Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shërbimi sekret britanik: Wagner nuk merr më financime nga Rusia, ç’do të thotë kjo për mercenarët?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shërbimi sekret britanik: Wagner nuk merr më financime nga Rusia, ç’do të thotë kjo për mercenarët?
AktualitetBote

Shërbimi sekret britanik: Wagner nuk merr më financime nga Rusia, ç’do të thotë kjo për mercenarët?

Published: August 14, 2023
Shpërndaje

Grupi Wagner ndoshta nuk merr më financime nga shteti rus. Kështu supozon shërbimi sekret britanik. Për mercenarët kjo do të thotë: kursime në shpenzimet e personelit.

Sipas burimeve britanike, grupi Wagner duket se nuk do të financohet më nga shteti rus dhe prandaj do t’i duhet të zvogëlohet. Qëllimi me sa duket është të kursehen para në shpenzimet për personelin, tha Ministria e Mbrojtjes në Londër duke iu referuar buletinit ditor të shërbimit sekret ushtarak.

Ekziston një “mundësi realiste” që zyra e Presidentit Putin në Moskë të mos i financojë më mercenarët e grupit Wagner. “Nëse shteti rus ndalon së paguari grupin Wagner, burimi i dytë më i besueshëm i pagave janë autoritetet bjelloruse”, thuhet në njoftim. Por kjo do të rëndonte burimet e Bjellorusisë. Mercenarët e grupit Wagner aktualisht po trajnojnë atje ushtarë bjellorusë.

- Publicitet -

Shefi i grupit Wagner akuzon Shoigun për paaftësi

Mercenarët e grupit Wagner ishin për një kohë të gjatë shtyllë e ushtrisë së rregullt ruse në luftën kundër Ukrainës.

Por shefi i mercenarëve Wagner, Jevgeni Prigoshin i ka kritikuar masivisht dhe publikisht udhëheqjen ushtarake ruse dhe ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu duke i akuzuar ata për paaftësi. Në fund të qershorit Prigozhini urdhëroi fillimin e njërebelimi kundër udhëheqësve ushtarakë rusë dhe një marshim drejt Moskës. Pas dy ditësh rebelimi u ndërpre.

Mercenarët Wagner në Mali, Siri dhe Libi

Sipas presidentit bjellorus, Alexander Lukashenko, ai ndërmjetësoi midis Prigozhinit dhe Presidentit rus Vladimir Putin. Pas kësaj Prigozhini shkoi përkohësisht në mërgim në Bjellorusi. Është e paqartë se ku po qëndron ai aktualisht. Me kërkesë të qeverisë në Minsk njësitë e mercenarëve të tij, Wagner, po trajnojnë ushtarë bjellorusë në një kamp ushtarak afër kufirit me Poloninë.

Sipas Prigoshinit grupi Wagner u themelua në vitin 2014. Biznesmeni i pasur, i cili dekadën e fundit të ekzistencës së Bashkimit Sovjetik e kaloi në burg për grabitje dhe mashtrim, ka kontrata ushtarake dhe minerare në Afrikë. Mercenarët e tij janë ndër të tjera aktivë në Mali, Siri dhe Libi. / DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • FOTO nga vrasja në Shkodër, momenti kur 62-vjeçari qëllon gruan dhe pret policinë
  • “Rama mbron financimin 4 mln euro për Kanye West”, New York Times: Kryeministri s’dha detaje si do shpenzohen paratë
  • 40-vjeçari plagos me thikë gruan në Durrës, shpallet në kërkim
  • Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  • “Policin e joshën në hotel dhe…”, gazetari jep detaje nga ngjarja në Fier: Dhunueset e 17-vjeçares rrjet shantazhi

Komentet e Fundit

  1. Ueeeee on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. Një banor I Tiranës on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. pune komunistesh, gjelle qensh on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  4. Ethem Lalaj on Fytyrat e protestës: 13 nga “agjentët më të rrezikshëm rusë, grekë dhe iranianë” me emra dhe foto
  5. Keta jemi ky eshte niveli on Një cirk i dështuar

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?