Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shënon rënie\ Sigurimi privat i shëndetit mbulon vetëm 1.3% të shpenzimeve shëndetësore të familjeve shqiptare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Shënon rënie\ Sigurimi privat i shëndetit mbulon vetëm 1.3% të shpenzimeve shëndetësore të familjeve shqiptare
EkonomiKryesoreShendetesi

Shënon rënie\ Sigurimi privat i shëndetit mbulon vetëm 1.3% të shpenzimeve shëndetësore të familjeve shqiptare

Published: September 6, 2023
Shpërndaje

 

Sigurimi privat i shëndetit është i vetmi ndër produktet e sigurimit në rënie për këtë vit.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), për shtatë muajt e parë të vitit 2023, primet e shkruara bruto në sigurimin e sëmundjeve kishin vlerën e 507 milionë lekëve, në rënie me 4.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Edhe vitin e kaluar ky produkt kishte shfaqur një ecuri të zbehtë, me një rritje vjetore të primeve prej 3.7%, ndër më të ulëtat në tregun e sigurimeve për vitin e kaluar.

- Publicitet -

Drejtuesit e kompanive të sigurimit e shpjegojnë ecurinë e dobët të këtij segmenti të tregut me disë faktorë.

Sipas tyre, modeli i financimit publik të shëndetësisë që ndjek Shqipëria nuk e favorizon shumë zhvillimin e tregut privat të sigurimit të shëndetit. Siguruesit mendojnë se, për sa kohë shqiptarëve u premtohet shëndetësi falas, ato nuk do të jenë të nxitur të blejnë sigurim privat, për të siguruar marrjen e shërbimit shëndetësor me standarde më të larta.

Duke iu referuar anketës së buxhetit të familjeve të INSTAT, për vitin 2021 (viti më i fundit i disponueshëm në statistika) shqiptarët shpenzuan afërsisht 42 miliardë lekë për shëndetin. Një shumë e tillë përbënte 5.4% të buxhetit mesatar të familjeve shqiptare.

Megjithëse në teori skema e detyrueshme e sigurimeve shëndetësore duhet të ofrojë mbulim të plotë shëndetësor ose “shëndetësi falas”, në praktikë familjet shqiptare vazhdojnë të shpenzojnë shuma të mëdha nga xhepi i tyre për shëndetin. Deri tani, sigurimi privat nuk po rezulton dot si zgjidhje e suksesshme për këtë problem.

Gjithmonë për vitin 2021, kompanitë e sigurimit paguan 532 milionë lekë dëme në produktin e sigurimit të shëndetit. Kjo shumë përfaqëson më pak se 1.3% të shpenzimeve të përgjithshme të familjeve shqiptare për shëndetin. Një raport i tillë tregon qartë shkallën shumë të ulët të mbulimit me sigurime shëndetësore private.

Një problem tjetër, sipas burimeve, është edhe rritja e çmimeve të shërbimeve shëndetësore private, sidomos në të atyre spitalore. Rritja e çmimeve ushtron presione edhe mbi primet, që në vitet e fundit kanë shfaqur një tendencë drejt shtrenjtimit, edhe për t’iu përgjigjur shtrenjtimit të çmimeve të spitaleve private.

Të dhënat e Autoriteti të Mbikëqyrjes Financiare nuk ofrojnë informacion të veçantë për produktin e sigurimit të shëndetit, megjithatë, ato tregojnë se bilanci i llogarisë teknike për produktet e shëndetit dhe aksidenteve në përgjithësi gjatë viteve të fundit ka qenë pozitiv.

Rezultati financiar si diferenca mes të ardhurave dhe shpenzimeve nga këto produkte vitin e kaluar ishte pozitive në vlerën e 107 milionë lekëve, niveli më i lartë i pesë viteve të fundit. Raporti dëme/prime neto rezultoi në nivelin 46.71% (50.39% në 2021), ndërsa raporti i kombinuar i dëmeve dhe shpenzimeve të tjera me primet rezultoi 93.15% (nga 98.24% në 2021).  \Monitor \

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pamjet e ndotjes në Gjirin e Lalzit, reagon UKD: Uji i errët u shkaktua nga sedimentet, jo nga ujërat e zeza
  • Horoskopi 10 Gusht 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për sot
  • Temperaturat arrijnë në 40°C, ja si parashikohet të jetë moti këtë të hënë
  • FOTO: Situata alarmante në Gjirin e Lalzit ridëshmon problemin sistemik të dështimit në infrastrukturë
  • Pse vazhdojmë të ikim? Një inskenim në Durrës rikthen historitë e viktimave të emigracionit

Komentet e Fundit

  1. Dursakja on “I mbushja arkat bosh me libra që të ruhej pesha”! Si vidheshin paratë me kile brenda Bankës së Shqipërisë, vijimi i një procesi
  2. jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise on FOTO: Situata alarmante në Gjirin e Lalzit ridëshmon problemin sistemik të dështimit në infrastrukturë
  3. Xherri on FOTO: Situata alarmante në Gjirin e Lalzit ridëshmon problemin sistemik të dështimit në infrastrukturë
  4. ANA on “Ishim krah Ukrainës që ditën e parë” – Kosova i përgjigjet Zelenskyt, pas deklaratës në takimin me Vuçiç
  5. Ethem Lalaj on “I mbushja arkat bosh me libra që të ruhej pesha”! Si vidheshin paratë me kile brenda Bankës së Shqipërisë, vijimi i një procesi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?