Psikologjia është pjesë e currikulës së fakultetit skenik në Universitetin e Arteve, modul dhe i zbërthimit të përsonazheve në platformat regjisoriale e të aktrimit.
Së bashku me veprimin skenik rri e mbështetur dhe psikologjia e personazheve.
Autori G.Buchner është prezent në raportin spektator dhe realizim skenik në teatrin tonë, me dy drama.
“Vocek” vjen si shfaqja e parë e një eventi të mirëseardhur, të hapësirës teatrore Shqiptare. Festivalit të Teatrit Shqiptar ‘’Moisiu’’.
E nisur në Shkup, i urojmë suksese dhe në etapën e dytë, në Tiranë, si një hapësirë e domosdoshme që u ofrohet spektatorëve të teatrit dhe për të vazhduar në një etapë tjetër, atë në Prishtinë.
“Vojcek” porsa nis shfaqja të ofron skenografinë. Tipike e një realiteti që e njohim më së shumti nga zhanre të tjera, si film, letërsi etj. Një sfond ornamental gjysëm rrethor, dhe një shtresë rrethore përpara sfondit, le të themi e hedhurinave të vjeshtës ase të natyrës mbi dysheme të skenës.
Ndriçim i kujdesshëm. Okër dhe me nuanca ngjyrash të lehta vjollcë,rozë..etj në sfondin gjysëm rrethor. Në funksione të evidentimit të njëra tjetrës, skenografi ndriçim dhe së bashku, krijimin e atmosferës së ngjarjeve, që do pasojnë e do ndjekin njëra tjetrën në skenë.
Përkimi me këtë pamje është i njohur.
Aziatik, dhë më afër Japonez nga dhe është regjisori i shfaqjes “Vojcek”, Kuniaki Ida.
Festivali teatror që u hap dje në Tiranë, tregon në këtë rast dimensionin e kërkuar dhe të realizuar.
Hapësirë e mjaftueshme dhe e domosdoshme.
Krahas prurjeve të regjisorëve shqiptarë dhe prurje të regjisorëve të huaj.
Ardhja e të huajve tashmë nuk është kuriozitet, e tejkaluar prej vitesh, por ekspozon, këndvështrime e reflektime. Gati mund të thuhet hap, ase mbi shtresëzon, edhe projektime e problematika.
Dramaturgjia që “godet”.
Kjo mund të jetë një mënyrë e hapjes së problematikës në një shfaqje teatrore.
“Vojcek” e mban mbi tërë shtrirjen e veprimit skenik këtë terminologji.
Në krijimet jo vetëm skenike Buchner është krijues, në një periudhë krahas emrave të shquar të kohës së tij.
Mbase dhe në veprat e tjera, të cilat duhet të jenë të njohura e të lexuara mund të marrim diçka më shumë dhe për veprat dramatike.
Por “vojcek” mjafton në këtë rast pasi njeriu si dhe raportet me tjerët në një habitat të caktuar social na sjell tipare përbashkuese me një dramatugji të “dhunës”. Tani vendosa termilogjinë që dua, dhe t’i përafroj sistemin psikologjik, në mundësi krahasimi, dhe të rëndesës që mbart një letërsi në përgjithësi e përshkuar nga dhuna.
Një nga visaret e letërsisë dramatike krahas dhe veprave të tjera të Shakespeare, është drama “Makbet”.
Autori i “Makbet” na lejon të dimë ku zhvillohet drama, si dhe na njeh me personazhet e saj në optika cilësuese,karakterizuese.
Por më e rëndësishmja, na end, e bën të “lehtë” e me kujdes destinacionin drejt dhunës, sa nga një segment të veprimit skenik në tjetrin e me radhë.
Sikurse njihet, në fillim, janë një grup magjistricash, që për spektatorin ngjajnë edhe si butafori dhe nuk sjellim asnjë rëndesë psikologjike, por një dyshim vibrant, “thua të jenë magjistricat parashikuese”!?.
Kaq është trazimi i spektatorëve, pastaj përsëri kemi një atmosferë që nuk ngjan me tonet e errëta të dhunës. Përkundrazi autori shpalos hare. Është hareja e mbretit që vjen në kështjellë dhe nderon Makbetin e flet fjalë prej mbreti për gjeneralin e tj.
Pa i renditur skenat sipas radhës janë dhe personazhet me të folurën e vulgut, krahas maksimave që të ngjethin mishtë më pas mes Lady Makbet dhe të Makbetit.
Psikologjia e dhunës ka një terren, autori Buchner e ka zgjidhur, një person i pamundur dhe në rrethana fatkeqe,prej fatit, bëhet objekt i diktatit të të tjerëve.
Kjo vjen menjëherë dhe çdo fragment që lidh e pason veprimet e të gjithëve personazheve është herë i thelle në diktat, herë përçmues ndaj objektit,”Vojcek”.
Kjo letërsi e dhunës ndeshet edhe në autorë të tjerë gjermanë të mëvonshëm.
Në teatrin kombëtar kemi parë realizime të kësaj natyre.
Skena është habitat i “makbetërisë” ?
E shohim skenën kryekëput sa nga njëri ekstrem në tjetrin me dhunë e dhunim ?
Ndërsa, Shakespeare mbetet besnik me veten, krijimin e tij si dhe me spektatorët.
Na e sjell Makbetin aq afër sa i shohim dhe “ndjesitë”.!!!Dhe për të na përçuar që ekstremet kanë dhe habitatin e tyre krijon raportin e dytë, atë mes Makbetit dhe partneres, të përfshihen në akte ekstreme. Këtu psikologjia e dhunës është më prezente ndofta sa dhe tek “Hamleti”.
Të dhunosh. Për të përmbushur ambiciet!
Nuk di të them nëse ky ka qënë qëllimi i këtij autori.
Qartë duket më e thjeshta e më e dukshmja linjë.
Dhuna për njerëzit nuk është si përkranare, që na rri në majë të kokës me fatkeqësitë që sjell.
Shakespeare vrojton njeriun e dhunës në veprimet e tij.
Spektatorët marrin ç’mund të ngjasë, nga veprimet makbetiane.
Dhe po ky autor na zhvendos në në tjetër ngjarje. Atë të Jul Çesarit.
Sa e sa kama ranë në trupin tij. E capërlyen e dhunuan atë trup, si një mjet fizik skenik, pasi veprimi i mëtejshëm është përsëri i atillë që shmang psikologjinë dhunuese e vetë dhunën.
Pasi pjesa më e madhe e veprimit dhe dialogjeve rrahin në një përplasje gati Sokratike, është dhuna mjet ?
E sjellë në skenë dilema, mendimi apo dhe përplasja e argumenteve në përgjigje të ekstremeve, si vetsakrifica e dhunimit personal si reagim ndaj dhunës që rrethon, përligjet sidomos nëse ekstremet janë mjete të dekalogut të teatrit.
“Antigona” është në një përballje epokale, mes ligjit dhe rregullave,dhe mban firmën e Sofokliut, dhe “Prometeu” që pret e duron dhunën fizike mban firmën e Eskilit, dhe Jul Çesare ..
Ndofta më mirë zbresim në realitetin e përditshëm, ku thuhet diku se – “ekstremet takohen”.
Ku ? Në skenë?
Aty ku përmbajtja tragjedi dhe tragjedian kryqëzohet dhe në mjete.
“Vojcek” nuk ka si të ketë dijeni për vargun e pafund njerëzor të ngjashëm si ai, por në skenë “Prometeu” i dhunuar në emër të njërëzimit nuk ka si të shquajë të zakonshmit: “Prometeu” i mbarti të gjithë në sfilitjet e tij.
Këtë pathos kishin të gjithë aktorët edhe pse jo në habitatin e Shakespeare a Eskil, por të G.Buchnerit në një vepër postum.
Teatri e do lirinë e fjalës.
Përmes saj kalohen e përcillen ngjarje. Përmes fjalës vijnë më afër kontinente e kultura.
Eh, dhe kjo, fjala, kalorëse e palodhur ngre e mbart peshën e realiteteve tona, sikur dhe në teatër.
