Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shkencëtarët e BE-së: Viti 2023, viti më i nxehtë në histori
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Shkencëtarët e BE-së: Viti 2023, viti më i nxehtë në histori
BoteKuriozitete

Shkencëtarët e BE-së: Viti 2023, viti më i nxehtë në histori

Published: January 9, 2024
Shpërndaje

Viti i kaluar ishte viti më i nxehtë i regjistruar në planet dhe me gjasë viti më i nxehtë në botë në 100.000 vjetët e fundit, tha më 9 janar Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike i Bashkimit Evropian.

Shkencëtarët e kishin pritur këtë konfirmim, pasi shumë rekorde klimatike u thyen vazhdimisht. Që nga qershori, për çdo muaj ishte muaji më i nxehtë në histori krahasuar me muajt përkatës të viteve paraprake.

“Ky ishte një vit shumë i jashtëzakonshëm, në aspektin e klimës, edhe nëse krahasohet me vitet e tjera më të nxehta”, tha drejtori i Shërbimit të BE-së, Carlo Buontempo.

- Publicitet -

Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike i BE-së konfirmoi se vitit 2023 ishte viti më i nxehtë i regjistruar, që kur kanë nisur të regjistrohen të dhënat për temperaturat globale më 1850. Kur u krahasua me të dhënat paleoklimatike, Buontempo tha se ka “shumë gjasa” që viti 2023 është viti më i nxehtë në 100.000 vjetët e fundit.

Mesatarisht, më 2023 planeti ishte 1.48 gradë Celsius më i nxehtë se periudha paraindustriale më 1850-1900, kur njerëzit nisën të përdornin karburantet fosile në shkallë industriale, duke liruar dyoksid karboni në atmosferë.

Më 2015, në Marrëveshjen e Parisit, shtetet u zotuan se do të tentonin të parandalonin që ngrohja globale të kalonte 1.5 gradë Celsius, në mënyrë që të shmangen pasojat e rënda.

Por, bota e ka shkelur këtë synim që i referohet temperaturës mesatare globale prej 1.5 gradë Celsius në dekada por, Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike i BE-së tha se temperaturat në pothuajse gjysmën e ditëve të vitit 2023, arritën në nivele “të paprecedenta”.

Po ashtu, niveli i dyoksidit të karbonit në atmosferë u rrit në nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë, sipas shkencëtarëve të BE-së. Viti 2023, ishte viti i parë që çdo ditë ishte 1 gradë Celsius më i nxehtë sesa në periudhën paraindustriale. Po ashtu, në nëntorin e këtij viti, dy ditë ishin 2 gradë Celsius më të nxehta sesa në periudhën paraindustriale.

Po ashtu, viti 2023 ishte për 0.17 gradë Celsius më i nxehtë sesa viti 2016, që paraprakisht ishte viti më i nxehtë i regjistruar. Shkencëtarët thanë se nxehtësia e regjistruar më 2023 është sinjal se po përkeqësohet ngrohja globale.

Më 2023, bota u përball me ngjarje shkatërruese të motit, me shira dhe vërshime që vranë mijëra njerëz dhe me zjarret më të egra të regjistruara ndonjëherë, shkruan REL.

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nga lulja te gurët, e më tej: Revolta nuk vritet, vetëm kompresohet
  • Rama flet në Paris për protestat në Tiranë: Filluan prej Kushnerit, pastaj mbeti një grup i vogël i dhunshëm
  • Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  • Asambleja e PS, Veliaj kërkesë Sekretarit të partisë dhe SPAK-ut për të marrë pjesë
  • Aksidentohen prej mjegullës rreth 50 makina në Bullgari, 10 viktima dhe 27 të plagosur

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Rama flet në Paris për protestat në Tiranë: Filluan prej Kushnerit, pastaj mbeti një grup i vogël i dhunshëm
  2. shiko foton me kujdes !!! on Rama flet në Paris për protestat në Tiranë: Filluan prej Kushnerit, pastaj mbeti një grup i vogël i dhunshëm
  3. Ermal Iliri on Rama flet në Paris për protestat në Tiranë: Filluan prej Kushnerit, pastaj mbeti një grup i vogël i dhunshëm
  4. ¿? on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  5. Nje mendim on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?