Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht me një bilanc negativ të migracionit, pasi në mënyrë sistematike janë larguar nga vendi më shumë persona se sa janë kthyer.
Sipas të dhënave të fundit të Eurostat nga viti 1990 deri në 2025, numri i personave të larguar ka qenë rreth 1.8 milionë më i lartë se numri i personave që janë rikthyer në vend.
Për secilin nga vitet, Shqipëria ka qenë gjatë gjithë periudhës një vend me dalje neto të popullsisë. Vendi ka humbur kapitalin më të çmuar duke na renditur në krye të listës globale për përkeqësimin e treguesve demografikë.
Në vend që fenomeni të zbutet në dekadën e katërt të tranzicionit siç ka ndodhur në ish-vendet e lindjes në Europë, në vendin tonë është përkeqësuar më tej.
Vala më e fortë e largimeve u regjistrua gjatë viteve 1990. Vetëm në periudhën 1990–2001, bilanci negativ arriti në rreth 785,7 mijë persona. Mesatarisht, Shqipëria humbi nga migracioni rreth 65 mijë persona në vit gjatë kësaj dekade. Pas rënies së regjimit komunist ikjet ishin të justifikuara për shkak të izolimit gjatë diktaturës.
Vitet me largimet më të larta ishin 1991, me një bilanc negativ prej 123,619 personash, pastaj 1995 me -118,022 persona, 1997-ta me -107,503 dhe 1999 me -105,229 ikje më shumë se sa kthime. Valët masive të emigracionit në dekadën e parë të tranzicionit ishin si pasoje e ndryshimeve të forta në sistemet politike dhe ekonomike dhe konflikteve që u shfaqen gjatë skemave piramidale.
Gjatë viteve 2002-2013, ritmet e largimeve u ngadalësuan, por mbetën të larta. Në këtë periudhë bilanci negativ arriti në rreth 391 mijë persona të ikur më shumë se të kthyer, me një mesatare vjetore prej afro 33 mijë personash. Cikli pozitiv i ekonomisë dhe stabiliteti politik ulen trendin e largimeve.
Por teksa fenomeni i largimeve pritej të zbutej nisur nga praktikat ndërkombëtare, gjatë periudhës 2014-2025 pati një përkeqësim të fortë të fenomenit, largimet u rritën teksa baza e popullsisë u tkurr. Gjatë kësaj periudhe, humbja neto nga migracioni ishte rreth 617 mijë persona ose mesatarisht afro 51 mijë në vit.
Pas vitit 2020, emigrimi shënoi një përkeqësim të fortë. Bilanci negativ arriti në 32,853 persona në vitin 2021 dhe në 32,497 persona në vitin 2022. Për vitet 2024 dhe 2025, humbja neto vlerësohet përkatësisht në 28,836 dhe 28,531 persona, duke treguar se daljet vazhdojnë të jenë dukshëm më të larta se hyrjet. Viti 2023 rezulton me një stok të lartë të migrimit neto rreth -373 mijë persona si rrjedhojë e korrigjimeve statistikore të cens 2023.
Emigracioni neto është rikthyer në nivele të larta vitet e fundit, duke e thelluar tkurrjen e popullsisë së Shqipërisë. Pas një ngadalësimi të përkohshëm gjatë gjysmës së dytë të dekadës së kaluar, bilanci negativ i migracionit është zgjeruar sërish pas pandemisë, me rreth 29-33 mijë persona më shumë që largohen sesa hyjnë në vend çdo vit.
Të dhënat tregojnë se emigracioni ka qenë një nga faktorët kryesorë të tkurrjes së popullsisë së Shqipërisë gjatë tri dekadave e gjysmë. Edhe pse largimet nuk janë më në përmasat e viteve 1990, vendi vazhdon të humbasë çdo vit rreth 28–30 mijë banorë neto, një ritëm që po përshpejton plakjen e popullsisë, po pakëson forcën e punës dhe ngushton bazën e kontribuuesve në skemat sociale.


Monitor.al

Nuk është një shkrim real sepse Eurostat nuk quan emigrantë ata që janë natyralizuat në vendet e Bashkimit Europian… ashtu që nuk llogariten ata që janë klandestinë si dhe fëmijët e lindur atje, që nuk pajisen me pasaportë shqiptare
Do vazhdojne te ikin por meqenese natyra nuk lejon asnjehere hapesira boshe(entropia e sistemeve) do mbushet me te tjere. Filipinas,indiane,tajlandeze,kaboxhiane,vietnameze etj etj. Me mire keshtu do ta trajtojne Shqiperine shume me mire se sa shqiptaret. Te gjithe keta popuj kane trasheguar nga vendet e tyre nje lloj morali ndersa ne shqiptaret trashegojme vetem kokefortesi,vjedhje dhe kaos. Zoti yne moral eshte paraja dhe vjedhja.
Bravo shqiptar, i ke mbeshtetur 100% mendimet e Rames !
Artikulli dhe studimi nuk eshte korrekt. Ne 1990 shqiperia kishte 4.5 milion banore. Mosha mestare ishte 22 vjeç. Pra nese nuk do ishin perzene shqiptaret sot do kishim dikundi te 9-10 -12 milion shqiptar ne Shqioeri. Sot kemi 1.3 milion qe jetojne ne Shqiperi dhe dikundi te 1.8-2.2 milion resident me letra ne shqiperi.
Shyqyr o Mashtrimi qe ke filluar ti biesh shkurt komunukimeve per popullsine shqiptare !
Mendoj se propaganda vazhdon.Ne zgjedhjet e marsit ne Shqiperi ishin ne lista rreth 1.970.000 votues.Mendoj se ato lista ishin me te saktat,akoma nuk kish filluar manipulimi.Shqiperia kishte nje popullsi me moshe te re. Natyrisht numri i femijeve nen 18-vjec perbente nje numer te konsiderueshem.Politikat e shteti per ta frenuar largimin e njerezve kane munguar teresisht.U shkaterua cdo gje qe ishte ndertuar,njerezit mbeten pa mjete jetese,qeverit kerkonin “valvolen” e shkarkimit.Edhe sot nga cfar lexojme shifrat jane te rumbullakosura dhe jo me regjistrim konkret.Sa shqiptare ka ne cdo shtet ku emigruan?Sa femije te lindur ne keto 35-vite jashte Shqiperise?Mendoj se kjo nuk eshte paaftesi por veprim me qellim per coroditje.Sipas ketyre shkrimeve duket se nga ata qe jane larguar nga Shqiperia nuk ka ndryshuar jete asnje.Paguajme punonjes per statistika por ato fryen e c’fruen sipas interesave te partive.Kjo e ben shtetin jo funksional dhe shifrat te pabesueshme.
Bravo shqiptar, i ke mbeshtetur 100% mendimet e Rames !
Ne listat e zgjedhjeve eshte cdo emigrant qe ka 30 vjete jashte shqiperise. Ato lista nuk thone sa shqiptare banojne e paguajne taksa ne shqiperi.
Statistikat jane paka shume te sakta, dhe ato i di cdo dyqan rrobash e kepucesh ne tirane – nuk ka me te rinj mjaftueshem dhe volumi i tregetise po bie. Ne lokale nuk ka kamarjere dhe gjithnje e me shume shikon te rinj afrikane e indiane qe nuk flasin shqip te te sherbejne kafene.
Regjistrimin me te sakte sa shqiptare ikin e tregojne shifrat sa njerez marrin rezidencen ne BE (shih eurostat.eu). Fatkeqesisht shifrat e largimit perputhen plotresisht.
Shteti nuk eshte per te “frenuar largimin” por per te “inkurajuar qendrimin” e shqiptareve.
1.8 milion qe nga viti 1992 kane ikur. Nuk eshte e vertete qe kjo shifer eshte per 10 vitet e fundit se pastaj i bie qe ne Shqiperi paskan jetuar 7 milion banore. Jepni gjerat sakte se jeni bere si RD ne vaktit.
Ne 1990 Shqiperia kishte 3.2 milion banore dhe asnjehere nuk ka patur me teper se aq. Dhe thuhet se ka humbur prej vitit 1990 (sic shkruan e zeza mbi te bardhe artikulli) nje total neto prej 1.8 milione, dhe se ne vend kane mbetur afersisht 1.4.
Keto humbje rezultojne si pasoje e emigracionit por edhe te raportit lindje/vdekje, dmth gjghcka eshte e perfshire ne to.
Kjo eshte matematike e thjeshte dhe e qarte, dhe qe perputhet me ate qe shohim me sy. Nje gje e tille (~1.4-1.6 milione rezidente) thuhet se u gjet edhe ne regjistrimin e fundit te popullesise qe qeveria Rama vendosi te mos e beje publik “per shkak te problemeve gjate regjistrimit”.
Humbjet ne dekadat e ardheshme do te jene edhe me te renda. Popullesia ne Shqiperi eshte plakur si ne asnje vend tjeter dhe pas 1-2 dekadash vdekjet do te jene shue me te larta se lindjet. Edhe sikur emigracioni te frenohet, Shqiperia mund te rrudhet dhe te shkoje ne 600-800 mije banore, pra sa Mali i Zi i sotem. Midis zvogelimit te popullsise, humbjes se gjuhes shqipe qe po humbet dhe populatave immigratore, nuk e di edhe sa kohe do te mbetemi akoma ne harte. Nuk duken mire punet.