Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shkëmbimi më i madh i të burgosurve midis Rusisë dhe Perëndimit që nga Lufta e Ftohtë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Shkëmbimi më i madh i të burgosurve midis Rusisë dhe Perëndimit që nga Lufta e Ftohtë
BoteLajmi i fundit

Shkëmbimi më i madh i të burgosurve midis Rusisë dhe Perëndimit që nga Lufta e Ftohtë

Published: August 1, 2024
Shpërndaje

Gazetari Evan Gershkovich, ish-marinsi Paul Whelan dhe një numër amerikanësh të tjerë pritet të lirohen si pjesë e një shkëmbimi të burgosurish në shkallë të gjerë mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, sipas burimeve të cituara nga disa media amerikane. Sipas disa njoftimeve mes të liruarve është edhe gazetarja e Radios Evropa e Lirë Alsu Kurmasheva.

Sipas një zyrtari të lartë të administratës, të liruarit amerikanë pritet t’u dorëzohen Shteteve të Bashkuara së shpejti.

Agjencia Associated Press njofton se një person që kishte folur në kushte anonimiteti pasi detajet nuk janë bërë të ditura publikisht, nuk pranoi të përmendte emrat personave të përfshirë në marrëveshje.

- Publicitet -

Por mes amerikanëve që Shtetet e Bashkuara i konsiderojnë të arrestuar padrejtësisht nga Rusia janë Gershkovich i gazetës Wall Street Journal dhe Paul Whelan, një drejtues i një firme sigurie nga Miçigani.

Turqia, e cila tha se po koordinon këmbimin, tha se Gershkovich dhe Whelan janë mes të liruarve.

Të dy ishin dënuar me akuza spiunazhi që qeveria amerikane i ka konsideruar të pabaza. Shkëmbimi i fundit mes Uashingtonit dhe Moskës në dy vitet e fundit, ishte ai i dhjetorit 2022 kur basketbollistja amerikane Brittney Griner u lirua në këmbim të trafikantit famëkeq të armëve, Viktor Bout.

Presidenca turke tha se 26 të burgosur nga shtatë vende janë të përfshirë në shkëmbimin e të burgosurve.

Sipas saj, dhjetë të burgosur përfshirë dy të mitur, ishin dërguar në Rusi, 13 të burgosur në Gjermani dhe tre të burgosur në Shtetet e Bashkuara.

Për javë të tëra po qarkullonin zëra për një këmbim të mundshëm, për shkak të disa zhvillimeve të pazakonta, përfshirë një gjyq të përshpejtuar dhe dënim me 16 vjet burg për gazetarin Gershkovich, që u dënua nga Uashingtoni.

Ndërkohë ditët e fundit, disa figura të tjera të burgosura në Rusi sepse kishin folur kundër luftës në Ukrainë apo kishin bashkëpunuar me udhëheqësin e opozitës ruse Alexei Navalny, i cili tashmë ka vdekur, ishin zhvendosur nga burgu në vende të panjohura.

Gershkovich u arrestua më 29 mars 2023, ndërsa ishte në një udhëtim pune në qytetin Yekaterinburg në Malet Urale.

Autoritetet ruse pretenduan, pa ofruar asnjë provë, se ai po mblidhte informacion sekrete për SHBA-në.

Zyrtarët amerikanë bënë një ofertë për të shkëmbyer zotin Gershkovich vitin e kaluar, e cila u refuzua nga Rusia dhe që atëherë administrata e Presidentit Joe Biden nuk kishte bërë publike asnjë marrëveshje të mundshme.

Whelan u arrestua në dhjetor 2018 pasi shkoi në Rusi për të marrë pjesë në një dasmë. Ai u dënua nën akuza për spiunazh, të cilat ai dhe Uashingtoni i kanë hedhur poshtë si të rreme. Edhe ai po vuante një dënim me 16 vjet burg.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Të shtëna me armë në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penalë
  • Çfarë ndodhi në Gjykatë me Ilir Metën, Cakrani: Nuk do të jem më avokat i ish-presidentit, ka humbur mirëbesimi
  • Mandati i Olsian Çelës mbaron në dhjetor, KLP hap garën për Prokurorin e Përgjithshëm
  • Grabitet vila e Andrea Bocelli-t, hajdutët ikin me 500 mijë euro
  • Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK aprovon dalje nga qelia për të parë djalin dhe bashkëshorten

Komentet e Fundit

  1. Moza on Greqia njofton misionin e parë hapësinor, emri Adrianos Golemis ngjall kuriozitet dhe polemika
  2. Turisti shqiptar on Kafshohet nga nepërka në Valbonë, turistja nga Zelanda tregon si mbijetoi dhe ka një apel për të gjithë
  3. Indrit on Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK aprovon dalje nga qelia për të parë djalin dhe bashkëshorten
  4. Muhamet on Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK aprovon dalje nga qelia për të parë djalin dhe bashkëshorten
  5. Replikuesi on Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK aprovon dalje nga qelia për të parë djalin dhe bashkëshorten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?