Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shkencëtarët krijojnë embrionet njerëzore në laborator, nuk përdoren vezë dhe as spermë  
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Enciklopedi > Shkencëtarët krijojnë embrionet njerëzore në laborator, nuk përdoren vezë dhe as spermë  
EnciklopediLifestyleShendetesiTeknologji

Shkencëtarët krijojnë embrionet njerëzore në laborator, nuk përdoren vezë dhe as spermë  

Published: June 15, 2023
Shpërndaje

 

Shkencëtarët kanë arritur që të krijojnë embrione sintetike njerëzish duke përdorur qeliza staminale.

Kjo lloj metode është cilësuar si një arritje revolucionare që “anashkalon nevojën për materialet gjenetike të femrave dhe meshkujve për të bërë ngjizjen.

- Publicitet -

Shkencëtarët pohojnë se këto embrione model, të cilat ngjajnë me ato në fazat e hershme të zhvillimit njerëzor, mund të japin informacion vendimtar për efektet e çrregullimeve gjenetike dhe shkaqet biologjike të abortit të përsëritur.

Megjithatë, kjo është një arritje shkencore që ngre çështje serioze etike dhe ligjore, pasi subjektet e rritura në laboratorë nuk janë në një vijë me legjislacionin aktual në Mbretërinë e Bashkuar dhe as legjislacionin e shumicës së vendeve të botës, raporton The Guardian.

Embrionet sintetike nuk kanë zemër funksionale as ndonjë formë të hershme të trurit, por përfshijnë qeliza që në një fazë të mëvonshme zakonisht do të formonin placentën, qesen e verdhë të vezës dhe vetë embrionin.

“Ne mund të krijojmë shabllone që duken si embrion njerëzor duke riprogramuar qelizat burimore [embrionale] ,” shpjegoi profesoresha Magdalena Żernicka-Goetz e Universitetit të Kembrixhit dhe Institutit të Teknologjisë në Kaliforni gjatë prezantimit të studimit në takimin vjetor të Shoqërisë Ndërkombëtare për.

Nuk ka asnjë perspektivë të përdorimit klinik të embrioneve sintetike në të ardhmen e afërt: implantimi i tyre në mitrën e një pacienti do të konsiderohej i paligjshëm dhe nuk është ende e qartë nëse këto “struktura” kanë madje potencialin për të vazhduar maturimin përtej fazave të hershme të zhvillimit.

Motivimi për studiuesit, siç shpjegon punimi, është të kuptojnë periudhën e zhvillimit të embrioneve të quajtur “kutia e zezë “.

Ky cilësim është zgjedhur duke qenë se shkencëtarët lejohen të rritin embrion në laborator vetëm deri në kufirin ligjor prej 14 ditësh, studimi i zhvillimit mund të vazhdojë vetëm në një fazë shumë më të vonë, përmes ultratingujve dhe dhurimeve të embrioneve për shkencën.

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Është ndaluar disa herë por është liruar për një rastësi, çfarë e tradhtoi këtë herë vrasësin e trefishtë
  • Djali u përfshi në sherr, babai 69-vjeçar humb jetën nga një ndalim zemre
  • Ish-krahu i djathtë i Ilir Prodës shpallet në kërkim pas një incidenti në Dhërmi
  • Këtë herë, Rama do ta mbajë “retreat”-in në Pogradec në 24 dhe 25 gusht
  • Dronët në Laipcig dhe Gjermania në shënjestrën e strategjisë ruse!

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?