Shkarkohet drejtoresha e filialit të Postës në Durrës, Elisabeta Mataj, ndërsa mësohet se është kallëzuar për ndjekje penale nga drejtuesit e Postës Shqiptare, pas një kontrolli të ushtruar në filialin e Durrësit për abuzime.
Njoftimi për kontrollin në filialin e Durrësit është dhënë nga vetë Posta Shqiptare, e cila ka deklaruar se janë konstatuar parregullsi dhe shkelje në administrimin e fondeve që lidhen me shërbimet e pagesave dhe se, pas kësaj, ka marrë masat e menjëhershme administrative ndaj punonjësve përgjegjës, si dhe e ka referuar rastin në prokurori, duke depozituar kallëzim penal.
Dyshohet për abuzim prej 3 milionë eurosh. Kur është bërë rakordimi i arkës në fund të muajit, fillimisht rezultuan rreth 1 miliard lekë mangët.
Më pas, gjatë analizës më të thelluar, u evidentua se vlera e mungesave ishte edhe më e madhe.
Ndërkaq mësohet se ka dhënë dorëheqjen menjëherë dhe drejtuesja e financës Valbona Hoti Duni.
Vetë Posta Shqiptare ka reaguar me një njoftim zyrtar ku shprehet “Posta Shqiptare sh.a. informon opinionin publik se, në kuadër të mekanizmave të saj të kontrollit të brendshëm dhe procedurave të monitorimit financiar, Drejtoria e Përgjithshme, nëpërmjet Drejtorisë Ekonomike, bazuar në mospërputhje të konstatuara gjatë rakordimit të fondeve dhe raportimeve financiare, ka ushtruar një kontroll në Filialin Durrës.
Nga verifikimet e kryera janë evidentuar parregullsi dhe shkelje në administrimin e fondeve që lidhen me shërbimet e pagesave. Theksojmë se këto fonde nuk kanë asnjë lidhje me fondet e pensioneve apo me pagesat e pensionistëve.
Menjëherë pas konstatimit të këtyre parregullsive, Posta Shqiptare ka marrë masat e menjëhershme administrative ndaj punonjësve përgjegjës, si dhe ka referuar rastin pranë organit të Prokurorisë, duke depozituar kallëzim penal të shoqëruar me dokumentacionin përkatës.
Posta Shqiptare po bashkëpunon plotësisht me organet ligjzbatuese, duke vënë në dispozicion çdo informacion dhe dokumentacion të nevojshëm për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. Vlerësimi i përgjegjësive individuale dhe ndërmarrja e hapave të mëtejshëm proceduralë i takojnë organeve kompetente të drejtësisë.
Ky rast dëshmon funksionimin efektiv të mekanizmave të kontrollit të brendshëm të Postës Shqiptare, të cilët mundësuan evidentimin e parregullsive dhe referimin e menjëhershëm të tyre nga vetë institucioni pranë organeve kompetente.
Posta Shqiptare mbetet e vendosur në zbatimin e një politike të tolerancës zero ndaj çdo shkeljeje të ligjit, shpërdorimit të detyrës apo abuzimit me fondet e institucionit. Integriteti, transparenca dhe mbrojtja e interesit publik mbeten prioritete të panegociueshme të institucionit.”
Elisabeta Mataj u emërua në krye të filialit të postës së Durrësit në tetor të vitit 2025, pasi drejtuesja e mëparshme Etleva Budini, fitoi mandatin e deputetes në zgjedhjet e 11 majit, ku garoi në listat e hapura.
j.l./ dita

Keshtu ndodh kur meritokracia zevendesohet me militantizmin.Ne kete moshe qe eshte kjo hajduterine e ka pasur ne gjak dhe nuk e ka fituar tani
Parate e vjedhura ku kane perfunduar ?!
– – –
me
– ‘pushime nga puna’ ;
– ‘shperdorim detyre’ ;
– ‘denime me burg’, etj., etj.,
NUK MJAFTOJNE !
JANE VECSE KOSTO te SHTUARA per TAKSA-PAGUESIT !
minimumi,
u DUHEN SEKUESTRUAR te GJITHA PASURITE !
Ke shume te drejte o njesh. Shqiperia jone eshte bere nje hale e madhe ku mund te dhjese kush te doje. Nje cope muti me dy sy kam njohur nje Edit Xhajanka dhe bashkeshortin e saj nje rrangall me emer te çuditshem ndonese e therresin Edmond Vercani shumica i thone erdhi hajvani i presore Eda. Te dy jane hajdute dhe dujet te hetohen nga SPAK se kane vjedhur duke ndijmuar njeri-tjetrin.
Mos eshte ajo skandalozja e Fakultetit te Stomatologjise qe u be profesore duke i hequr udheheqjen e doktoratures pas 7 vjetesh Ruzhdies dhe e mori vete qe te plotesonte kushtin e udheheqjes plus qe e ka dhe plagjature me kane thene disa profesore te atij fakulteti se i ka dale boja fare ne FMD? Kam degjuar se eshte mbledhur senati per ti hequr titullin por kjo perdor ILDKPI per ta penguar duke u paraqitur si bilbilfryrese spiune vullnetare por mut do haje. Populli thote qe kur i vjen fundi shkerdhates shkon e permjer ne dere te xhamise. Behen pa flitet se populli ka veshe!
Keshtu ndodh kur meritokracia zevendesohet me militantizmin.Ne kete moshe qe eshte kjo hajduterine e ka pasur ne gjak dhe nuk e ka fituar tani
TE EMEROHET URGJENT DEPUTETE TE FITOJE IMUNITET NGA INTEGRALISTI ‘THONJ PA PRERE’,’VAJ ME DET’!
E rendesishme qe drejtorja te jete e paraqitshme e dhene mbas shefit!
Aftesite profesionale nuk jane te rendesishme per kombin tone!
Rrumpalle, Tallava dhe Prostitucioni!
Keto jane tri shtyllat tona kombetare!
Per sa kohe do te vazhdohet keshtu, hiqe nga puna, denoje me kohe prove ne shtepi dhe mos I sekuestro asnje leke?
Fillimisht rezultuan 1 miljard lekë të zhdukura? Po më vonë sa ishte shuma totale pas rakordimit të arkës së përdhunuar? 1 miljard e kusur? Hahaha, ky mener kontroll i mRENshëm si herët qënka kujtuar për të dorëzuar padi. Duhet të ketë qënë kontroll shumë i rreptë… Të ketë paditur vetveten? S’është ASPAK çudi. Përgjegjësia personale nuk bën dallim nga ajo kolektive nëse llumi trashet kaq shumë sa zhduken si pa gjë të keqe miliarda lekë.
U be Deti kos, pse te mos marri dhe kjo Lugen te haje?
Ketu po zhduken qindra miliona euro per kokren e qefit te Sara Ramutit, keta behen merak per 3 milione euro.
Spak, kur do i arrestosh ata qe kane rrezuar Malet dhe kane betonizuar Bregdetin?
Vjedhja eshte sevap.Kush nuk vjedh eshte i padenje per familjen,shoqerine,Partine Socialiste.
Te vihet nen mbrojtjen e Parlamentit. Urgjentisht!
KOMENT I FSHIRE PER ARSYE ETIKE NGA MODERATORI