Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sherr për konkurrencën, pronarët vrasin berberin!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Sherr për konkurrencën, pronarët vrasin berberin!
AktualitetBoteKuriozitete

Sherr për konkurrencën, pronarët vrasin berberin!

Published: August 1, 2023
Shpërndaje

Një vrasje makabër e kryer për një motiv të pajustifikueshëm është ajo e 18-vjeçarit me origjinë egjiptiane Mahmoud Abdalla, që ka tronditur qytezën e Kiavarit në Xhenova.

Mediat italiane raportuan ditën e djeshme se trupi i të riut u gjet i fshehur brenda një valixheje, pasi më parë ishte masakruar me thikë dhe prerë në copa.

Trupi i gjymtuar i viktimës u gjet i hedhur në rrjedhën e lumit Entella dhe për ngjarjen janë arrestuar dy kolegët e tij,  Abdelwahab Ahmed Gamal Kamel, 27 vjeç, dhe Mohamed Ali Abdelghani Ali.

- Publicitet -

Dy bashkëkombësit i kanë marrë jetën 18-vjeçarit vetëm sepse ai kishte vendosur të linte punë si berber në biznesin e tyre, ku nuk fitonte mjaftueshëm para sa të ndihmonte prindërit e tij që kishin mbetur në Egjipt.

Policia italiane pasi gjeti trupin e pajetë të të riut, që doli në bregun e lumit, iu deshën shtatë orë marrje në pyetje për të mësuar arsyen e vrasjes së Mahmoud Abdalla.

Dy vrasësit ishin pronarët e të riut në dyqanin “Aly Berber Shop”.  Ata u përpoqën t’ia kalonin njëri-tjetrit fajin për vrasjen e të riut, por diçka për të cilën bien dakord është motivi pse ndodhi krimi, dhe kjo është “frika se, duke lënë punën, do të merrte edhe klientelën”.

18-vjeçari, i cili prej disa muajsh jetonte në dhomën e pasme të dyqanit me punonjës të tjerë, kishte vendosur të largohej. Ai kishte gjetur punë më të mirë dhe nuk donte të humbiste atë mundësi që jo vetëm do t’i lejonte të kishte një rrogë më të lartë, por që edhe të kishte sukses në mesin e shumë berberëve egjiptianë që punojnë në qytetin xhenovez.

Por pronarët e tij pasi kishin parë interesin e shtuar të klientëve në sallonin e tyre për berberin e ri, tentuan fillimisht të kërcënonin pronarin e berberhanes konkurrente ku i riu do të punonte, dhe ku presioni ndaj tij nuk funksioni, vendosën t’i merrnin jetën të riut.

Ata i kërkuan të riut që të bashkohej me ta në dhomën e pasme të dyqanit dhe pas një debati, morën një thikë duke e goditur në zemër, mëlçi dhe stomak.

Pasi i riu ndërroi jetë, e futën trupin në një valixhe dhe e transportuan me taksi në Chiavari, ku e copëtuan trupin në plazh, jo shumë larg grykës së lumit, duke i prerë fillimisht kokën e më pas duart dhe duke i hedhur eshtrat në det.

Shoferi i taksisë iu tregoi karabinierëve për udhëtimin duke thënë: “Ata kishin dy valixhe të rënda, u kërkova t’i ngrinin”.

Dy egjiptianët janë kapur edhe nga kamerat e sigurisë në rrugët e Xhenovas, pak pas orës 3 të mëngjesit të së hënës së 24 korrikut duke i mbajtur çantat me vështirësi mbi supe në përpjekje për të arritur në plazhin e Chiavarit.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ambasada e Izraelit në Portugali kërkon anulimin e koncertit të Kanye West
  • Tre anëtarë të një familje shqiptare humbin jetën në Gjermani
  • Nismë për Referendum pas rreth 70 ditësh protestë: Kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura
  • Episodi që trazoi verën e BE-së
  • “Smart City” premton siguri në shkolla, por kush e garanton sigurinë nga kamerat?

Komentet e Fundit

  1. K R on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”
  2. xxx on Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke, pavarësisht azilit politik nga Franca
  3. demo on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  4. lato on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  5. Dashi on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?