Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Zakonisht lëviz me të qindat e një grade, por këtë herë…” Ajo që thonë ekspertët e motit për korrikun është vërtetë shqetësuese
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > “Zakonisht lëviz me të qindat e një grade, por këtë herë…” Ajo që thonë ekspertët e motit për korrikun është vërtetë shqetësuese
KryesoreLifestyle

“Zakonisht lëviz me të qindat e një grade, por këtë herë…” Ajo që thonë ekspertët e motit për korrikun është vërtetë shqetësuese

Published: August 8, 2023
Shpërndaje

Organizata evropiane që monitoron klimën e ka bërë zyrtare konstatimin: Korriku i vitit 2023 ishte muaji më i nxehtë në Tokë i regjistruar ndonjëherë.

Temperatura mesatare botërore në muajin korrik prej 16.95 gradë Celsius, por këtë vit ishte një e treta e gradës më e lartë sesa rekordi paraprak i regjistruar më 2019, tha Shërbimi për Ndryshime Klimatike, një degë e programit hapësinor të Bashkimit Evropian.

Thyerja e rekordeve të temperaturave globale zakonisht bëhet me të qindat ose me të dhjetat e një grade, prandaj diferenca aktuale është e pazakontë.

- Publicitet -

“Këto rekorde kanë pasoja të rënda për njerëzit dhe planetin që po ekspozohen gjithnjë e më shpesh ndaj ngjarjeve ekstreme dhe intensive”, tha drejtoresha e këtij shërbimi, Samantha Burgess.

Valë vdekjeprurëse të të nxehtit kanë goditur jugperëndimin e Shteteve të Bashkuara, Meksikën, Evropën dhe Azinë.

Disa studime kanë fajësuar ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu, sikurse djegia e qymyrit, përdorimi i naftës dhe i gazit natyror.

I nxehti i korrikut gati “i pamundshëm” pa ndryshime klimatike

Ditët gjatë korrikut ishin më të nxehtat që janë regjistruar ndonjëherë. Temperaturat ishin aq të larta sa që Shërbimi i BE-së dhe Organizata Botërore e Meteorologjisë bënë një njoftim të mëhershëm se korriku pritej të ishte më i nxehti në histori, para se muaji të përfundonte. Njoftimi i 8 gushtit vetëm ka konfirmuar këto konstatime.

Korriku i këtij viti ishte 1.5 gradë Celsius më i nxehtë se në kohët paraindustriale. Më 2015, shtetet e botës u pajtuan që të parandalonin ngrohjen afatgjatë që është 1.5 gradë më e nxehtë sesa në epokën paraindustriale.

Valët e të nxehtit nuk kanë mbaruar

Korriku i këtij viti ishte 0.7 gradë Celsius më i nxehtë sesa mesatarja e regjistruar në këtë muaj në periudhën 1991-2020, tha Shërbimi i BE-së.

Oqeanet e botës, ndërkaq janë për gjysmë gradë më të nxehtë sesa në 30 vjetët paraprak dhe temperatura në Atlantikun e Veriut ishte 1.05 gradë më e nxehtë sesa është mesatarisht.

Ndërkaq, Antarktiku këtë vit ka shënuar nivelin më të ulët të akullit, 15 për qind më pak se mesatarja që regjistron zakonisht në këtë periudhë të vitit.

Botuar në DITA nga REL

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dhuna ndaj të miturës në Fier, arrest në burg dhe në shtëpi për dy nga vajzat, tjetra shtrohet në spital psikiatrik
  • 12 viktima dhe shumë të zhdukur nga zjarret në Spanjë, çfarë i shkaktoi flakët masive
  • Ministria e Arsimit po ndan bileta falas të Kany West për fëmijët e 9-vjeçares, por këngët e tij kanë përmbajtje seksuale!
  • “1 mijë raketa janë gati për t’u lëshuar nëse më vrisni”, Trump kërcënon Iranin: Do t’ju asgjesojmë plotësisht
  • Pensioni që nuk del, 27% e popullsisë në moshë pensioni drejt kufirit të varfërisë ekstreme

Komentet e Fundit

  1. Flamur on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. protestus on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. xxx on Ministria e Arsimit po ndan bileta falas të Kany West për fëmijët e 9-vjeçares, por këngët e tij kanë përmbajtje seksuale!
  4. Kokpalari 21 janarit on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Prind on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?