Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sherri në parlamentin serb, deputeti i vetëm shqiptar: Vuçiç, më demokrat se opozita
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Sherri në parlamentin serb, deputeti i vetëm shqiptar: Vuçiç, më demokrat se opozita
AktualitetBote

Sherri në parlamentin serb, deputeti i vetëm shqiptar: Vuçiç, më demokrat se opozita

Published: February 3, 2023
Shpërndaje

Sherri që përshkallëzoi në përleshje fizike mes deputetëve në parlamentin e Serbisë një ditë më parë, kur diskutohej për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovës, për deputetin shqiptar atje Shuaip Kamberi tregon retorikën serbe të viteve ’90, që nuk do të njohë realitetin e Kosovës.

Kamberi tha se opozita serbe si ajo e djathtë dhe ajo proevropiane kishin të njëjta tone për Kosovën, duke krijuar idenë se presidenti Vuçiç është më demokrat se ata.

“Isha dëshmitar i një seance me përleshje fizike, por brengosëse është se në Serbi kemi retorikë të viteve 90. Nuk ka sens për realitetin në Kosovë, nuk ka sens për domosdoshmërinë e pajtimin historik me Kosovën dhe për ta njohur realitetin atje. Opozita si ajo e djathtë dhe ajo proevropiane, ishte me tone të njëjta dhe të krijohet ideja se Vuçiç është më demokrat se ata. Seanca e djeshme ka kthyer Serbinë në kohën e Millosheviçit dhe andrallat e tyre se Kosova është pjesë e Serbisë. Asgjë të re, gjithçka në të kaluarën dhe retorikës së viteve ‘90” tha Kamberi.

- Publicitet -

Për deputetin Kamberi, Vuçiç ka frikë nga opozita dhe nuk ka guximin të flasë dhe t’u tregojë serbëve të vërtetën për Kosovën dhe krimet atje, apo që e vetmja mundësi e Serbisë janë të drejtat e serbëve në Kosovë.

“Vuciç ka qenë konfuz edhe vetë, ka thënë qartë se presioni ndërkombëtar është i madh por nuk ka thënë që e vetmja mundësi e betejës së serbëve për Kosovën janë të drejtat e serbëve në Kosovë. Kthimi i Kosovës dhe ruajtja në legjislacionin serb dhe e vërteta rreth Kosovës dhe krimet e kryera atje që duhet t’i thuhet serbëve. Askush nuk merr përgjegjësinë t’i thotë atje. Mendojnë që Kosova është pjesë e Serbisë dhe se nga ata do të varet e ardhmja e Kosovës. Vuçiç nuk e ka guximin të flasë, filloi me ton të butë, por kur opozita e kundërshtoi ai filloi me tone radikale, e më të ashpra duke përsëritur se asnjëherë nuk do ta njohë Kosovën nuk do të lejojë që të jetë pjesë e OKB dhe kjo e mban dialogun të pakuptueshëm. Vuciç fillon me disa të vërteta, por pastaj i shmanget nga frika e opozitës. Në cilësinë e presidentit duhet të marrë përgjegjësinë, t’u thotë të vërtetën për Kosovën. Ai i shmanget, ai e fajëson perëndimin se është i njëanshëm. Vuçiç nuk merr përgjegjësinë e një burrështetasi”, shtoi ai.

Deklaratat për një dorëheqje të mundshme të Vuçiç, Kamberi i quan lojë politike brenda partisë së tij, që kanë vendosur të heshtin pavarësisht pëlqimit të planit franko-gjermam.

“Është një taktikë brenda partisë së tij dhe partnerët e koalicionit. Nuk është hera e parë që ofron dorëheqjen dhe kjo është një lojë politike për lojërat e brendshme. Duket sikur është i kënaqur me planin franko-gjerman por për momentin janë vendosur të heshtin”.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Trump planifikon anulimin e vizave të 200 mijë azilkërkuesve në SHBA
  • Resorti në Shqipëri, demokratët në SHBA zgjerojnë hetimin ndaj dhëndrit të Donald Trump
  • Ç’duhet të kuptojnë turistët për protestën e shqiptarëve
  • Paratë e krimit pas bumit turistik në bregdetin shqiptar
  • Droga e fshehur në makarona, gjendet kokainë dhe kanabis në burgun 313

Komentet e Fundit

  1. demo on Resorti në Shqipëri, demokratët në SHBA zgjerojnë hetimin ndaj dhëndrit të Donald Trump
  2. Simon Bender on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona
  3. 1thundrak on Fëmijëria e një pene të rrallë: Fotot dhe kujtimet e pabotuara të Nasho Jorgaqit në 4 vjetorin e ikjes
  4. Një banor I Tiranës on Si po e rigjallëron Trump demokracinë
  5. Kaden Lester on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?