Shpërthejnë milionat në Telebingo Shqiptare. Mijëra fitues u janë gëzuar milionave të tëra, në Shorteun Special të Javës së Dashurisë, i cili u hodh gjatë ditës së djeshme në Telebingo Shqiptare.
Krahas “Bingos Milionere” të garantuar mbi 50 milionë lekë të vjetra, në këtë shorte special, janë fituar 3 “Rroga Telebingo”, “Super Peta”, 5 udhëtimet tuiristike në Romë, Venecia, Athinë, Budapest dhe Barcelonë, 2 çmimet “100 sekonda në Spar”, si dhe shumë dhurata dhe çmime të tjera të mëdha.
Fituesit e Shorteut Special të Dashurisë
- Publicitet -
Shpallja e fituesve ka nisur me lojën tradicionale të “Rrotës së Fatit”, ku fillimisht janë zgjedhur 10 fituesit e çmimit prej 30,000 lekësh, të cilët do të luajnë sërish të dielën e datës 26 shkurt për të fituar dy çmimet prej një milionë lekësh të vjetra, si dhe shumat e tjera të rrotës. Ndërkohë që dje në këtë lojë kanë luajtur 10 fituesit e shorteut të datës 12 shkurt, ku: Kristiana ka siguruar shumën prej 36,000 lekësh, Dauti 28,000 lekë, Valentina 28,000 lekë, Pali 107,000 lekë, Anila 32,000 lekë, Shpëtimi 28,000 lekë, Dhurata 30,000 lekë, Demirhane 26,000 lekë, si dhe Hazizi 103,000 lekë.
Surprizat kanë vijuar edhe në lojën telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, ku shumë prej fituesve u janë gëzuar shumave mbi një milionë lekë të vjetra dhe dhuratave të ofruara nga mbështetësit financiarë të programit.
Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka bërë që loja telefonike të ndalet fillimisht në kryeqytet, duke shpallur Dorin si fituesin e parë, i cili ka tentuar të godasë në shenjë superçmimet e shorteut special të dashurisë, udhëtimet turistike, një nga 3 “Rrogat Telebingo”, apo “Super Petën”, etj.
Me përzgjedhjen e bërë, ai ka fituar nga Telebingo një udhëtim turistik në Barcelonë, shumën 30,000 lekë, si dhe një smartphone dhuratë nga “Phone Shop Albania”. Mondi ishte një tjetër fitues që ka vijuar lojën telefonike duke fituar, 60,000 lekë, çmimin e “100 sekondave në Spar”, si dhe një televizor dhuratë nga Telebingo. Drita ka vijuar të luajë me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe duke siguruar shumën prej 1 milionë lekësh të vjetra, si dhe një smartphone nga “Atom Computers”.
Ndërsa Besniku në Peshkopi ka fituar në lojën telefonike shumën prej 1 milionë lekësh të vjetra, si dhe një televizor dhuratë nga “J\B Eletronics”. Loja ka vijuar më së miri edhe për Zamirin në qytetin e Sarandës, i cili me mbajtjen e tre zarfeve më të preferuara ka fituar udhëtimin tursitik në Venecia, shumën prej 70,000 lekësh, si dhe një laptop dhuratë.
Suzana ishte një tjetër fituese e kësaj loje që ka siguruar 70,000 lekë, 12 muaj abonim në DigitAlb, si dhe një smartphone nga “Phone Shop Albania”.
Fati i ka ecur më së miri edhe fitueses së radhës. Kësaj here bëhet fjalë për Albanën në Tiranë, e cila ka siguruar një ndër çmimet e preferuara, siç është “Rroga Telebingo”, me anë të cilës do të marrë për 12 muaj rresht shumën e garantuar prej 50,000 lekësh. Krahas kësaj shume, Albana ka fituar edhe çmimin e 1 milionë lekëve të vjetra, si dhe një laptop dhuratë nga “Atom Computers”.
Agroni në Tiranë me përzgjedhjen e bërë ka siguruar shumën prej 60,000 lekësh, një televizor dhuratë, teksa do të luajë edhe në lojën e “100 sekondave në Spar”, kohë në të cilën do të mund të marrë të gjitha produktet e tij më të preferuara.
Në vijim Flutura nga qyteti i Durrësit ka fituar udhëtimin turistik në Athinë, Ismaili atë në Budapest, ndërsa Merita nga Korça është shpallur fituese e udhëtimit turistik në Romë. Fatimja në Tiranë është shpallur fituese e çmimit “Super Peta”, e cila do të luajë sërish të dielën me tre petat e saj të arta për të fituar nga 1 deri në 15 milionë lekë të vjetra.
Ndërsa 2 Rrogat e tjera telebingo janë fituar në Ballsh dhe në Vlorë.
Telebingo ka vijuar më tej me shpalljen e fituesve të dalë nga shorti i goglave për superbingon milionere, vlera e të cilës ka mbërritur në shifrën e 5.038,750 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur e ka ndalur çmimin në Elbasan ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë, nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja.
Konkretisht janë shpallur si fitues të serisë me një linjë edhe 41079 lojtarë të tjerë, të cilët fitojnë nga Telebingo Shqiptare 70 lekë. Ndërsa fitues të serisë me dy linja janë shpallur 392 lojtarë, ku secili prej tyre siguron nga Telebingo shumën prej 4,280 lekë. Fitues të 250 lekëve janë shpallur edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 1, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Lista e fituesve është zgjeruar edhe më tej, ku në Telebingo është paraqitur edhe fituesja e nga Korça e çmimit të madh të shorteut të datës 12 shkurt, e cila ka marrë çekun me mbi 10 milionë lekë të vjetra të fituara.
Ndërsa Petrit Kulla nga qyteti i Elbasanit, i cili në shorteun e datës 12 shkurt ka fituar Super Peta, ka shrytëzuar tre petat e arta duke fituar nga kjo lojë plot 1.2 milionë lekë të vjetra.
Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: National sh.a. Rr. “Qamil Guranjaku”, Vila 9/1.