Ilir Rusmali do shpërblehet me një kullë pasi këshilloi Bajramin për të dekretuar zgjedhjet në Tiranë, Veliaj refuzoi lejen, ish ministri i Berishës hakmerret duke bërë lolo Presidentin
Gjykata Kushtetuese i bllokoi Presidentit dekretin për zgjedhjet e parakohshme lokale në Tiranë. Begaj tha që ai dekretoi zgjedhjet në Tiranë me sugjerimin e këshilltarit ligjor, duke iu referuar Ilir Rusmalit. Për këtë sugjerim, Rusmali mori vlerësime të larta publike edhe nga kryeministri Edi Rama.
Por, anëtarët e Kushtetueses, unanimisht, e pezulluan dekretin. Situata e krijuar ishte absurde. Këshilli i Ministrave shkarkoi kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, pasi më herët, Këshilli Bashkiak konstatoi në fund të Shtatorit se ai mungon në punë “më shumë se tre muaj”, prej 10 shkurtit 2025, kur u vendos në paraburgim.
Veliaj e ankimoi vendimin e shkarkimit në Gjykatën Kushtetuese. Me këtë ankim, u aktivizua menjëherë neni 115 i Kushtetutës, që pezullon shkarkimin.
Por presidenti Begaj, nën nxitjen e kryeministrit Rama, nxori dekretin për zgjedhjet e reja lokale në Tiranë për në 9 nëntor, megjithëse, sipas Kushtetutës, Veliaj është ende formalisht në detyrë.
Me dekretimin e zgjedhjeve, Presidenti Bajram Begaj u gjendet tërësisht në shkelje të Kushtetutës. Ai e vendosi veten në këtë pozitë me vullnet të plotë politik.
Ndërkohë, pas tij, Ilir Rusmali, njeriu që mori edhe “dekoratën publike” për “pavarësinë intelektuale” nga Rama, duket se kishte më shumë se një arsye për të hequr qafe dhe sa më shpejt Erion Veliajn nga jeta politike.
Rusmali, dikur një ish-ministër në qeverinë “Berisha”, kaloi ylberin politik dhe tashmë është përfaqësues i Partisë Socialiste në strukturat qendrore të zgjedhjeve, krahas rolit si krye-këshilltar ligjor i Bajram Begaj
Pavarësisht kësaj afërsie të fortë politike me qeverinë, “Boldnews” mëson së Rusmali nuk arriti të siguronte një leje ndërtimi nga Erion Veliaj, e cila do t”i shërbente për forcimin e mëtëjshëm të financave personale
Rusmali zotëron një banesë, e lidhur strukturalisht me disa të tjera, në një zonë diku lart Liceut Artistik në Tiranë, një hapësirë shumë e lakmuar për ndërtime të larta me vlera të konsiderueshme
“Boldnews.al” ka mësuar se Rusmali ka nënshkruar të paktën dy kontrata me sipërmarrës të ndryshëm për zhvillimin e pronës së tij, për të ngritur godina shumë-katëshe. Por, në të dy rastet, Erion Veliaj, në cilësinë e kryetarit të Bashkisë, ka refuzuar miratimin e lejeve të ndërtimit
Rusmali ka ruajtur “hakmarrjen e ftohtë” për Veliajn dhe tentoi t’ia shpaguajë injorimin e lejeve të ndërtimit, duke “sugjeruar” zhvillimin e zgjedhjeve të reja në Tiranë, pavarësisht se Veliaj është ende “de jure” në detyrë.
Burime të sigurta për “Boldnews.al” thonë se tashmë Ilir Rusmali po pret viston nga Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), i drejtuar nga Edi Rama. Refuzimi i Veliajt për leje ndërtimi pallati, mund t’i dalë më për hajër Rusmalit, pasi mund të pajiset me leje kulle nga kryeministri.
Nëse ndodh kështu, Bajram Begaj do ta kuptojë se si u përdor si lolo nga këshilltari i tij më i ngushtë.
Me shkurtime nga Boldnews

Ka kohe ky lajm.
Por, kush do ta shperbleje me kulle Rusmajlin?! – Edi Rama.
Por, pse Edi Rama do ta shperbleje me kulle Rusmajlin?- Sepse, keshilloi Presidentin Begaj te shpallte dekretin per zgjedhje ne Tirane.
Por, kush e keshilloi Rusmajlin te keshilloje Begajn per shpelljen e dekretit? – Edi Rama.
Por, pse del perhere dhe kudo emri i Edi Rames?- Sepse ai eshte autori i gjithe rrembythje-rrumpallhanes ne Shqiperi.
Por, pse ne cdo afere, ne cdo pisllek, hidhet pisllek mbi te gjithe bashkepunetoret e tij, kurse ai as qe zihet me goje? – Sepse, mediat, qe e bejne kete pune, jane te gjitha nen kontrollin e tij.
Edhe Rusmajli,astu si olsi Dado,paska pasur konflikt interesi me Erion Veline?Perseri shkaku eshte Leja e Ndertimit?
Sepse Veliu ka qene i virgjer. Nuk ka dhene kurre Leje Ndertimi.Barrikade ka qene per lejet e Ndertimit vend e pa vend.
Termopilet ka qene per NDERTIMET E PALIGJSHME NE TIRANE.Bllok e beri kryeqytetin per kulla pa sahat.E sharroi Ajolen per breke dhe fustane.E la pa breke.