Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shkencëtarët thonë se Toka duhet të përgatitet për një takim me UFO-t tani, para se të jetë tepër vonë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Enciklopedi > Shkencëtarët thonë se Toka duhet të përgatitet për një takim me UFO-t tani, para se të jetë tepër vonë
Enciklopedi

Shkencëtarët thonë se Toka duhet të përgatitet për një takim me UFO-t tani, para se të jetë tepër vonë

Published: November 6, 2022
Shpërndaje

Edhe pse Halloween ka mbaruar, shkencëtarët thonë se nuk duhet ta anashkalojmë idenë se mund të ketë një jetë jashtëtokësore.

Një grup i ri në Universitetin e St Andrews në Skoci ka filluar punën duke hartuar një plan se cfarë të bëjmë nëse hasim alienët në Tokë.

Me ndihmën e ekspertëve nga e gjithë bota, ata do të bashkojnë protokolle dhe traktate të fuqishme, si dhe do të vlerësojnë çdo dëshmi të qytetërimeve inteligjente.

- Publicitet -

Puna e tyre përgatitore do të zhvillohet në një qendër të re kërkimore në universitet, kushtuar kërkimit të inteligjencës jashtëtokësore (SETI).

“Fantazia shkencore është e mbushur me eksplorime në shoqërinë njerëzore pas zbulimit dhe madje edhe takimeve me jetën ose inteligjencën në botën tjetër”, tha John Elliott, shkencëtar.

Ai shtoi duke thënë se duhet të koordinojnë njohuritë me gjithë ekspertët, jo vetëm për vlerësimin e provave, por edhe për të marrë parasysh reagimin shoqëror njerëzor ndërsa fillon të marrë jetë komunikimi me jashtëtokësorët.
Shkencëtarët do të menaxhojnë procesin e plotë të kërkimit të provave, konfirmimit të zbulimeve, analizës së tyre të modeleve gjuhësore dhe menaxhimit të përgjigjes së mundshme.

“Dhe koha për ta bërë këtë është tani. Skanimi i sinjaleve me origjinë të supozuar jashtëtokësore për strukturat e gjuhës dhe bashkëngjitja e kuptimit është një proces i përpunuar dhe kërkon kohë gjatë të cilit njohuritë tona do të avancohen në shumë hapa ndërsa mësojmë “gjuhën jashtëtokësore”.

Grupi mendon se i është kushtuar vëmendje e kufizuar pasojave në shoqëri nëse zbulohet inteligjenca e huaj.
Ndërsa Kombet e Bashkuara kanë procese dhe entitete të krijuara për kërcënimin e goditjes së asteroidit, asgjë e ngjashme nuk ekziston për jetën jashtëtokësore.

Në qershor, NASA njoftoi se po fillonte studimin e saj të parë mbi fenomenet ajrore të paidentifikuara (UAP), të njohura gjerësisht si UFO.

Gjatë nëntë muajve, shkencëtarët po shikojnë të dhënat aktuale në UAP dhe përcaktojnë se cilat pamje ndodhin natyrshëm ose nuk ia vlen të investigohen më tej.

Studiuesit e Hub shkruan se interesi shoqëror është rritur ndjeshëm kohët e fundit, për shkak të zbulimit të mijëra planetëve rreth yjeve të largët në galaktikën tonë dhe, më afër ‘shtëpisë’, përmes eksplorimit të botëve të afërta si Marsi dhe Venusi, duke kërkuar për shenja të jetës, e tashme apo e kaluar.

“Zbulimi i mundshëm i jetës jashtëtokësore ka të ngjarë të ngrejë lloje të ndryshme shqetësimesh që do të pasonin zbulimin dhe ne jemi ende krejtësisht të papërgatitur si specie”.

Në korrik, një studim zbuloi se alienët mund të dërgonin mesazhe përmes hapësirës ndëryjore duke përdorur komunikimin kuantik.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    November 6, 2022 at 4:35 pm

    Bota e mbushur me mistere te krijuara nga vete njerezimi.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Po on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. nje shqiptar on Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  4. Ilir Troplini on Leksione morali me Aruba në sfond
  5. Katiu on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?