Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shpërthimi në burgun e Fushë-Krujës, tritoli i krijuar në mënyrë artizanale, dyshime për tentativë arratisjeje
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Shpërthimi në burgun e Fushë-Krujës, tritoli i krijuar në mënyrë artizanale, dyshime për tentativë arratisjeje
KronikeLajmi i fundit

Shpërthimi në burgun e Fushë-Krujës, tritoli i krijuar në mënyrë artizanale, dyshime për tentativë arratisjeje

Published: May 29, 2025
Shpërndaje

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me shpërthimin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në burgun e Fushë- Krujës.

Dyshohet se lënda plasëse e hedhur në afërsi te kabinave elektrike dhe gjeneratorit ka qenë artizanale.

Lidhur me këtë rast dyshohet gjithashtu se sulmi ka qenë tentativë për rrëmujë ose arratisje. Ndërkohë dotën e sotme raportohet se puna në burgun e Fushë-Krujës vijon normalisht.

- Publicitet -

Drejtoria e Burgjeve ka dalë me njoftim për shpërthimin me lëndë plasëse në ambientet e IEVP Fushë-Krujë mbrëmjen e shuar rreth orës 21:00.

Në njoftim thuhet se në momentin që forcat e policisë kanë shkuar në vendngjarje konstatuan një gropë në tokë pranë zonës ku ndodhet gjeneratori e shkaktuar nga tritoli me nitrat.

Sipas Drejtorisë së Burgjeve, nga hetimt rezulton se lënda plasëse është hedhur në zonën e rrethimit të jashtëm, pranë rrugës kryesore.

Në njoftim thuhet gjithashtu se kjo zonë nuk ndikon dhe nuk cenon sigurinë apo jetën brenda perimetrit të brendshëm të të dënuarve dhe të paraburgosurve.

Ndërkohë, grupi hetimor ka sekuestruar pamjet filmike të sigurisë, si edhe po mblidhen pamje edhe nga kamerat e sigurisë në rrugët përreth, për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.

Njoftimi i plotë:

Rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme, në ambientet e IEVP Fushë-Krujë është dëgjuar një shpërthim brenda rrethimit. Menjëherë pas ngjarjes, janë njoftuar strukturat përkatëse: Policinë e Shtetit, Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve dhe Prokurorinë.

Nga verifikimet paraprake në vendin e ngjarjes, është konstatuar një gropë në tokë pranë zonës ku ndodhet gjeneratori, duke ngritur dyshime se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga një sasi e dyshuar lënde plasëse. Nga shpërthimi nuk ka asnjë person të lënduar dhe nuk ka dëme materiale.

Grupet hetimore ndodhen në ende në terren dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorëve të mundshëm.

Nga të dhënat e deritanishme, rezulton se lënda plasëse është hedhur në zonën e rrethimit të jashtëm, pranë rrugës kryesore. Kjo zonë nuk ndikon dhe nuk cenon sigurinë apo jetën brenda perimetrit të brendshëm të të dënuarve dhe të paraburgosurve.

Pamjet filmike të sigurisë janë administruar dhe janë marrë në cilësinë e provës materiale nga grupi hetimor. Gjithashtu, po mblidhen pamje edhe nga kamerat e sigurisë në rrugët përreth, për të ndihmuar në identifikimin e autorëve.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve garanton siguri brenda regjimit të banuar nga të paraburgosurit dhe të dënuarit.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Maskarallëk politik
  • Dy fjalë për nënkryetarucët e PS-së
  • SPAK: Padia ne Itali ndaj Dumanit, manovër procedurale
  • Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
  • Historia e mercenarit që u bë vrasës me pagesë

Komentet e Fundit

  1. xhaxhi moderatori on SPAK: Padia ne Itali ndaj Dumanit, manovër procedurale
  2. Five company on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  3. Artan on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  4. xhaxhi moderatori on E rrallë: Humbet portofolin në tren, i kthehet me të gjitha paratë brenda pas postimit të nënës
  5. demo on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?