Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shpenzimet për interesat e borxhit u rritën me 17% në 10 mujor
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Shpenzimet për interesat e borxhit u rritën me 17% në 10 mujor
Ekonomi

Shpenzimet për interesat e borxhit u rritën me 17% në 10 mujor

Published: November 28, 2023
Shpërndaje

Madhësia e borxhit në vlerë dhe rritja e normave të interesit i ka bërë më të larta shpenzimet për shërbimin e borxhit këtë vit. Ministria e Financave raportoi se 10-mujorin 2023, shpenzimet për interesat e borxhit arritën në 40,5 miliardë lekë me një rritje vjetore 17 për qind ose 5,9 miliardë lekë (56 mln euro) më shumë.

Rritjen më të lartë e kishin shpenzimet për shlyerjen e interesave të borxhit të jashtëm me rreth 23 % në krahasim me 10-mujorin 2022, ndërsa për borxhin e brendshëm rritja ishte me 13%. Të dhënat tregojnë se interesi mesatar i bonove të thesarit dhe obligacioneve arriti në fund të 9 mujorit 2023 në rreth 4,2 për qind nga në rreth 3 për qind në qershor të vitit 2022.

Pesha e borxhit që maturohet brenda një viti mbeti e lartë edhe gjatë vitit 2023, sidomos e bonove 12-mujore, teksa u vu re një rënie e emetimeve në instrumentet afatshkurtër 3 dhe 6-mujore, të cilat ishin më të zakonshme gjatë vitit 2022. Të dhënat zyrtare në Ministrinë e Financave tregojnë se stoku i borxhit në vlerë u rrit me 14,4 miliardë lekë (138 milionë euro) në janar-shtator 2023.

- Publicitet -

Gjithashtu treguesi i borxhit mbeti pothuajse i pandryshuar edhe në raport me PBB-në. Detyrimet publike arritën në 64.01% të PBB-së në fund të 9-mujorit nga 64.46% që ishin në fund të vitit 2022.

Qeveria shqiptare parashikon një rritje me 18% të shpenzime për interesa të borxhit në buxhetin 2024. Shpenzimet për interesa parashikohen në vlerën 66.2 miliardë lekë ose 2.8% të PBB, duke përfshirë në këtë shumë dhe kontigjencën për rreziqet e borxhit. Në terma realë, shpenzimet për interesa do të rriten me 0.3 pikë përqindje ndaj PBB-së krahasuar me buxhetin e vitit 2023 mbështetur në rishikimin e aktit të fundit normativ.

Vitin që vjen borxhi në raport me PBB do të jetë poshtë nivelit 60 për qind ndërsa këtë vit pritet të arrijë në intervalin 60-61% të PBB-së. Shqipëria renditet e dyta në Rajon, pas Malit të Zi për nivelin e lartë të borxhit në raport me PBB-në.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Thirrje urgjente për banorët e Himarës”, Vangjel Tavo: Zjarri po përparon drejt zonave të banuara, largohuni nga shtëpitë
  • Bashkia e Tiranës në aksion për rigjelbërimin e sheshit “Nënë Tereza”
  • Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  • Nderimet për “Kasapin e Bosnjes”, Marta Kos anulon vizitën në Serbi
  • Sherri i biznesmenëve në Vlorë, Rama: Toka do shpronësohet, do kthehet në ullishte

Komentet e Fundit

  1. Zeta on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  2. Vl on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  3. Detari on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  4. prehistoriku on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  5. . on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?