Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Të them e ka bërë Kurti?” Vuçiç reagon për shpërthimin në veri: “Jemi shtet serioz, do flasim pasi ta hetojmë”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Të them e ka bërë Kurti?” Vuçiç reagon për shpërthimin në veri: “Jemi shtet serioz, do flasim pasi ta hetojmë”
AktualitetRajoni

“Të them e ka bërë Kurti?” Vuçiç reagon për shpërthimin në veri: “Jemi shtet serioz, do flasim pasi ta hetojmë”

Published: December 1, 2024
Shpërndaje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të dielën se autoritetet serbe po zhvillojnë një hetim për një shpërthim ndaj një kanali të Ibër-Lepencit në veri të Kosovës, duke i hedhur poshtë përsëri akuzat e autoriteteve kosovare se Beogradi ka gisht në sulmin ndaj infrastrukturës jetike kosovare.

Shpërthimi mbrëmjen e së premtes shkaktoi dëme të konsiderueshme kanalit të ujit të Ibër-Lepencit në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, duke rritur frikën se shumë pjesë të vendit do të mbeteshin pa ujë dhe rrymë.

“Përveç që nuk kemi asnjë lidhje me këtë, ne kemi qenë aq të drejtë dhe, si një shtet serioz, nuk jemi marrë me akuza dhe nuk kemi thënë se ai sulm është urdhëruar drejtpërdrejt nga Kurti”, tha Vuçiç duke iu referuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i cili e akuzoi Serbinë për “dirigjimin” e këtij sulmi “terrorist dhe kriminal”.

- Publicitet -

“Kemi disa dyshime të caktuara, por hetimi do të tregojë se kush e ka urdhëruar. Mendoj se kemi disa njohuri për atë se kush mund të jetë kryerësi”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se, derisa kjo të përfundojë, publiku nuk do të njoftohet ose “të fajësohet dikush tjetër” dhe tha se është i gatshëm të ofrojë bashkëpunim me të gjithë, përfshirë edhe për Prishtinën zyrtare.

Autoritetet kosovare të sigurisë njoftuan të shtunën vonë se tetë të dyshuar u arrestuan gjatë një aksioni të gjerë në veri të Kosovës në lidhje me këtë sulm që thanë se ishte më i rëndi ndaj infrastrukturës kritike të vendit që nga paslufta.

Vuçiq i akuzoi autoritetet kosovare se arrestuan “njerëz që nuk kishin asnjë lidhje me sulmin dhe për këtë arsye shtatë prej tyre u liruan”.

“Kështu nuk zhvillohen hetime serioze, gjithçka ishte një shfaqje për opinionin ndërkombëtar”, tha ai.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Mbrojtja më e mirë është sulmi! says:
    December 1, 2024 at 2:32 pm

    Kjo përgjigje e Vuçiçit duket si fabula e « ujkut me qingjin » kur ujku e akuzonte qingjin që po i turbullonte ujin! Historikisht serbët kanë qenë në sulm dhe shqiptarët në mbrojtje, përse në këtë rast të ndodhë e kundërta?!

    Reply
  • fery says:
    December 1, 2024 at 7:46 pm

    Lecka serbi na cenka shtet serioz..?
    U degjua nga Vuciq edhe ky xhevahir
    Lecka serbi shtet serioz mund te jete vetem per RS te Dodikut,per Shqiperine e Edi Rames dhe per Maqedonine e Veriut..!

    Reply
  • Flamur Struga says:
    December 2, 2024 at 12:16 am

    Jeni shtet fashist.Ne doktrinat tuaja ,primare eshte gjenocidi,masakrat dhe pas te gjitha ketyre,tentoni te dedhni lot se jeni ju viktima.Te gjitha aktet kriminale te cilat i kryen rusia ,ne me nyra te atilla shume perfide vepron edhe ky i terbuari i cili akoma nuk ka filluar te ulureje.Por kesaj radhe ky kriminel nuk i mbulon gjurmet e krimit,ai filloj qe per nje afat shum te shkurter kohor,per nje jave te marri tre veprime trroiste.Ky qe u krye me ekspert te fushes ,nuk ka asnje dyshim qe jane pregaditur nga kuadroy ruse ,te cilet veprojne ne shume kazerma ushtarake ,per te stervitur terroriste te pa shpirt.Armiku eshte teper dinak,gjurmet provat ne vendin e ngjarjes do te fundosin nje here e pergjithmone,u teperua ,nuk u beson askushi.Per armiqet ,shpresojme se do ket nje zgjidhje lkjo nuk do te vonoj shume.Ndodhi ky akt terrorist dhe bota perparimtare le tegjykoj ,le ta vleresoj qe rusoserbet jane bisha te njejte.Per te ketillet europa e ka ilacin e duhur…

    Reply
  • 3D says:
    December 2, 2024 at 6:10 am

    Qeveria e Serbisë dyshoj se ka dorë në akte terrorizmi e sabotimi kurse te terroristët dhe nacionalistët serbë ekziston dyshimi si dhe te agjentura të ndryshme por fajtori mbetet gjithnjë Serbia

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?