Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: ​Shpërthimi në Fushë-Krujë: Kush është Ylli Zalla dhe pista e inskenimit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > ​Shpërthimi në Fushë-Krujë: Kush është Ylli Zalla dhe pista e inskenimit
AktualitetKronike

​Shpërthimi në Fushë-Krujë: Kush është Ylli Zalla dhe pista e inskenimit

Published: August 17, 2026
Shpërndaje

​FUSHË-KRUJË – Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse ka tronditur fshatin Zallë në Fushë-Krujë gjatë orëve të natës, duke pasur si objektiv banesën dhe automjetin e 49-vjeçarit Ylli Zalla.

Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në hyrjen e shtëpisë, ndërsa automjeti tip “Mercedes-Benz” i parkuar pranë saj është djegur plotësisht.

Ngjarja ka marrë përmasa të reja publike dhe hetimore pas reagimit të vetë Ylli Zallës, i cili shfaqet në një video përballë banesës së dëmtuar duke pretenduar se jeta e tij është në rrezik nga përplasjet me bandat dhe strukturat e policisë, ndërsa deklaron se “nuk kërkon azil politik”.

- Publicitet -

Kush është Ylli Zalla?

Ylli Zalla nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Ai prej disa muajsh ndodhet në kërkim zyrtar nga Policia e Shtetit. Emri i tij doli në skenë gjatë hetimeve për atentatin e dyfishtë të ndodhur në rrethrrotullimin e Rinasit, ku mbetën të vrarë Gilmando Dani dhe ish-efektivi i AMP-së, Muçi Shaljani.

Gjatë kontrolleve të ushtruara më parë në banesën e tij, forcat e rendit zbuluan një arsenal të vërtetë luftarak, ku u sekuestruan: ​4 armë zjarri (automatikë dhe pushkë) dhe pjesë armësh; ​12 granata dore sulmuese dhe 3 kallëpe tritol; Mina me telekomandë të montuara me celularë dhe kapsolla detonatore; rreth 6,000 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe mbi 2 kg lëndë narkotike e llojit kanabis.

Dinamika e dyshimtë dhe pistat e hetimit

Pavarësisht pretendimeve të Zallës se ndaj tij po orkestrohet një sulm eliminues, grupi hetimor po ndjek disa pista paralel. Njoftimi i parë në polici për shpërthimin nuk është bërë nga banorë të zonës në momentin e ngjarjes, por paraditen e ditës së dytë nga bashkëshortja e Zallës, e cila ndodhej në Itali.

Hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që ngjarja të jetë inskenuar nga vetë i kërkuari apo persona të lidhur me të. Kjo me qëllim krijimin e provave artificiale se jeta e tij ndodhet në rrezik ekstrem në Shqipëri, për t’u përdorur më pas për përfitimin e statusit të azilantit politik jashtë vendit.

Në zonën ku ndodhi shpërthimi mungojnë kamerat e vëzhgimit, çka e bën më të vështirë identifikimin e menjëhershëm të autorëve të mundshëm.

d.x. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Maskarai says:
    August 17, 2026 at 9:08 am

    Katundari i poshtër.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Afera e Porto Palermos, “lufta” pёr Muzeun e Luftës së Ftohtë
  • Takimi i ministrave, Athina rikthen çështjen e detit: “12 miljet janë e drejta jonë e patjetërsueshme, Greqia do vijojë të rritet”
  • Ministria e Jashtme dhe e Mbrojtjes hedhin poshtë raportimet se dronët që goditën anijen ruse në Libi u nisën nga Shqipëria
  • Shumë turistë, pak para
  • Kuqezinjtë shënojnë në klube, Shpendi kryeson renditjen në Serinë B, Kerjota shënon dy herë në Skoci

Komentet e Fundit

  1. Vani on Mbipushteti i pakicës
  2. Dursakja on Durrësi harron tërmetin
  3. https://vids.xvideosporn.cc/ on Poetja kanadeze Anne Carson shpallet fituese e çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2026
  4. Nik on Mbipushteti i pakicës
  5. Durrsaku. on VIDEO: Lara Colturi shkruan histori, fiton garën e parë të Kupës së Botës në ski për Shqipërinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?