Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shkumbini gërryen brigjet dhe kërcënon të ardhmen e Vilë Bashtovës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shkumbini gërryen brigjet dhe kërcënon të ardhmen e Vilë Bashtovës
AktualitetKronike

Shkumbini gërryen brigjet dhe kërcënon të ardhmen e Vilë Bashtovës

Published: November 1, 2026
Shpërndaje

Nga Gëzim Kabashi

Erozioni i lumit Shkumbin po kërcënon rrugën turistike dhe investimet në bregdetin e Vilë Bashtovës, ndërsa banorët thonë se ndryshimi i rrjedhës u ka marrë tokat bujqësore dhe po rrezikon të ardhmen e fshatit.

Tetori po mbyllet me ditët e fundit me diell, por në Vilë Bashtovë, rreth 18 kilometra larg Rrogozhinës, sezoni turistik duket se ka përfunduar.

- Publicitet -

Ndryshe nga shumë zona të tjera të bregdetit shqiptar, banorët këtu i kanë rezistuar tundimit për të ndërtuar shtëpi prej betoni buzë detit. Godinat prej druri, të ngritura mes bregdetit dhe pyllit me pisha, kanë mbetur të heshtura pas largimit të pushuesve.

Por kërcënimi për të ardhmen e turizmit në këtë zonë nuk vjen nga ndërtimet. Ai po afrohet nga rrjedha e poshtme e lumit Shkumbin.

“Halli i vërtetë për Vilë Bashtovën prej shumë vitesh mbetet grykëderdhja e padisiplinuar e Shkumbinit,” tha për BIRN Arben Tepelena, i cili menaxhon një biznes turistik në zonë.

Sipas tij, erozioni po e zhvendos kthesën e fundit të lumit drejt veriut, duke e afruar rrjedhën gjithnjë e më shumë me rrugën turistike, e cila tashmë ndodhet vetëm katër deri në pesë metra larg ujit.

“Pastaj mund të na marrë lumi të gjithëve,” paralajmëroi Tepelena.

I shtrirë mes tokave bujqësore, pyjeve me pisha dhe brigjeve të Adriatikut, pranë grykëderdhjes së lumit Shkumbin, Vilë Bashtova është një fshat i Bashkisë Rrogozhinë, historia e të cilit është e lidhur ngushtë me lumin dhe detin. Në Mesjetë, Bashtova shërbente si qendër e tregtisë së drithërave, ndërsa në shekullin XV venecianët ngritën aty një kala për të kontrolluar rrugët tregtare drejt Adriatikut.

Një makinë në brigjet e lumit Shkumbin, pranë fshatit Vilë Bashtovë

Gjatë regjimit komunist, fshati u kthye edhe në vend internimi për familjet e përndjekura politikisht, gjurmët e të cilave ruhen ende në ndërtesat e asaj periudhe. Sot, bujqësia dhe turizmi bregdetar përbëjnë burime jetese për banorët, por erozioni i lumit Shkumbin dhe shpopullimi po vënë në pikëpyetje të ardhmen e fshatit.

Kërcënimi është më i dukshëm në shtigjet që lidhin rrugën të plazhit me brigjet e lumit, aty ku Shkumbini ka gërryer vit pas viti tokën që e ndan nga karrexhata e asfaltuar.

Ujërat në pamje të parë rrjedhin qetësisht, por qetësia është mashtruese. Përmbytjet janë të shpeshta dhe gërryerja e brigjeve po bëhet gjithnjë e më e dukshme.

Shqetësimi i banorëve mbështetet edhe nga ndryshimet e vërejtura në terren. Gjatë një vizite të BIRN pesë vjet më parë, distanca mes rrugës dhe lumit ishte të paktën 30 metra.

Në vitin 2021, Tepelena paralajmëronte se, nëse nuk ndërhyhej, rrjedha e Shkumbinit do të ndryshonte hartën e zonës, duke rrezikuar të përpinte rrugën turistike dhe investimet përreth. Pesë vjet më vonë, paralajmërimi i tij duket gjithnjë e më pranë realizimit.

Shkumbini, i njohur historikisht edhe si një kufi simbolik mes dialekteve të gegërishtes dhe toskërishtes, po kërcënon të ndryshojë sërish rrjedhën e tij, këtë herë në drejtim të plazheve të Spillesë.

Shkrimtari kavajas Nazmi Roli kujton se në antikitet romakët e quanin lumin Genusus dhe se grykëderdhja e tij ka ndryshuar disa herë gjatë historisë.

Sipas Rolit, burimet historike dhe gjetjet e herëpashershme në terren sugjerojnë se rreth dy mijë vjet më parë lumi derdhej më në veriperëndim, mes plazheve të sotme të Spillesë dhe Karpenit.

Ai thotë se gjatë shekullit të kaluar brigjet dhe rrjedha e lumit mbroheshin nga prita me gurë dhe blloqe betoni, struktura që, sipas tij, prej kohësh mungojnë.

Më larg rrjedhës së lumit ngrihet Kalaja e Bashtovës, monumenti venecian që është restauruar së fundmi dhe mbetet një nga atraksionet kryesore historike të zonës.

Të dielën e shkuar në mesditë, në kala ndodhej vetëm një familje vizitorësh. Shërbimi i guidës kishte përfunduar bashkë me sezonin veror.

Në bar-kafenë përballë kalasë, Sinan Shala, ish-kryetar i njësisë administrative, tregon se ndryshimi i hartës së Vilë Bashtovës nuk është thjesht një kërcënim për të ardhmen. Për shumë familje, ai ka sjellë tashmë pasoja konkrete.

“Gërryerja e lumit në krahun e fshatit tonë i ka ‘transferuar’ 730 hektarë toka bujqësore të Vilë Bashtovës drejt Bashkisë së Divjakës,” tha Shala për BIRN.

Sipas tij, zhvendosja e rrjedhës së lumit ka bërë që qindra familje të fshatit të humbasin tokat e tyre bujqësore.

“Me një fjalë, 180 familje të fshatit tonë, për shkak të lumit, i kanë humbur tokat e tyre,” shtoi ai.

Por krahas erozionit dhe humbjes së tokave bujqësore, fshati po përballet edhe me largimin e banorëve.

Shala thotë se shumë familje janë shpërngulur, ndërsa shkolla e fshatit ka mbetur me më pak nxënës sesa mësues.

“Familja e djalit tim banon në Tiranë, por Gilani, nipi im shtatëvjeçar, këtë vit shkollor iu shtua 13 nxënësve dhe 17 mësuesve të shkollës,” tregoi ai. “Përpiqemi ta ruajmë kështu Vilë Bashtovën,” përfundoi Shala.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • FOTO: Një arkë e mbushur me euro në vilën e Ballukut, SPAK e gjeti foton në telefonin e bashkëshortit të pastrueses në Dhërmi
  • Shkumbini gërryen brigjet dhe kërcënon të ardhmen e Vilë Bashtovës
  • Dekriminalizimi nuk imponoi standardin e pastërisë në politikë
  • Afrimi me Izraelin, pragmatizëm diplomatik apo politikë personale e Ramës?
  • Dy botë në një shesh: Protesta e së shtunës nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe partisë së Berishës

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Dy botë në një shesh: Protesta e së shtunës nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe partisë së Berishës
  2. amerikanino on VIDEO: Ministri i Jashtëm rus Lavrov mbërrin në SHBA me veshje të pazakontë pas 20 orësh fluturim
  3. return of the saint on Trazira në rrugë, akuza për grusht shteti: Polonia në kaos, përplasje e ashpër mes qeverisë Tusk dhe Gjykatës Kushtetuese
  4. Regjimet si Diktatura me kozmetike on Dy botë në një shesh: Protesta e së shtunës nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe partisë së Berishës
  5. konjukturalizem gjeopolitik on Trazira në rrugë, akuza për grusht shteti: Polonia në kaos, përplasje e ashpër mes qeverisë Tusk dhe Gjykatës Kushtetuese

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?