehet nxënësi me punën e tij shumëvjeçare e të mundimshme, përse nuk bëhet diferencë në shpërblim të kësaj pune.

Duke ngritur ré tymi statistikor është e pamundur që të ndihmojmë të riun, prindin por edhe vetë administratën politiko- administrative të kuptojë se puna dhe vlerësimi cilësor për të janë sa domethënëse po dhe aq frymëzuese dhe orientuese.

Në fund të fundit, për çfarë mësohet gjuha e huaj në shkollë?! Ajo është padyshim një nga mjetet e para që hap dritare të një perceptimi të ri mbi botën por edhe shtyn të riun nxënës e student, e mandej specialist të hulumtojë e bashkërendojë me botën ku jetojmë.

Kthimi populist i shikimit tek nota  dhe jo tek niveli e cilësia vetëm se dëmton e na bën qesharakë para syve të të riut të mësuar tashmë edhe digjitalisht.

Kjo mënyrë veprimi edukon shtirje, prishje karakteri, skepticizëm në vlerësim, mosbesim në sistemin edukativ, madje dhe humbje të respektit për tërë këtë masë infrastrukturore legjislative,  administrative dhe pse jo politike.

Masat limituese por edhe joshëse materiale e kohëve të fundit duhet medoemos të përkojë me veprimin dinamik edukativ në terren. Nëse nuk ndodh kjo ngjizje, është e pamundur të ketë sukses dhe dinamizim të dëshirës të të riut shqiptar për shkollim dhe interes për ta kthyer atë në vlerë materiale për shtetin e kombin në të ardhmen.

Ceka më lart rolin e patjetërsueshëm të institucionit shkollë. Ajo është laboratori, ajo është qendra prodhuese edukative, ajo është vendi që edukon dhe imponon respektin për standartin dhe dijen. Duke prekur apo anashkaluar këtë institucion natyrshëm do të binim pre e padijes profesionale dhe populizmit politik në këtë drejtim.

Në lëndën e mësimit të gjuhës së huaj, ne, mësimdhënësve shqiptarë, na kërkohet të menaxhojmë e respektojmë në punë standartet e vendosura për të ndërkombëtarisht nga institucione akademike të padiskutueshme në autoritetin shkencor.

Këto standarte na detyrojnë të përdorim tërë spektrin metodologjik në mësimdhënje por edhe testues në çertifikimin e këtyre dijeve. Ka ardhur koha kur të mos zgjatemi më me manovra të pakuptimta testuese por të përdorim autoritetin mësues të institucionit shkollor të përcaktojë saktë, me profesionalizëm e me përgjegjshmëri administrative se në cilin prej këtyre niveleve gjuhësore të përcaktuara në standartet gjuhësore të asaj gjuhe duhet të lejohet nxënësi të testohet nga sistemi.

Kjo do të lehtësonte çdo administratë për të shmangur moskompetencë të saj në punë por në rradhë të parë do të bënte të vetëdijshëm nxënësin për vlerën që ka  duke u bërë më realist për punën e kryer por edhe duke u stimuluar më tej në punën e tij të komunikimit në vazhdimësi.

Nxënësi këtu do të vlerësohet jo më me notë por me një çertifikatë shoqëruar me sistemin përkatës të pikëve duke krijuar diferenca me stadet e tjera. Kështu një 10 (dhjetë) e një niveli nxënësi të C1 apo C2 të  mos barazohet më me një 10 (dhjetë të një nxënësi A1, A2 apo B1. Kështu duke i çuar nxënësit aty ku meritojnë do të mund të heqim çdo hije dyshimi mbi spekulim apo keqpëdorim, do të mund t’i tregonim cilitdo sa vlerë ka përmes punës së bërë.

Kjo është e drejta, kjo është e mira dhe shpërblyesja për secilin nga të rinjtë nga një sistem që mendon e vepron drejtë. Natyrisht na kërkohet të reformojmë të menduarit tonë, të planifikuarit dhe të vepruarit.

—-

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dilni, z.President!
  • Mazhoritari si “fjalëkalim” për normalitet demokratik dhe protesta që i ve kapak protestave
  • “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Besnikëria, mbi meritën

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. Detari on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  3. demo on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  4. Pensionisti i Porcelanit on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  5. Fatma on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?