Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shkencëtarët zbulojnë sekretin: Ja pse Kina ndërtoi “Murin e madh”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > Shkencëtarët zbulojnë sekretin: Ja pse Kina ndërtoi “Murin e madh”
HistoriKryesoreKuriozitete

Shkencëtarët zbulojnë sekretin: Ja pse Kina ndërtoi “Murin e madh”

Published: April 20, 2023
Shpërndaje

 

Shkencëtarët kanë hedhur dritë mbi perandorinë misterioze Xiongnu, shoqërinë e lashtë nomade të Mongolisë, që mbretëroi nga rreth viteve 200 p.e.s., deri në vitin 100 Pas Krishtit dhe që supozohet se e shtyu Kinën perandorake të ndërtonte Murin e Madh.

Fiset e Xiongnu u konsideruan kërcënimi kryesor nga perandori Qin Shi Huang gjatë shekullit të 3-të p.e.s., “Dinastisë Qin”, kur ai vendosi të mbronte Kinën e bashkuar me konceptin e një “Muri të Madh”.

- Publicitet -

Perandori filloi punën në mur në vitin 221 p.e.s. duke lidhur një numër muresh mbrojtëse ekzistuese përgjatë kufirit verior të Kinës, në një sistem të vetëm. Muri u forcua më tej kundër Xiongnu gjatë mbretërimit të perandorit Han Wudi (141–87 pes).

Po cilët ishin Xiongnu-të? Në një studim të ri të botuar në revistën ‘Science Advances’, një ekip kërkimor ndërkombëtar zbuloi detaje në lidhje me strukturën e komunitetit të tyre, pas analizimit të ADN-së së lashtë dhe gjetjeve arkeologjike nga dy varreza të veçanta.

Studimet gjetën një nivel “jashtëzakonisht të lartë” të diversitetit gjenetik nga gjenomet e 17 mbetjeve që ata zhvarrosën, duke treguar se grupi ishte “multietnik, multikulturor dhe shumëgjuhësh”.

Sipas shkencëtarëve, praktika e varrimit la të kuptohet se gratë kishin një rol të rëndësishëm dhe me ndikim, pasi u konstatua se ato kishin varre individuale të statusit më të lartë. Ato gjendeshin në arkivole të përpunuara që shfaqnin emblemat e arta të diellit dhe hënës – simbolet e fuqisë Xiongnu. Në një varr që mbante eshtrat e një gruaje, shkencëtarët gjetën gjithashtu mbetjet e gjashtë kuajve dhe një karroce.

Profesorja e asociuar e Universitetit të Harvardit, Christina Warinner,  vuri në dukje se “fëmijët morën trajtim të ndryshëm mortor në varësi të moshës dhe gjinisë”. Ata zbuluan se djemtë adoleshentë varroseshin me harqe dhe shigjeta, njësoj si burrat e rritur.

Choongwon Jeong, një profesor i asociuar i shkencave biologjike në Universitetin Kombëtar të Seulit, tha se anëtarët e shoqërisë Xiongnu përdorën martesën dhe lidhjen farefisnore për të ndërtuar perandorinë e tyre.

Ndikimi i Xiongnu shtrihet te Genghis Khan dhe Perandorinë e tij Mongole, midis perandorive të tjera nomade pasardhëse.

Bryan Miller, arkeologu i projektit dhe asistent profesor i artit dhe arkeologjisë në Universitetin e Miçiganit, theksoi në një e-mail për CNN:

“Xiongnu” ishte emri i një dinastie jo një populli, në vetvete; por ai regjim dinastik ndikoi shumë te popujt brenda mbretërive të tij dhe la një trashëgimi të fuqishme në Euroazi. Shumë grupe të mëvonshme përvetësuan emrin e fuqishëm të Xiongnu (ose Hunnu) ndërsa krijuan regjimet e tyre, duke çuar në përjetësimin e të ashtuquajturave entitete “hunike”, madje deri në atë të Attilës dhe Hunëve në skaj të Europës”.

a.q./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dronët në Laipcig dhe Gjermania në shënjestrën e strategjisë ruse!
  • Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV nuk jep emër për kryetar
  • ‘Bunkerizim i gjykatës’: Rregullorja e re e GJKKO cenon aksesin e gazetarëve
  • Zjarri në Mallakastër del jashtë kontrollit, kërkohet ndërhyrje nga ajri
  • Bisedime për paqe dhe diplomaci lufte me Rusinë

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?