Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shkencëtarët: Asteroidi 2024 YR4 nuk përbën më kërcënim për Tokën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kuriozitete > Shkencëtarët: Asteroidi 2024 YR4 nuk përbën më kërcënim për Tokën
KurioziteteLajmi i fundit

Shkencëtarët: Asteroidi 2024 YR4 nuk përbën më kërcënim për Tokën

Published: February 27, 2025
Shpërndaje

Shkencëtarët thonë se Toka nuk rrezikohet më nga një asteroid i zbuluar kohët e fundit. Pas dy muajsh vëzhgimesh, shkencëtarët kanë përjashtuar pothuajse çdo mundësi rreziku për planetin tonë nga asteroidi 2024 YR4, thanë të martën NASA dhe Agjencia Evropiane e Hapësirës.

Gjatë javëve të kaluara, përllogaritjet paraprake të shkencëtarëve tregonin për një shkallë prej 3% të shanseve që asteroidi të përplasej me planetin tonë në vitin 2032, duke kryesuar listën e rreziqeve nga asteroidet. Agjencia Evropiane e Hapësirës i ka ulur shanset në 0,001% ndërsa NASA thotë se rreziku i përplasjes është afro 0,0017%. Përllogaritjet tregojnë se asteroidi do të kalojë pranë Tokës në vitin 2032 dhe nuk ka asnjë kërcënim për përplasje gjatë shekullit të ardhshëm.

Paul Chodas, i cili drejton Qendrën e NASA-s për Studimet e Objekteve Afër Tokës, tha se nuk ka asnjë mundësi që probabiliteti të rritet dhe se është përjashtuar mundësia e një përplasje në vitin 2032.

- Publicitet -

“Ky është rezultati që e prisnim gjatë gjithë kohës, megjithëse nuk mund të ishim 100% të sigurt se do të ndodhte”, tha ai përmes një emali.

Por ende ekziston një shans prej 1.7% që asteroidi të mund të godasë hënën më 22 dhjetor 2032, sipas NASA-s. Zoti Chodas pret që shanset të zbehen edhe në këtë rast.

Teleskopët në mbarë botën do të vazhdojnë të gjurmojnë asteroidin ndërsa largohet nga sistemi ynë. Teleskopi Hapësinor Webb do të përpiqet muajin e ardhshëm që të përcaktojë me saktësi madhësinë e asteroidit i cili pritet të zhduket së shpejti nga objektivi i teleskopëve.

I zbuluar në muajin dhjetor, asteroidi besohet të ketë një madhësi 40 metra me 90 metra që qarkullon në sistemin tonë çdo katër vjet.

“Ndërsa asteroidi 2024 YR4 nuk përbën më një rrezik të konsiderueshëm të përplasjes me Tokën, ai ofroi një mundësi të paçmuar” për hulumtime, tha NASA në një deklaratë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Është ndaluar disa herë por është liruar për një rastësi, çfarë e tradhtoi këtë herë vrasësin e trefishtë
  • Djali u përfshi në sherr, babai 69-vjeçar humb jetën nga një ndalim zemre
  • Ish-krahu i djathtë i Ilir Prodës shpallet në kërkim pas një incidenti në Dhërmi
  • Këtë herë, Rama do ta mbajë “retreat”-in në Pogradec në 24 dhe 25 gusht
  • Dronët në Laipcig dhe Gjermania në shënjestrën e strategjisë ruse!

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?