Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pas është Rusia? Shpërthimi në Zubin Potok, Vuçiç: Serbia e gatshme të bashkëpunojë, por…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Pas është Rusia? Shpërthimi në Zubin Potok, Vuçiç: Serbia e gatshme të bashkëpunojë, por…
Lajmi i funditRajoni

Pas është Rusia? Shpërthimi në Zubin Potok, Vuçiç: Serbia e gatshme të bashkëpunojë, por…

Published: December 3, 2024
Shpërndaje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se Beogradi është i gatshëm të bashkëpunojë në kryerjen e një hetimi me të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe institucionet sa i përket shpërthimit në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, në Zubin Potok të Kosovës.

“Nëse shpërthimi është kryer nga ndokush që është i kombësisë serbe, dhe ai është në territorin nën të cilin ka kontroll efektiv Serbia, ai do të ndalohet dhe arrestohet. Deri më tani, nuk kemi informacione të tilla”, tha Vuçiç për gazetarët në Beograd.

Ai tha se Serbia është e gatshme të bashkëpunojë në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit dhe në disa mënyra edhe me institucionet në Prishtinë, pa vënë në rrezik sovranitetin dhe pavarësinë e Serbisë.

- Publicitet -

Vuçiç tha se më pak e rëndësishmja është se kush është autori, dhe më e rëndësishmja është se kush qëndron pas shpërthimit, duke hedhur poshtë mundësinë që prapa kësaj të jetë Rusia.

Shpërthimi ndodhi më 29 nëntor në fshatin Varragë të komunës së Zubin-Potokut, komunë me shumicë serbe në veri të vendit.

Policia e Kosovës ka thënë se sulmi është kryer me lëndë shpërthyese deri në 20 kilogramë.

Nga ana tjetër, autoritetet në Kosovë kanë fajësuar Serbinë për sulmin, por Beogradi ka mohuar përfshirjen në të.

Sulmi në Zubin Potok është dënuar ashpër nga faktori ndërkombëtar.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • mali says:
    December 3, 2024 at 4:18 pm

    Shikoni diplomacine e Kurtit si e luan pokerin.
    Ne Banjska, UE dhe USA te lobit serb kishin bere plane qe Kurti te dergonte ushterine per te zgjidhur situaten.
    Ushteria serbe nuk ishte shume larg kufirit dhe priste nje sinjal.
    Kurti e zgjidhi me zgjuarsi situaten duke aktivizuar policine dhe jo ushterine.
    Ne kete menyre ua dogji letrat pro serbeve europiane e amerikane.
    Rasti I Patokut.
    Kurti luajti pokerin shume I zgjuar.
    Beri bllof ne lojen europe e amerike pro serbe.
    Ai tha do te dergoj ushterine ne kete zone ,gje qe realisht as kishte ndermend.
    “Nderkombetaret ” I thane jo.
    Pra shikoni sa I zgjuar eshte Albin Kurti dhe kosovaret qe duan Kosoven.

    Reply
  • pilo Lala says:
    December 3, 2024 at 8:03 pm

    Eshte fat i madh per Albin Kurtin keto incidente, qe duket sikur dikush i sajon kastile qe te fitoje popullaritet Albin Kurti.
    Shikoni si fryhet si kaposh. Edhe Vucici i premtoi qe do e ndihmoj te hetojne bashke.
    Duket si dhurate qe ti japi pak gaz fushates Albinit, e cila ka ngecur , opozita po e demaskon fuqishem.

    Reply
  • demo says:
    December 3, 2024 at 8:18 pm

    Derrin ne xhami e hedhin serbet o Pilo!Urrejtja per Kosoven de Albin Kurtin te ka bere me serb se serbet. As Serbia nuk e thote,qe keto Incidente i sajon Albin Kurti.
    Albin Kurti po mbron me thonj e me dhembe Shtetin e Kosoves ne te gjithe Territorin,pa i falur nje pellembe toke Serbise.
    Po perballon denjesisht presionet e Serbise,Rusise,BE,Eskobareve te SHBA dhe ceshte me e turpshme edhe komplotet e Tiranes.

    Reply
  • era says:
    December 4, 2024 at 2:00 am

    Sa tradhetare qe paska edhe ne Shqiperi mor zot!? Me gjithe keta gjarperinj rrotull dhe me te dhjeret dhe te qelburit ata qe flasin shqip,dhe t’ i beje balle, veret Albin Kurti eshte hero dhe nje mendje e rralle. Ka mbeshtetjen e popullit te Kosoves dhe mbi te gjitha ka te drejten me vete, dhe ka per te fituar

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zjarret përpijnë bjeshkët e Dibrës, flakët dalin jashtë kontrollit në Sllatinë
  • GJKKO e la në burg, Ergys Agasi transferohet në paraburgimin e Bradasheshit
  • Aksidenti me monopatinë i mori jetën, 13-vjeçari stërnip i At Gjergj Fishtës
  • Dyshohet si pjesë e “flotës hije” ruse, Kapiteneria e Durrësit ndalon hyrjen e tankerit që transportonte naftë
  • Renea dhe Policia aksion në Korçë, kërkohet i dënuari me 18 vite burg për vrasje

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Veliaj shkarkon Anuela Ristanin si kryetare të komanduar të Bashkisë së Tiranës
  2. Koha on Tetë muajt e arratisë së Ergys Agasit, nën mbrojtjen e krimit dhe të policisë
  3. Kujtim Hoxha on Tetë muajt e arratisë së Ergys Agasit, nën mbrojtjen e krimit dhe të policisë
  4. Gjergj on Tetë muajt e arratisë së Ergys Agasit, nën mbrojtjen e krimit dhe të policisë
  5. demo on Pezullohen përkohësisht fluturimet në hapësirën ajrore të vendit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?