Nga Viktor Malaj
“Politika është mjeti që përdorin njerëzit pa parime për të udhëhequr njerëzit pa kujtesë” – Volter
Përveç problemeve të përditëshme dhe ngushtësisë së jetesës, shqiptarët po i lodh gjithnjë e më shumë zallamahia, imoraliteti dhe paparimësia e luftës politike në Shqipëri. Mund të konkludohet me lehtësi, nëse duam të jemi të arsyeshëm dhe me integritet moral e qytetar, se populli shqiptar ndodhet sot në një situatë dhe mëdyshje delikate sa i përket qeverisjes së vendit dhe përmirësimit të kushteve të jetesës. Nga njëra anë, kemi një qeverisje 11 vjeçare me shumë arritje por edhe mjaft të kalbur sa i përket përfshirjes në korrupsion dhe, nga ana tjetër, kemi një amalgamë individësh dhe forcash politike opozitare, të cilat kanë dëshmuar tej çdo dyshimi, se janë të korruptuar, të inkriminuar dhe të padenjë për të qeverisur vendin. Përkohësisht, pas shpalljes non-grata të babait politik të korrupsionit dhe krimit politik, Sali Berishës, besohej se opozita do të kthjellohej dhe, për interesin e Shqipërisë dhe të asaj vetë, do të shkelmonte berishizmin dhe, pas një katarsisi të sinqertë, do të bëhej e denjë për riqeverisje. Mirëpo, ndodhi krejt e kundërta. Shumica e saj u vu në garë për të na dëshmuar se kanë qenë dhe mbeten shpirtërisht, moralisht dhe politikisht bijtë e berishizmit dhe, si të tillë nuk meritojnë as vëmendje, as respekt dhe, aq më pak, kurrfarë besimi popullor.
***
Shteti ligjor nuk ndërtohet duke përbuzur vendimet gjyqësore
Parlamenti shqiptar ka neglizhuar prej rreth një viti një vendim të Gjykatës Kushtetuese të RSH lidhur me trajtimin e ligjshmërisë së mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Zvarritja e të vepruarit në përputhje me këtë vendim e detyroi Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, znj. Holta Zaçaj të shprehej se “Është vërtetë një situatë e pazakontë dhe e pamundur për të ndodhur në një shtet demokratik. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohen dhe zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese përbën, në fakt, zbatimin e vetë Kushtetutës. Çdo vendim duhet të zbatohet. Nuk ka një rrugë tjetër, nuk ka një mekanizëm tjetër… Institucionet, të cilat janë të ngarkuara për të zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese, duhet të sillen në mënyrë Kushtetuese”.
Ministri Bledi Çuçi nxitoi të pohonte se Parlamenti nuk e kishte neglizhuar zbatimin e atij vendimi dhe u vërdallos në disa “argumente” pa vlerë për të na bindur. Është gjë pozitive që, më në fund, këtë javë Parlamenti po i nënshtrohet ligjit dhe Kushtetutës lidhur me problemin në fjalë. E vërteta është se institucionet shtetërore, në qendër dhe ato lokale jo rrallë herë janë përpjekur t’i zvarrisin dhe “interpretojnë” vendimet gjyqësore, gjë që bije ndesh me Kushtetutën.
***
Gazment Bardhi dhe Babale 2
Kohët e fundit, politikani pa kurrfarë integriteti Gazmend Bardhi doli në publik dhe shpalli të njëjtën gënjeshtër që partia e tij e kishte lëçitur dhjetë vjet më parë, por pa sukses. Pra, ai doli dhe pohoi publikisht se në dosjen e çështjes penale “Xibraka” ndodhej edhe emri i z. Olsi Rama, vëllait të kryeministrit Rama, por, sipas tij, prokuroria e kishte fshehur. Madje, megjithëse me diplomë juristi, ai pohoi se i kishte dërguar një letër SPAK-ut, me të cilën i kërkonte nisjen e hetimeve për personin në fjalë. Edhe juristët e Plepave të viteve ’90 e dinë se organet hetimore nuk marrin rekomandime për fillimin e ndjekjeve penale nga zyrtarët në pushtet apo opozitë, por ato pranojnë kallëzime penale të shoqëruara me prova për veprimtari të mundshme kriminale.
Merreni me mend tani çfarë mjerimi institucional do të ishte sikur një njeri të tillë si Bardhi ta kishin shqiptarët në postin e Ministrit të Drejtësisë apo Kryeprokurorit! Dhe, jo vetëm kaq por, kur z. Olsi Rama njoftoi se e kishte paditur Bardhin për “kallëzim të rremë”, ndërsa i vëllai Kryeministër i hodhi poshtë me përbuzje akuzat e rreme të tij, Bardhi reagoi duke thënë se “Siç e patë Rama nuk e kundërshtoi përmbajtjen e dosjes…”. Tani lind pyetja: Ky Bardhi është torollak apo maskara xhanëm? Nëse dosja do ta përmbante emrin e O. Ramës apo do të kishte pasur prova për përfshirjen e tij në veprimtari kriminale, ai do të ishte trajtuar dhe dënuar tashmë nga gjykatat. Këtu çështja është që Bardhi pa integritet iu shet shqiptarëve për të vërtetë gjëra që nuk ndodhen në dosje por që ai dëshiron të ishin.
Gazment Bardhi duhet të shkojë në gjykatë dhe të provojë pretendimet e tij dhe, ose Rama duhet dënuar, nëse Bardhi sjell prova për pretendimet e tij, ose Bardhi duhet dënuar për shpifje, dhe jo për “kallëzim të rremë”, siç e ka paditur gabimisht Olsi Rama.
***
Shteti humanist dhe shteti komercialist
Një raport i KLSH-së tregonte se, nga kontrollet e ushtruar në sistemin mjekësor, rezultonte se Spitali Onkologjik dhe disa spitale rajonale vazhdonin “të mbanin buxhete historikë” që nuk ndryshojnë në vite, ndërsa numri i pacientëve të tyre shtohej çdo vit. Akoma më keq ishte fakti se për sëmundjet tumorale prej disa kohësh nuk punonte aparati i Brakiterapisë, ndërsa Ortovoltazhi nuk funksiononte qysh nga 2 nëntori i vitit 2022.
Këtu ka vend për çudi dhe për revoltë qytetare, pasi gjëra të tilla lidhen drejtpërdrejt me shëndetin dhe (sidomos) me jetën e qytetarëve. Një qeverisje e përgjegjshme do të duhej të kishte dhënë alarmin dhe aparatura të tilla do të ishte dashur të riparoheshin ose zëvendësoheshin urgjentisht. Po ashtu, buxheti shtetëror për mjekësinë do të ishte dashur të vinte në rritje çdo vit. Ndërtimi i rrugëve, urave, hekurudhave apo edhe resortëve turistike ka rëndësinë e vet, por ato që i japin shtetit karakter human janë, së pari, investimet në mjekësi, arsim dhe kulturë. Një shtet që siguron shtatëmbëdhjetë firma për një tender rrugësh brenda 24 orëve por që lejon mospasjen e aparaturave jetike mjekësore për një apo disa vite mund të jetë një shtet komercialist, por kurrsesi humanist.
***
Ushtria e të korruptuarve lufton korrupsionin
A ka turp më të madh dhe fyerje më ekstreme se kur shqiptarëve iu përbetohen për të luftuar korrupsionin pikërisht ata që populli i ka larguar nga pushteti si të korruptuar dhe Perëndimi i ka damkosur si “përkrahës të korrupsionit madhor” ?! Kur figurat kryesore politike të opozitës iu premtojnë shqiptarëve luftë kundër korrupsionit, shqiptarët me sadopak kujtesë dhe integritet moral e qytetar sjellin ndërmend videon korruptive me zë e figurë të Ilir Metës duke bërë pazare me 7 përqindëshat e tenderave, sjellin ndërmend shkuarjen demonstrative të Sali Berishës në shtëpinë e zëvendësit të tij “për një gotë verë” një natë përpara se të jepej vendimi gjyqësor për korrupsion kundrejt zëvendësit të tij në qeveri (si karshillëk ndaj popullit dhe kujtesë për gjykatën). Shqiptarët kujtojnë mbylljen e çështjes penale me urdhër pushtetar kundër ministrit berishist Lulzim Basha për “humbjen” e 235 milion eurove në ndërtimin e Rrugës Milot-Morinë, sjellin ndërmend aferat CEZ-DIA, Kompleksin Sportiv “Partizani”, ARMO-n dhe qindra të tjera.
Shikoni tani tragjikomedinë që luhet përpara shqiptarëve: Sali Berisha, i damkosur si i korruptuar nga “rreziku anglo-amerikan” dhe i arrestuar në shtëpi nga gjykata për veprime korruptive në favor të familjarëve të vet, iu drejtohet shqiptarëve nga frëngjia e katit të tettë: “Miqtë e mi! Korrupsioni është mynxyrë e madhe, është rrënimtar”. Nga ana tjetër, bashkëpunëtori i tij, i shpëtuari prej tij dhe sivëllai i tij, z. Ilir Meta pohon me krenari dhe me paturpësi se “Sali Berisha është legjenda e ballkonit. Sali Berisha është i lirë sepse është në zemrat e të gjithë atyre njerëzve që kanë dinjitet… Hajde nënë Liza o burrneshë. Kjo fara e keqe e Rilindjes nuk i do nënat shqiptare… Jam 24 orë në përkrahje dhe solidaritet, kundër një akti skandaloz, të turpshëm që është ndërmarrë ndaj një politikani”. Mos o Zot të kenë të gjithë shqiptarët dinjitetin e Metës dhe çetës së tij!
Mos u fyej po deshe nga aleanca e paturpshme, e papenduar dhe e pandreqshme e shefave shqiptarë të korrupsionit që të japin leksione morale kundër korrupsionit dhe të premtojnë “Shqipërinë demokratike”, megjithëse janë damkosur ndërkombëtarisht si “minues të demokracisë”!
Shikoni me vëmendje edhe figurinat politike që vijnë rrotull tyre, bëjnë sikur largohen për “motive parimore e morale” dhe pastaj shndërrohen shpejt në dishepuj, zëdhënës dhe avokatë të të korruptuarve të mëdhenj. Duke qenë njerëz pa kurrfarë virtytesh dhe as parimesh, ata shfaqen sot e kundërta e asaj që na shiteshin dje. Gazment Bardhi na thoshte dje se: “Sali Berishës nuk ka Zot që ia heq njollën e zezë amerikane” dhe se Flamur Noka ka bërë vila 800 mijë euroshe në Lalëz me paratë e tenderave korruptivë kur ishte Ministër i Brendshëm. Tani, po kjo figurinë politike boshe dhe e padinjitetëshme vihet në rolin e avokatit të Sali Berishës, bëhet zëvendësi i tij partiak dhe, së bashku e përkrah F. Nokës bredhin nëpër Shqipëri duke u betuar për luftë kundër korrupsionit. Dhe të gjitha këto deklarime dhe qëndrime bëhen dhe mbahen në harkun e pak muajve. Hall i madh dhe turp i pashoq!
***
“Shoku Enver” s’i shpëton dot të korruptuarit
Është bërë zakon që skifterë të ndryshëm politikë, majtas e djathtas, kur duan të sugjestionojnë popullin në përpjekje për t’iu shmangur përgjegjësive të tyre morale, i përmendin “shokun Enver” si për t’iu thënë: Mos na bezdisni se po ju sjellim gogolin!
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj, ndërsa mund të sqaronte me pak fjalë mospajtimin e tij me aktet e supozuara korruptive të vartësve të vet dhe mos dijeninë e tij për to, preferoi të na gajasë duke u shprehur: “Ku jemi këtu, në komunizëm? Kur shoku Enver iu vinte mbrapa një parti të tërë e një armatë të tërë me spiunë të gjithë zyrtarëve të shtetit, deri tek vrima e çelësit të shtëpisë së tyre?!
Dikush, më i mençur dhe më i pjekur se ai, duhet t’i tregojë z. Veliaj se “shoku Enver” ka qenë një diktator por korrupsionin nuk e luftonte duke “iu vënë mbrapa zyrtarëve armatat partiake dhe të spiunëve”, por duke vënë në punë organet e specializuara përkatëse të luftës kundër korrupsionit dhe ata që vidhnin paratë e popullit i varte në shesh dhe nuk i ngrinte në detyra shtetërore dhe as i dënonte me “shërbim prove” apo 2-3 vjet burg siç veprohet sot për megahajdutët e miliona eurove. Të korruptuarit i shpëton vetëm ndëshkimi ligjor ose mosdhënia e detyrave shtetërore dhe jo “shoku Enver” apo të vdekur të tjerë.
***
Reforma në Drejtësi dhe armiqtë e saj
Të gjithë njerëzit me mend dhe ndjekës të vëmendshëm të zhvillimeve politike e sociale të Shqipërisë e kanë të qartë si dritën e diellit se legjislacioni për Reformën në Drejtësi u miratua “unanimisht” vetëm pasi diplomacia perëndimore në Tiranë, në kundërshtim me statusin e vet, por në shërbim të shqiptarëve, i shtrëngoi dhe i kërcënoi shumicën e deputetëve të opozitës aktuale.
Qysh atëherë u pa qartë kush ishte kundër asaj Reforme dhe pse ishte kundër. Pasi u miratua legjislacioni dhe filloi veprimtaria e organeve të vetingut, drejtuesit kryesorë të opozitës nisën ta quajnë Ramaforma dhe të shprehen kundër kësaj reforme, edhe pse po bëhej nën mbikëqyrjen perëndimore. Është e sigurt se edhe shumëkush prej përfaqësuesve dhe zyrtarëve të të gjitha shkallëve të pushtetit të sotëm nuk e kanë dashur dhe as e duan atë Reformë.
Mirëpo, dallimi thelbësor midis shumicës në pushtet dhe figurave e figurinave politike të opozitës qëndron jo vetëm në faktin se legjislacioni për Reformën u përgatit dhe u miratua gjatë kësaj qeverisjeje, por sepse, përgjithësisht, “elita” politike qeverisëse i përkrah teorikisht dhe praktikisht organet e dala nga kjo Reformë.
Opozita aktuale, duke përfshirë edhe PL-në e Ilir Metën, atëherë në pushtet, e donin dhe e duan Reformën në Drejtësi me kusht që ajo të mos jetë “Ramaforma”, por “IlirSaliForma”, pra e tillë që të ruante në institucionet e drejtësisë të gjitha veglat dhe shërbëtorët e tyre, në mënyrë që këta të livadhisnin dhe të mos jepnin kurrë llogari. A i shikoni si “alarmohen”, gjëmojnë e mallkojnë faktin që Sali Berisha ndodhet në ndjekje penale dhe arrest shtëpie si i dyshuar për korrupsion dhe hiqen sikur nuk e shohin se qindra zyrtarë të shumicës qeverisëse, drejtorë në ministri, ministra, zëvendëskryeministri dhe kryetarë bashkish ndodhen të arrestuar në burg. E, megjithatë, na përrallisin përditë se organet e drejtësisë janë vegla të Kryeministrit dhe po përdoren për të goditur opozitën.
Cilën opozitë?! Për çfarë kanë bërë, në pushtet dhe opozitë, do të duhej që qindra zyrtarë të tyre të ishin sot e përherë pas kangjellave të burgjeve. Ata duan që sot të hetohen e dënohen vetëm zyrtarët aktualë, por jo ata, në mënyrë që ta mashtrojnë popullin duke i thënë: Ja cilët janë të korruptuarit, ndërsa ne jemi shpëtimtarët tuaj dhe kalorësit e luftës antikorrupsion! Në të vërtetë, megjithëse me mjaft të meta, po të ekzistonin këto organe drejtësie kur ata qeverisnin nuk do të kishte vend në burgjet shqiptare për t’i mbajtur të korruptuarit. Mirëpo, atëherë ekzistonte drejtësia e tyre, ajo drejtësi që ata betohen se do ta rikthejnë, ajo drejtësi që shpalli të pafajshëm zëvendëskryeministrin të cilin, me zë dhe figurë, e panë të gjithë shqiptarët duke planifikuar përlarjen e fondeve shtetërore.
Me gjithë të metat e panumërta që manifeston, z. Rama, jo për të parën herë, pohoi se “Goditjet e SPAK-ut ndaj kujtdo qoftë në radhët e ekzekutivit në çdo nivel të qeverisjes, që ka shkelur ligjin, ne nuk i përjetojmë si gjëma, as si fajësi kolektive, por si një ndihmë të paçmuar në luftën kundër korrupsionit”.
Nga ana tjetër, i korruptuari me damkë Sali Berisha, për të njëqindtën herë, pasi ka kërcënuar, shpifur e fyer gjyqtaren e GJKKO që drejton procesin kundër tij, iu hakërrye drejtuesit të SPAK-ut duke thënë se “Altin Rama, fytyra më e shëmtuar e drejtësisë së re, njeriu më i inkriminuar i saj, simbol i shëmtuar i korrupsionit, i gjobave… Afati yt ( në detyrë ) do të të kushtojë shumë dhe rëndë. Ndaj dhe Skrapi i partisë dhe larot e tij duhet të marrin përgjigjen që meritojnë”.
Nga llogorja e hipokrizisë, mashtrimit dhe frikës së ndëshkimit, Ilir Meta iu përgjigj aleancës imorale dhe antidrejtësi të “minuesit të demokracisë”, duke u shprehur: “Ramaformën do ta hedhim në koshin e plehrave të historisë bashkë me “Dvoranët” e saj të keqpërdorur”.
Nënkryetari famëkeq i Rithemelimit, Flamur Noka betohej se “SPAK-un do ta shkrijmë sapo të vijmë në pushtet”, ndërsa një spurdhjak dhe kopuk politik si K. Balliu shprehej se “Altin Dumani ka pranuar vetë si ndonjë terrorist i kuq apo bos Mafjeje se…”.
Dhe, në fund, tre fakte shumë domethënëse lidhur me drejtësinë dhe qasjen ndaj saj: Ndërsa zëvendëskryeministri i kësaj qeverisjeje (që, sipas opozitës, paska uzurpuar drejtësinë), z. Ahmetaj ndodhet nën urdhër-arrest me burg për korrupsion, ish-zëvendëskryeministri i qeverisjes Berisha (që premton sot drejtësi të pavarur), z. Ilir Meta u shpall i pafajshëm për korrupsion pasi shefi i tij i shprehu solidaritetin duke e vizituar në shtëpi një ditë përpara vendimit gjyqësor, megjithëse askush në Shqipëri nuk dyshon në aferën e tij korruptive.
Tjetra: Këta që na premtojnë shtetin ligjor dhe luftë kundër korrupsionit sapo të rikthehen në pushtet, kanë filluar t’i gradojnë politikisht si drejtues të partisë në qarqe ish-gjyqtarët e hequr nga Vetingu si të korruptuar?!
Fakti më domethënës për hipokrizinë, pafytyrësinë, por edhe mendjelehtësinë e armiqve të Reformës në Drejtësi është demonstrimi publik i përkrahjes së përditshme të Atit të tyre politik e shpirtëror, mbajtja e tij si drejtues partie dhe kandidat për kryeministër, megjithëse në arrest shtëpie për korrupsion dhe i shpallur non-grata për të njëjtën gjë, dhe, nga ana tjetër kërkesa për dorëheqje ndaj Kryeministrit apo kryetarit të bashkisë Tiranë pse dikush nga administrata e tyre po ndiqet penalisht për korrupsion (?!). O tempera, o mores!
Dhe, hajde pastaj e çuditu pse shumica dërmuese e shqiptarëve vazhdojnë t’i përbuzin dhe braktisin si njerëz plotësisht të padenjë për t’iu besuar çfarëdo përgjegjësie.
—–
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
Po or po,,Shoku enver e ka fajtin!!!
Shoku enver po te kishte qene me rradake ne rregull,ato armet qe grumbulloi per 40 vjet,t`i kishte shitur vete,,kishte grumbulluar valute mos vuante fare populli per mish e per kos,per importe,per exporte.
Sai shiten kopilat e demokracise. Nje cope Zen behet zengjin me armet e enver hoxhes.
Ne mes tuaj kam qendruar,
a nuk me shihni or te urur?
kam nderru faqe e kam nderru emer,
kam nis qe topin ta gjuaj me themer,
por ama zakonin baze nuk e kam harruar,
ne pushtet gjer ne vdekje per te mbreteruar,
dikur ju kam rrejt me Socializmin e bekuar,
sot po ju rrej perdite me Rilindje te premtuar,
qe ta mbyll muhabetin e per sa thame,
emrin nga Enver tani e kam bo EdRam.
QI o breshke QI se t♪7 ka ardhur ‘Dita’!?
Gjithë ky hartim paçavure
per të fshirë mender SUMËN
Me thene te drejten mendova
se per autore kish Grida SUMËN!
Dhe e dini pse isha kaq i bindur
Se vetem shQIna e dredh si PELIVANI
Ku ne tere kete hartim paçavure
nuk permendet byth Qiri,SALIANJI!
Per tere ata shqiptare
qe akoma e njohin ‘VEDVEDIN
Sot i denuari Salianj byth qiri
Ka marre peng bordello-PARLAMENTIN!
Te besh hartime paçavure,pas 33 vjet
Me ‘demokraci’,opozite,QI VERRI
Nderkohe qe shqiptaret kan ngelur pa shtet
ose te kesh lindur idjot ose te jesh ‘SALI?!
Te vazhdosh te besh hartime,paçavure
Kur s’ka ngelur nam e nishan SHQIPERISE
Ose duhet te jesh i inkriminuar,kembe e koke
ose ne sherbim agjenturash,UDB-se,SERBISË!
TYe shkruash te zezen mbi te bardhe:
‘Se gjera te mira paska bere kjo QI VERRI’
Kur populli sa nje fshat mi varferi Ballkanit
ose je Idjot o kamikaz Salianj,i SS-Serbit SALI!
Për çfarë arritjesh e ke fjalën o zotni?
– Për matrapazllëkun e kamufluar pas banderolave trushplarëse me “ballkanin e hapur”?
– Për riatdhesim eshtrash të figurinave të shqyera të kombit? Për ngritjen e monumenteve për ta?
– Për shifrat alarmante me demografinë si shprehje e ç’popullimit me hapa gjigande?
– Për akordimin e përshpejtuar të tenderave që shmangin konkurrencën, për partneritetin (mener me thon) publik (por komplet) privat? Për klientelizmin, për kartelet, për “krymin” e organizuar? Apo për
O zotni, atë “bindjen tënde” për gjithfarë lloj arritjesh, qofshin këto makar dhe zbukurime fasadash, do ishte e udhës ta konkretizoje me sjelljen e shembujve konkretë, dhe jo vetëm sa ta përmendësh, a thu se t’ka çu halla me la gojën.
Shkurt muhabeti, arritje vërtet pozitive mund të bëhen vetëm atëhere kur drejtësia të vihet tërësisht në shërbim të shqiptarëve e të fitojë pavarësinë nga pengmbajtja e figurinave enveriste.
Shqipëtarët nuk bëjnë dot shtet !
Është e rëndë ta pranosh , por tashmë kjo është provuar e stërrprovuar .
Demokracia shqipëtare paska qenë varri i Shqipęrisë .
Vetëm diktatura mund ta mbajë më këmbë Shqipërinë ose , ndoshta , përfshirja e sajë në një federatë . Për këtë të fundit kanë folë edhe Ismail Qemali edhe Fan Noli .
Deri tani jemi të turperuar , të deshtuar , të diskretituar dhe prapë kemi paturpësinë ta mbajmë kokën perpjetë e të japim mëndje botës .
Më karagjozi , më megallomani, më servili është Ky i sotmi, Rama i tulumbaceve dhe bojerave shumëngjyrëshe që , për të forcuar pozitën e tij e shet Shqipërinë copa-copa si ta kish pronë nga i jati !
Ti nuk ke breke ne byth, po te shet Edi pronat ty.
Ik ore ha ndonje tas fasule, se na cate trapin me ankesa.
Keni ngelur ne kohen e Saliut, nje vrases, anadollak, djallezor, i pabese.
Enveri ju SHKËRDHENTE GRATË dhe MOTRAT , HAJDUTËVE dhe PIDH MOTRAVE GRABITQARË !!
I Varte prej ZVERKU XHAXHI i LAVDISHËM .
NUK njefej fare fare KORRUPSIONI në kohën e XHAXHIT , dhe SHOQËRIA ishte e PADJALLËZUAR
VDEKJE Politikanëve të këtyre 34 Viteve , PA PËRJASHTIM , sepse janë : HAJDUTË , GRABITQARË , NARKO-TRAFIKANTË , KRIMINELË , PLAÇKITËSA !!!
Saktë z. Malaj! Politikanët e sotëm kur e shohin veten ngushtë, nxjerrin si justifikim kohën para vitit 1990. Në vënd që të bëjnë audite për të kapur të korruptuarit, thonë se nuk veprojnë si në atë kohë ! Si Rama, ashtu dhe Veliaj, kanë përgjegjsi për veprimet që kanë kryer vartësit e tyre, sepse nuk kanë funksionuar auditet. Unë kam një shëmbull konkret me Ujsjellësin e Tiranës. Kisha ndërprerë furnizimin e apartamentit tim me ujë, sepse jetoja jashtë dhe më faturohej aforfe 9M3 në muaj. Dokumenti ishte me Drejtorin para z. Molla dhe kur u ndrua Drejtori më kërkuan që të paguaj të gjithë, madje edhe kamat vonesat, gjithsej mbi 1 milion lekë ( të vjetra). Kur ndrohet administrata, dokumentat mbeten dokumenta zyrtare dhe jo të caktosh ligje personale që dëmtojnë konsumatorët. Unë e pagova, por z. Veliaj të mos flasë për suksese në një kohë që ka dëmtuar konsumatorët në mënyrë të padrejtë. Ky veprim nuk ndoth jashtë Shqipërisë. Për këtë arsye duhet Shteti Ligjor, që njerëzit ndrohen, por dokumentat respektohen.
Nëse per kaq sa ka bere SPAK deri tani qenka d’ora e Rames, atehere ata qe çirren apo bejne sikur çirren, duhet ti ngrene lapidar edhe Rames edhe SPAK-ut.
Pse e them kete?
Ne nje shoqeri ku politika dhe shteti vrasin shetasit, zhurma e proçeseve mbi korrupsionin eshte nje jorgan komod i tyre, ndersa drejtesia u sherben si nje freskore para harreses te krimit te vrasjes.
Viktor kot e ngaterron te madhin Enver me kopilin e bashkise,sa Veliaj ne kembe Enveri kish aletin,ata qe kane jetuar ate kohe e mbajne mend mire se si i zgjidhte punet Enveri me hajdute e dallaveraxhi,per lesh e vari ne litar ate qe quhej beu saukut,ai te vriste per shtet,sot qeveritaret tane te vrasim per kurva,provo fol keq per Belinden ose Elisen.
Patetiku Veliaj imiton shefin e vete qe nuk le vend pa perqeshur shtetin komunist . Fatkeqesisht Veliaj nuk u ngrit dot kurre ne lartesine e postit qe ka ( praktikisht pas kryeministrit nr 2 ne Shqiperi eshte kryetari i bashkise Tirane), mbeti ne nivelin e nje sherbetori . Veliaj verteton se 30 vjet propagande anti-komuniste nuk eshte per arsye e bindje politike , por thjesht per perfitime personale e sherben si ushqim per te mbajtur gjalle injorancen ne popull . Keta te sotmit nuk maten dot ne asgje (ne kuptimin e shtetformimit) me para 90′ , mjafton ti pyetesh se cfare ligji repektohet sot ne Shqiperi ? Duke filluar qe nga gjerat me banale duhani ne ambiente te mbylluara apo bastet e deri tek trafiku, ndertimet pa leje apo korrupsioni ! E vetmja gje qe perserisin papagallet eshte shprehja “sa kemi vuajtur ne ate kohe” . Ne fakt vuatjet e asaj kohe e te atyre brezave jane qesharake perball vuatjeve te brezave te pas 90 ‘ . Per paradoks Veliaj eshte kryetari me te cilin fituan te gjithe (edhe ata qe e akuzojne). Veliaj 3-4 fishoi cmimet e Tiranes , solli miliona turist, dyfishoi cmimet e hoteleve e perfitimeve si rjredhoje. Eshte kryetari qe kenaqi te gjithe e nuk la njeri pa pjesen e tortes duke filluar nga oligarket e shoket e partise e deri tek djali i Saliut . Me lalin hëngrën e shqyen e gjithe “elita” nga nje pjese ! Prandaj ky gjoja mal i korrupsionit ne bashki do te pjelle nje mi te vogel , eshte thjesht nje teater ku edhe akuzuesit po bejne lojen e Veliajt ! Askush nuk e pyet Veliajn , kur do i heqesh fshataret nga trotuaret si ne mesjete ? Kur do i lirosh rruget e zena nga lokalet e dyqanet? Kur do ndalosh makinat ne qender? Kur do disiplinosh plehrat? Tirana eshte nje qytet i piset ku nuk merr dot fryme e nuk ke ku ecen ! Kur do e shohim nje artikull per keto ?
Me vjen keq per “krye-artikullshkruesit-shqipfoles” duke perfshire dhe ” Diten” qe jane bere llogaritare te krimeve te Berishales dhe se fundi te krimeve korruptive te Ramutit..ku ky i fundit ne dallim nga Berisha qe eshte nje serial killer gjakftohte ky Ramuti “yne” vrau perfundimisht shpresen se ai komb mund te rregullohej per se mbari dhe tashme eshte bere i pandreqshem me 2 pseudo shtete shqipfolese nen nivelin e vilajeteve te kohes Sulltan Salepit..Pse ndodhi keshtu..kush eshte fajtori ?
.
Rastesisht pashe dje 10 prill 2024 ne nje kanal televizioni kryesor amerikan nje profesor ekonomie politike amerikan me shume eksperience, qe kishte mbaruar Harvardin ( per kortezi jap inicialet J.S) dhe jepte leksione ne universitetin e Columbia-s NY i cili pa ju dridhur qerpiku argumentoi akuzen e tij publike duke thene shprehimisht dhe saktesisht “”””Biden destroyed Ukraine””” ku jepte argumentet e tij bindese..
.
Nuk eshte ky koment te sqaroj per profesorin J.S dhe argumentet e tij te frikeshme kunder Bidenit dhe bilionave te tij per Ukrainen….Problemi eshte se si nuk u gjet nje “profesor shqipfoles” qe te Ulurije perse Yuri Kimja e Bidenit apo Donald Ububuja qe perveshen menget si I ziu Arvizi ne votimet kriminale te 8 majit 2011 qe i fitoi duke i vjedhur i bekuari i Lul Bashe-kuara te Amerikes…
.
Pak dite me pare “festuam” vdekjen tragjike te Zamir Dules gazetarit kurajoz qe makineria naziskine e Sali Elez Biberishes e masakroi dhe per cudi VOA e Serbiberit kurre nuk e ka permendur…
.
Sot festuam me karnavalet ushtarake te Ramutit 30 vjetorin e masakres Peshkepise ku nje nga agersoret me potente Fredi Beleri eshte i faktuar nga drejtesia dhe shtypi grek ( komentuesi eshte njohes milimitrik i kesaj masakre).
.
Si ka mundesi qe Vrasesi NR 1 i shtetit shqiptar Usali Serbiberishaj beri aleance me ish armikun e tij kombetar Belerin ??…Si ka mundesi qe Vrasesi NR 2 i kombit shqiptar Edvin Ramuti i dha fitoren nje terroristi dhe e gjobit per shkelje banale ?…Si ka mundesi qe aleatet tane me ne krye Ameriken..pra miqte tane per 30 po i bejne dem atij vendi me shume se armiqte per 1000 vjet..
.Sot ne Ballinen e Dites duhet te ishte 30 vjetori i Masakres Peshkepise qe nxjerr personazhe negative antishqiptare jo vetem Rame Berishen,jo vetem Juri Kimet e Bidenve por dhe shtypin shqiptar ku hyn dhe Dita qe po behet Nate..
O Viktor Sdikushishti, po na çave mender bythen me kete Enver Hoxhen, bastardin e \bimbashit te Gjirokastres. Te vdekurit nuk i duhen askujt, as per mire e as per keq. Ka vdkur or zoteri, ndryshe ka vajtur mu ne pidh te anesë.
@?
O i sëmuri për mend, pikëpyetje nga të gjitha anët !
Fjalori yt është pasqyra e mendjes dhe e imoralitetit tënd dhe nuk ka lidhje me shkrimin e Viktorit dhe as Viktorin vetë. Ti, që bythë dhe kokë i ke të njëjtën gjë, je i lirë të mos i lexosh, aq më tepër që s’i kupton shkrimet e Ditës. Autori kritikon kryetarin e bashkisë dhe shumë të tjerë si ai, të cilët i referohen Hoxhës sa herë duan të fshehin bëmat e tyre. Ik o njeri pervers e lexo gazeta të tjera sepse ka me qindra në qarkullim ! Shkrimi i mësipërm trajton dhjetëra probleme aktuale dhe akute kurse ty të mbetet në mendje vetëm E.Hoxha. Është mbushur vendi me budallenj dhe të sëmurë psikikë. Ruajna Zot !
BYTHRINTI, mend e mija nuk i gjykon dot ti. Dhe a e di pse? Se ne vend te truve ke nje kokerr muti. Ky Viktor Sdikushishti qe leshon pordhe ne gazeten DITA ka frike te tregoje surratin dhe kush eshte ne te vertete/ Sa per Enver Hoxhen, ai eshte bastardi qe e shkaterroi kete popull gjoja se e çoi perpara. Ajo qe beri ai eshte ndaloi zhvillimin natyral te nje populli me pretendimin se po zbatonte nje sistem shoqeror te perparuar dhe e detyroi te digjte etapa. Eshte njelloj si nje kalama 6 vjec ta detyrosh te ngreje pesha 100 kg me pretendimin se keshtu do te forcohet e rritet me shpejt. Ne fakt kjo pune vetem e deformon dhe e perçudnon organizmin Prandaj cdo referim i sotem ndaj Enverit eshte nje perpjekje per ta justifikuar e per ta treguar ate kohe si kohe te lumtur te popullit shqiptar. Treguesi me i mire i atij ferri ishte fakti qe kur munden, shqiptaret e gjore me mijera e me mijera u versulen ku syte kembet sa neper ambasada, sa neper malet e Greqise e sa neper anijet e flotes tregtare per ne Itali. Prandaj ti o surrat mut, BYTHRINTI nuk mund te gjykosh”budallenjte dhe te semuret psikike”. Ty te ruajte Zoti nga hajvanlleku yt.
Per komentuesin Llaf Dibre
10 Prill, 2024 te 7:37 pm
Ne fjaline e goditur bukur kur thoni (citoj nga ju)
Ne nje shoqeri ku politika dhe shteti vrasin shtetasit, zhurma e proçeseve mbi korrupsionin eshte nje jorgan komod i tyre, ndersa drejtesia u sherben si nje freskore para harreses te krimit te vrasjes. (fund citimi)…Ne kete fjali do shtoja se dhe shtypi shqiptar duke perfshire dhe Diten sherbejne si turbo freskore dhe le te jap nje shembull te turpshem.
..Te kjo gazete e sotme kemi nje shkrim nga Jonuzi me titull “KUSH VRAU NE MOSKE “? dhe jam i bindur qe mbi 90% e Shqiptarve nuk duan te dine as per Jonuzin e Polonise as per Putinin e Rusise…sepse akoma pas 30 vitesh nuk dine se KUSH VRAU NE PESHKEPI PARA 30 VITESH ?? edhe pse shteti dhe drejtesia greke i gjeti terroristet ne vitet 1994-1995 me Belerin ne krye por u fshehen me vone nga Greqia nje vend i Bashkimit Horropian dhe i Natos ku funksioni i kesaj te fundit skadoi ne 1991-in…
Ndjej keqardhje për nja dy ditëzinj, që akoma nuk arrijnë ta kuptojnë se censura selektive nuk ja ndrit surratin as atyre vetë, dhe as atyre prej të cilëve ushqehen. Se me lugën bosh a lugën plot, ditëziu në këndvështrimin tim mbetet ditëzi. A nuk ju tërheq vëmendjen që këtë ja u paska plasur surratit dhe mr. chess-i pi bastoni? Turp!
Si shpejt e postove moderatoro. Flm. po a e gjen dot se kush i gëlltiti ato të djeshmet?
O , Fisxo,politika e atij Enverit tend ( megjithese besoj nuk e ke arrit ate kohe por e ke me te degjuar ) e mesoj kete popull te beheshin te gjithe hadute , Nuk kishte koop.,ndermarrje shteterore ku nuk vidhej, nuk kishte zyre shteterore ku nuk kishte korrupsion por kishte nje te mire (te keqe te madhe per popullin ) qe populli nuk merte vesh asgje sepse tv e radio jepnin lajme vetem per arritjet e medha te popullit me ne krye partine, se si kishim arritur te siguronim buken ne vend ( por populli e merte me racion) mishin e djathin fale ketyre arritjeve i mernim nga nje kg ne 15 dite, fale atij sistemi socialist ne qe s’kishim para e miq jetonim vete i 6 ne nje appartament 1+1 kurse ata qe ishin komunista, sidomos drejtoret apo deri edhe kryetaret e keshillave te lagjes imernin keto app. me perspektive!, per te marre nje tv duhej te paguaj 500 leke sekretarit ap atij qe te adresonte sekretari. ky ishte shteti soc. i Enverit,kjo ishte drejtesia e atij sistemi ku njeri nuk kishte asnje lloj menyre te shprehte pakenaqesite sepse ishte nene 55.
Po ca thua ti a i vrare ?! O vlonjati, na Kanina je ti ore ??
Si ore Enveri e mesoi kete popull te beheshin te tere hajdute, e populli nuk merrte vesh gje..?? A je ne metro ti ore..?? Edhe Enveri e mesoi kete popull te beheshin te tere hajdute, edhe populli nuk merrte vesh gje..??
Po spiunet ore qe i kishe ne cdo qoshe cfare benin?? Ne tre veta pese ishin spiune !!!
Cfar thua ore bylmez.
O,vlonjati keto derdellitjet e tua tregojua femijve te tu,se ne kohen e lavdishme te atij xhaxhit nuk njihej fare as fjala korrupsion e as stres,sepse nuk ekzistonin!
Ne se nje shitese dilte dificit apo suficit mbi 200 leke,shkonte ne burg!
Se atehere kur kishe nje hall mund te takoje cdo jave edhe kryetarin e komitetit api sekretarin e pare se te tjeret i takoje per dite ne zyre se nuk kushte “bashkeqeverisje me oligarket”,si tani!
Se po t’i dergoje nje leter Enver Hoxhes,e lexonte ai vete cdo dite,ndersa tani nuk pjerdh njeri per ty!
Atehere keshilli popullor u lagjes kishte te drejte te jepte SHTEPI DHE PUNE,ndersa sot nuk t’i jep as qeveria!
Ti akuzon ate kohe pet TALLONET e ushqimit,por ben sikur nuk kupton se sot eshte vendosur TALLONI me kriminal se atehere,sepse kur nuk ke leke ne xhep NUK BLEN DOT,pra a nuk eshte TALLONI ky me ndryshimin se atehere tallon kishim te gjithe,ndersa tani TALLON KANE VETEM FUKARENJTE,si pensionistet,invalidet,jetimet,te ngujuarit nga gjakmarrja etj!
NDERSA NE AMERIKE…..
Pse keni frike t’u permendim AMERIKEN?
Do thoni se “E po ne nuk jemi AMERIKA”?
Po pse mos valle qenkemi akoma si ne kohen e Enverit?
Po pse e rrezuam ate sistem,qe te vazhdojme te matemi akoma me ate?
DITA ka frike t’u tregoje shqiptareve AMERIKEN,bile edhe F.Tarifa qe eshte diplomuar e ka punuar ne Michigan nuk guxon te shkruaje realitetin e ketij shteti PARAJSE ,se si u sherben pushteti vendor qytetareve,sepse kane frike se i del boja sundimit te ANTISHQIPTAREVE RAMA DHE VELIAJ!
Me fal ti i Diktatures, po dukesh pak kontradiktor, se lavderon edhe Enverin dhe kohen e tij, edhe AMERIKEN. Besoj se e mban mend qe Imperializmi Amerikan bashke me ate Sovjetikun ishin armiqte me te eger te popujve, sipas Enverit, gjithmone, Po nje gje me ben edhe me pershtypje, kur flet per tallonin se ashtu si thua ti i bie qe eshte shume mire kur per te ngrene s’ka anjeri (koha e Enverit, ose koha e tallonave), se sa kur ca kane, por ka edhe ca qe s’kane. Nejse, cdo njeri ka mendjen e vet.
ANTIKRISHTI ENVER HOXHA ESHTE KATRANI QE LA PAS KLASEN POLITIKE QE PO SHKATERRON SHQYPNINE SOT
Shikoni si flet hajduti i bashkise Erion Veliaj per spiunet e Sigurimit te Enverit qe e sulmojne nga media komuniste per hajnine e tij me fondet publike, shiko si flet kryehajduti i shtetit, Edi Rama per mendesi komuniste te opozitareve te hajnise se tij, por nuk i vjen zeri fare qe pagoi nje spiun te Sigurimit komunist te Enverit per te korruptuar FBI, por nuk i vjen zeri fare qe hodhi me parashyte enveriste nje spiun te Sigurimit te Enverit ne karriken e Presidentit pasinkete spiun e kishte bere ortak ne koalicion qeverises kur e kishte pare gjithe Bota me ze dhe figure qe ishte nje spiun enverist i korruptuar qe vidhte me tefter ne dore, Edi Rama bashke me bedelin e tij rezil, Erion Veliaj perdorin propagande antikomuniste per te justifikuar hajnine makaber me fondet publike por harrojne se gjermanet identifikuan ne fabriken e kokaines ne Xibrake edhe Olsi Ramen si kapobanda e narkotrafikanteve por edhe nipin e dashur te Enver Hoxhes, Ermal Hoxhen si administrator i fabrikes se kokaines te Taulant Balles ne Xibrake dhe nuk kane piken e turpit te justifikohen me komunizmin enverist dhe me mendesine komuniste te oponenteve te tyre qe i tregojne me gisht si nje bande mafioze enveriste qe po shkaterron nga themelwt shtetin e lashte shqyptar.
RDI RAMA E KA MBUSHUR SHTETIN ME PINJOLLE TE NOMENTKLATURES KOMUNISTE DHE TE SPIUNEVE TE SIGURIMIT
SPAK para do kohe drejtohej nga Arben Kraja nje hetues dhe nje persekutor i Enverit, kryeprokurori eshte nip i xhelatit, Aranit Cela qe i shpetoi vellane nga arrestimi dhe burgu i Xibrakes bashke me nje prokuror tjeter te SPAK dhe Edi Rama ne vend ta ndeshkonte per kete krim te qellimshem e ngriti ne detyre dhe e beri kryeprokuror, po keshtu djali i kriminelit Maliq Sadushi, qe mburret me krimet e babait te tij, ky eshte kryetari i Gjykates se Larte, Sokol Sadushi qe pasi lidhi dhallin sovjetik ne qafe deklaroi pa piken e turpit se citoj: “…Babai i tij kaloi kufirin me Brigaten e 5 qe te ndihmonte vellezerit serbe dhe popullin jugosllav…” dhe Maliq Sadushi ishte ne krah te kriminelit komunist antishqyptar Shefqet Peci ne fotografine qe kishin shkrepur mbi trupat e kosovare te vrare dhe masakruar me pabesi ne Tivar dhe Edi Rama nuk ndjehet fare per keeto krime antishqyptare te komunizmit enverist, por shkon dhe emeron si kryetar bashkie ne Tepelene, Termet Pecin nipin e kriminelit Shefqet Peci dhe pastaj nuk ka turp fare dhe flet per “mendesi komuniste” te atyre qe i zbulojne dhe ja tregojne me gisht hajduterine e tij te papare me fondet publike
EDI RAMA NUK KA KERKUAR FALJE PER KRIMET E BABAIT TE TIJ, KILLER DHE VARSTAR KOMUNIST FANATIK DHE AS PER KRIMET E KRIMINELIT TE ENVERIT, SPIRO KOLEKA
perkundrazi:
As Edi Rama dhe as vellai i tij akuzojne oponentet e tyre per shpifje dhe manipulime mediatike, nderkohe qe viktimat e familjes se tyre komuniste nuk kane gjetur drejtesi dhe familjaret e tyre duan shpagim dhe jo llogje propagande deklarative pa llogjike elementare. Nostalgjiket e Enverit justifikojne tragjedine e sotme shqyptare tek demokracia perendimore, por harrojne se Enveri vodhi po keshtu si Edi Rama sot cdo gje qe prodhonte vendi yne qe nga floriri i Rubikut (sasite e fundit i vodhi Fatos Nano me Haki Tosken) e deri te kromi, telat e bakrit, nafta, konjaku e domatet e shalqinjte qe eksportoheshin paushim per afro 50 vjet me radhe dhe vetkuptohet se godiste ashpet cdo hajdut tjeter ordiner qe vidhte nga CIFLIKU i tij derisa shteti perfundoi si limon i shtrydhur me tollona dhe bunkere, kur i kidshte bere shqyptaret si nje fis kanibalesh prej Afrike Zulu
KET PO BEN SOT EDI RAMA ME BEDELIN E TIJ, ERION VELIAJ
@ intelektuali
Po serish doli ky i marri ( intelektuali ) i denuar dikur me burg si spiun i Greqise ? Po ik ore plak i pjerdhur, shko vish bebelina. Akoma ti me cfare e si tash 50 vjet. Po mire ta beri ty dhe ca qelbesirave te tjera. Se mos kishit nder e moral. Ja, lexo opinionet tua dhe kuptohet cfare bajgash ishit.
Ne kohen e PPSHs hipte pagatori ne autobuz me 5 milion lek rroga ne çant dhe si afrohej njeri afer , a e kuptoni o njerez qe per 1 milion e 1 lek denoheshe me vdekje se ishte pasuria popullit , a e kuptoni o njerez se ra thesi me para nga makina bankes ne kombinat ne at koh ne 8 te darkes dhe ndejti 3 or ne rrug dhe se prekte njeri me dor , kujt i tregoni korrupsionin ne at koh qe nuk humbiste qindarka , nuk ju vjet turp zuzarve ose idjotve qe shpifin dhe genjejn sikur i mesoj Enveri te Vidhnin : siç thot ai idjoti Vlonjati qe dhe gjyshit vet si jepnin nuse nese nuk vidhte lopen e komshiut , kokrra injorantit , PPSHja e kish kopsitur xhdogje me letra ku paraja nuk bridhte ne xhdo zyr si sot , xhdo trasfert behej me fatura , ishte shtet i vertet ku shteti dinte dhe gjilperen ne vendin e vet , ku jeni mesuar ju me shtet , ju jeni te ter hajdut te lindur , juve mir ja u bejn qe ju vjedhin e ju tallin se kta preferoni mos u qani kot .
Ches player .. Pavarsia sic e kemi patur para 90′ apo sic e mendojme ne koke ne sot nuk ekziston me per asnje vend ne evrope e jo me per Shqiperine. Shqiperia me deshire hoqi dore nga pavarsia ne 1990( qe edhe ajo pavarsi kishte limitet e veta , se nuk ishin budallenj komunistet, muhabet i gjate) e sot qe edhe te duash nuk e kthen dot (edhe sikur te mundesh )eshte naive mendoj te flasesh per Shqiperine per pavarsi politikash e veprimesh. Ne thejsht jemi koloni e SHBA e BE e nuk vendosim dot per te ardhmen tone. SHBA e BE jane sjellur e sillen sipas interesave te tyre. Dje u duhej nje Shqiperi e shkaterruar e dobet sot u duhet e kunderta . Te shkaterrosh eshte me kollaj , kjo eshte diferenca. Ajo qe kemi ne dore eshte menaxhimi i territorit e ruatja e gjuhes, traditave, zakoneve . Kaq vetem ! As ekonomia e mbrotja apo me tej zhvillimi nuk eshte fare ne doren tone. Jane perralla. Ke vetem nje menyre qe te behesh faktor ..te jesh efficent ne menaxhim. Cdo gje fillon nga berja e shtetit ne territorin qe te kane caktuar ne administrim. Cdo gje fillon nga gjerat e vogla qe jane edhe me te veshtirat . Ne nje vend ku mbizotron anarkia e ku vete shteti I pari nuk zbaton ligjet ( apo i zbaton ku i do qejfi ) nuk ka se si te flasesh per pavarsi. Akush nuk ka per te mare seriozisht mendimet apo synimet e tua. Deshtimin e dijne vete edhe keta qe u kemi dhene voten , prandaj nuk kane kellqe ti pergjigjen as Greqise e as Italise . E kane thjesht te pamundur edhe sikur te duan . Keta jane te gjithe bashke, jane te pa afte te gjithe , gjithcka qe shihet ne tv e media eshte nje show per idiotet . Flasin per kulla e hotele, per miliona e miliarda por askush nuk ndihet per llumin ku jeton njerzia . A thua jane turiste ne kete vend e jo banor qe ju nxihet jeta per dite jo nga papunsia e varferia por nga mungesa e shtetit ! . Keta jane te gjithe anti-komuniste .. E di pse ? Sepse i bashkon urretja per njerzit e afte , njesoj si gjithe injorantet e te paftet e kesaj bote !
Jakomon,ke jetuar ne fshat qe ti biesh shatit gjithe dites dhe te paguhen me 50 leke sa nje pllake buke?Ke jetuar ne fshat qe ishte kamp perqendrimi sepse nuk te lejonin te largoheshe dhe te ndertonje jeten tende brenda atdheut tend sepse duheshe pashaportizimi qe te hynje ne listat e ushqimit dhe te punesoheshe ne ndermarje prodhuese.
Ke jetuar ne fshat qe ne zbor mbushnin barkin me buke?QE deri sa te hynin ne force lepinin nje cope pasterma dhe e futin prapa ne cante.
Ke jetuar ne fshat qe te shikonje grupin me 6-7 femije te klasave nga 5 -ta e lart te zbrisnin malit me kembe per 2 ore e ca deri ne qytet qe blinin 3 pllaka buke te futura ne cantat prej lecke tip ushtarake?
Ka edhe shume gjera te tjera z.Jakomon.
“Me sa pakujdesi shumë njerëz kërkojnë të heqin qafe një tiran, pa qenë të aftë të asgjësojnë shkaqet që e kthyen atë njeri në tiran”. (Baruch Spinoza)
Nuk i kuptoj sulmet, fyerjet, fajesimet ndaj Viktor Malajt dhe artikullit te tij. Per mua, si gjitmone (perveç ndonje rasti), Viktori shkruan bukur, me klas, me nivel dhe trajton, kritikon pa u bere pale me asnje parti ose kryetar partie.
Gjuha e ndyre, banale e disa komentuesve eshte e papranueshme dhe pasqyron gjendjen morale, psiqike te tyre me shume probleme per vete ata. Eshte turp, vetem shajne, fajesojne çdo gje, çdo njeri, çdo kohe.
Nje thenie e lashte kineze thote:
” He who blames others has a long way to go on his journey. He who blames himself is halfway there. He who blames no one has arrived.”
Qe do te thote:” Ai që fajëson të tjerët ka një rrugë të gjatë për të bërë në rrugëtimin e tij. Ai që fajëson veten është në gjysmë të rrugës. Ai që nuk fajëson askënd ka arritur.”
Fiks Fare o Dajti, prandaj kinezet vete nuk i vene faj asnjeriu tjeter, vetem mundohen t’ia fusin te gjitheve.
Ne fakt vetem Enveri jua “futi” kinezeve, ja mori nja 5 mld ndihma ekonomike dhe ushtarake dhe iu ktheu shpinen. Ne fakt Maos. Se kishte kot “Tarasi” pseudonimin qe nga lufta. Gjithsesi kinezet jane puntore te medhenj, kembengules te palodhur, modeste, i tejkalojne humbje te tilla.
Fjala, me fal po e ke gabim, ajo qe u mori Enveri kinezeve ishte pagesa per luften qe beri delegacioni shqiptar ne OKB per zevendsimin e Taivanit me RP Kines. Kinezet nuk japin asgje qyl!
Do ta ras pithpietjeeeeee
Ti o i gjori Edi paske pasur oreks te madhe per mutin tim. Edhe une nuk po ta kursej. Vetem ti ke mbetur tashti keshtuqe nje temxhere ne dite plot e ke gati E di ti bjeri ziles tre here, ta nxjerr sherbyesja. Mos harro merr lugen me vete, perndrushe do te futesh turinjte ne tenxhere.
Fjala me vend.Sa per dijeni shteti shqiptar me 1991 ishte debit ndaj kines.
Shteti shqiptar shleu deri me nje borxhin ndaj Kines.
Mos kujto se u ndrua sistemi dhe mbyllen borxhet midis shteteve.
Kapitalizmi nuk e njeh kete .
Pasqyra e vertet ku mund te shihje zhvillimin real e pozitiv te Shqiperise komuniste ishte fshati shqiptar . Nje zhvillim i pamendueshem as per 100 vjet i bere ne me pak 30 vjet ! Pasqyra e vertet ku mund te shihet sot degradimi e renimi 30 vjecar pas 90 ‘ eshte fshati shqiptar ! Dmth te renosh nje vend me themel, me shtepi te renuara sikur bombat tu kene rene..te zhdukesh popullsine e te shkaterosh token pjellore njesoj si Romaket qe sperkaten me kripe token e Kartagjenes , qe te mos mbinte as bari ..vetem barbaret e pas 90’ e arriten ! Fshat ka patur ne cdo kohe e me cdo pushtues apo krize ne Shqiperi. Sot nuk ka !
per ATSH-ne
Nuk eshte vetem fshati qe u shkretua nga ” nga bomba atomike SRB” por dhe industria e nxjerrjes kromit dhe bakrit ect ect ..Duke qene se e njoh mire industrine e bakrit mund te kujtojme se kjo industri u ngrit nga ZERO….dhe u arrit deri te institutet kerkimeve te nivelit nderkombetar…pra nxirrej kromi dhe perpunimi shkonte deri te Uzina e Kabllove ne Shkoder pra u realizua Cikli i mbyllur nga studimi te prodhimi gatshem..Nese sot pyet sa baker ( apo krom &nafte) nxirret ne Shqiperi ….sa shkon ne shtet dhe.. sa marrin kompanite pordhendimore jane shifra qe as ne ish kolonite me te pjerdhura te Afrikes nuk i gjen..te gjitha dalin me humbje..Mos permendin punen e gazesjellesit TAP qe eshte rasti i pare ne bote qe nje vend nuk paguhet qofte dhe per kortezi vetem 1 cent..Pra e kam thene dhe here te tjera se nuk eshte merite e e Enverit qe po rivlersohet ne menyre progresive..por per merite te Glases Politike qe jane kthyer ne taksidare moderne te vene (emruar) nga Miqte Globaliste dhe cdo qeveri pas 1992 merret vetem me vjeljen e taksave dhe borxhe pa mbarim nga haleatet..ku te te fundit sa me shume shajne karmunizminin aq me shume na i fusin karpitalizmin..me ner me thone demonkracine e Ram Berishes
Jakomon Byth-Qiri i Enver Pederastit:
Bebelinat tregoja sateme qe te ka lindur ne halen e Partise se Punes me tru byth-qiri qe nuk replikon dot me nje argument llogjik, por jashteqit ne kete forum te gazetes DITA vetem llogje propagande enveriste per Armiq te Kllases pak a shume si te gjithe bytyh-qiret e HAMASIT te Edi Rames, te cilet nuk spjegojne dot pse kryeministri kusar dhe injorant shqyptar, Edi Rama rrjedh nga nje familje kriminelesh komuniste sic ishte Kristaqi, Killeri i Enverit, por sic ishte edhe krimineli Spiro Koleka, kryeministri qe korruptoi FBI duke paguar nje spiun te Sigurimit te Enverit dhe qe per te mbajtur pushtetin e tij kriminal komunist u fal fushat e naftes Deripaskes se Putinit, qe per pushtetin e tij kusar dhe kriminal eshte gadi te mbushe Shqypnine me Armet Kimike Luftarake te Asadit, ta transformoje Lezhen dhe Gjadrin me azilante afrikane dhe t’i fale kujtdo qe i premton perkrahje per pushtetin e tij mafioz kriminal komunist, cdo pasuri tjeter te Vatanit, hajduti nderkombetar dhe narkotrafikanti i Xibrakes Olsi Rama akuzon oponentet e tij se trillojne dhe hedhin shpifje per familjen e tij, por nuk kujtohet te shkoje nje here te vetme te varri i Havzi Neles qe ndodhet te varrezat e deshmoreve te Kristaqit per t’i kerkuar falje falje familjes Nela qe Killeri Kristaq Rama e vari ne litar dhe me pas e groposi trupin e tij poshte nje shtylle elektrike per te fshehur gjurmet e krimit te tij monstruoz, djemte e Kristaq Rames hedhin llogje propagande per Shqypnine e Enverit duke e karahasuar me Korene e Veriut, por asnjehere nuk jane kujtuar te kerkojne falje per krimet e komunizmit barbar te Enverit qe mbushi lumenj me gjak njeriu te pafajshem ne vendin tone, perkundrazi, kryeministri aktual shqyptar e ka mbushur shtetin ne cdo qelize te administrates, te prokurorise dhe gjyqsorit deri ne Parlament me xhelate te Enverit apo me pinjolle te regjimit sadist komunist qe madje mburren dhe gajasen me krimet e baballareve te tyre ne Shqypni dhe Kosove, ky eshte Edi Rama me nje biografi jo si te intelektualit ne burgjet e Enverit, por si nje pinjoll i nje Killeri dhe Vrastari,
SI ASNJE KRYEMINISTER TJETER NE BOTE
Keto jane pyetjet qe duhet t’i bejne vetes Jakomonet byth-qire te Enver Pederastit, sepse biografia e intelektualit nuk perben asnje interes per asnje njeri.
Një sondazh i ri nga Qendra për Studimin e Çështjeve Publike, NORC dhe agjencia e lajmeve Associated Press tregojne se amerikanët mendojnë se Biden dhe Trump më shumë kanë dëmtuar se sa kanë ndihmuar vendin.(burimi gazeta Dita 13 prill 2024)….
Pra në se kjo është e vërtetë edhe sikur Enveri të ngrihej nga varri këto dite nuk do thoshte më teper se “populli amerikan”..pra kur amerikanët nuk janë të kënaqur nga udhëheqësit e tyre tregon per ne shqiptarët se ata janë fajtorë dhe për “udhëdreqësit tane” deri sa mbylln syte para dyshes kriminale Sali Beleri dhe impotencës te Ramutit në lidhje me masakrën e Peshkëpise..