Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Shkoni me prostituta në vilën e Radoiçiçit, ka xhirime”, Policia e Kosovës reagon pas akuzave të PDK
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > “Shkoni me prostituta në vilën e Radoiçiçit, ka xhirime”, Policia e Kosovës reagon pas akuzave të PDK
KosovëLajmi i fundit

“Shkoni me prostituta në vilën e Radoiçiçit, ka xhirime”, Policia e Kosovës reagon pas akuzave të PDK

Published: May 2, 2026
Shpërndaje

Policia e Kosovës ka reaguar pas deklaratave të ish-deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, bërë në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN, se në vilën e terroristit serb Milan Radoiçiç në Brezovicë, zyrtarë të Vetëvendosjes kanë organizuar festa me prostituta.

Në emisionin e datës 29 prill, gjatë një debati me deputetin e Vetëvendosjes Adnan Rrustemi, Berisha deklaroi: “Ju shkoni me prostituta në vilën e Radoiçiçit. Ke xhirimet e festës me vajza të reja”.

“Policia e Kosovës, referuar kërkesave dhe pyetjeve të adresuara nga media dhe gazetarë rreth deklarimeve, keqpërdorimeve dhe çështjeve të ndryshme se kinse kanë ndodhur në ‘Villën e Radojçiçit’ në Mitrovicë Veri, sqaron dhe njëherësh informon se: Policia e Kosovës, sipas detyrës dhe autorizimeve zyrtare, që nga koha e marrjes së objektit në mbikëqyrje për siguri, ka të vendosura njësitë e saja policore të profileve të ndryshme, të cilat kujdesen për sigurinë e objektit dhe hapësirës përreth.

- Publicitet -

Objekti sigurohet nga zyrtarët policorë dhe i njëjti vëzhgohet 24 orë nga kamerat, të cilat mbikëqyren nga zyrtarët policorë dhe qendra operative.

Çdo lëvizje apo hyrje-dalje në këtë objekt, monitorohet nga policia dhe se hyrja-dalja, bëhet vetëm nga personat e autorizuar që u lejohet qasja, siç janë zyrtarët policorë, zyrtarët e mbrojtjes së afërt, zyrtarët institucional dhe vetëm personat që marrin leje të caktuar dhe në asnjë rast nuk lejohen persona të tjerë apo civil”.

“Bazuar në procedurat policore, mbikëqyrjen strikt të objektit dhe vëzhgimit të objektit nga kamerat, njoftojmë mediat dhe opinionin e gjerë se në këtë objekt nuk është zhvilluar asnjë aktivitet i kundërligjshëm apo çështje që pretendohet apo deklarohet nga individ të caktuar në media.

Policia e Kosovës, do të vazhdojë të ofrojë siguri në mbar vendin, përfshirë në objektin në fjalë në Mitrovicë Veri dhe se do të mbajë të informuar drejt mediat dhe qytetarët me qëllim të parandalimit të dezinformimit të qytetarëve dhe njollosjes se personave, zyrtarëve të cilët kujdesen për sigurinë dhe rendin kushtetues”, shtoi policia.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Patriot says:
    May 2, 2026 at 5:24 pm

    Ku eshte e keqja ketu? Edhe Tramp shkonte te ishulli Epstein dhe eshte presidenti i gjithe botes.

    Reply
  • Bruno says:
    May 3, 2026 at 5:39 am

    Mose humbisni kohe,me te degjeneruarit,me spiunt e hajdutet e pdk e te ldk,,me kta nuke ja vlen te merreni fare,fare.

    Reply
    • Asllani says:
      May 3, 2026 at 8:25 am

      Udbashët e motshëm të LDK bëjnë gara me ata të VV kush do mbldhe më shmë pika nga punëdhënësit serbë. Sulmet kundra UÇK dhe lënjen në burgë të Çlirimtarëve i kanë bë prioritet të tyre. Kosovarët në shumicë analfabetë……

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Enigma e Zvërnecit: Pse po heton SPAK investimin në kulmin e protestave
  • Ata të rinj që janë në shesh…
  • Një oktalog mbi ngjashmëritë mes Ramës dhe Trumpit
  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  • Aksidentohet urbani i “Unazës” në Tiranë, plagosen pasagjerët

Komentet e Fundit

  1. ¿? on Nga Partia Socialiste te Partia e Resorteve
  2. demo on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  3. Cen Durimadhi on E fshehu në emër të Igli Tares, SPAK sekuestron një nga vilat e Ballukut në Dhërmi
  4. TRENI on Rama “ndërron armikun e jashtëm”për Zvërnecin, heq dorë nga grekët: Pas protestës në Tiranë janë iranianët!
  5. capi on Rama “ndërron armikun e jashtëm”për Zvërnecin, heq dorë nga grekët: Pas protestës në Tiranë janë iranianët!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?