Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shpëtimi i grupit të 30 amerikanëve në Shqipëri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > Shpëtimi i grupit të 30 amerikanëve në Shqipëri
Histori

Shpëtimi i grupit të 30 amerikanëve në Shqipëri

Published: November 9, 2023
Shpërndaje

Nga Sali ONUZI*

 

Me 8 nëntor 1943 në Çestije të Belshit, në Elbasan, bie një avion amerikan transporti Dakota C-53. Për shkak të një stuhie, që e zuri në rrugë, ishte ndërprerë ndërlidhja me bazën dhe pas 5 orë fluturimi të shqetësuar mes reve, ish gjetur  një vend i sheshtë ku avioni u ul me zhurmë. Kishte rënë në Shqipërinë e pushtuar nga gjermanët. Këta pasi e kishin gjuajtur kur kishte kaluar mbi Kuçovë, u sulën menjëherë drejt vendit ku kish rënë. Por, para tyre,kishin arritur banorët e fshatit Çestije dhe një grup partizanësh . Avionin  e dogjën vetë amerikanët të neswrmen.

- Publicitet -

Avioni amerikan kishte pasur në bordin e tij  30 vetë, prej tyre 13 infermiere të skuadrës së evakuimit ajror,(të gjitha nëntogere *)  13 sanitarë (djem) dhe ekuipazhi prej 4 vetësh.

Por amerikanët nuk mund të qëndronin aty, do të lëviznin. Dhe nuk ish e lehtë t’i shmangeshin kontaktit me armikun. Në të gjithë rrugën që ata përshkuan nëpër Shqipëri u shoqëruan dhe u siguruan nga forcat partizane dhe nw Begdet edhe nga disa ballistw.

Nga  Belshi, grupi 30 i amerikanëve arriti në Beratin e lirë,asokohe, ku populli në të dy anët e rrugës  i  duartrokiste ata që po hynin në qytet. Qëndruan aty disa ditë. Me porosi te qarkorit të Partisë  Komuniste ( Kahreman Yllit) me grupin e amerikanëve  shkoi si përkthyes mësuesi Kosta Stefa. Pritja e Beratit ishte shumë miqësore.

Por në një nga ditët gjermanët sulmuan Beratin . Grupi i amerikanëve u tërhoq Po në Berat  mbetën tri infermiere amerikane,qw i kish strehuar nw shtëpinë e tij një beratas i Ballit Kombëtar.

Për grupin e amerikanëve ishte vënë në dijeni edhe misioni anglez që ndodhej në Korçë dhe togerit Geri Dafi i këtij misioni, iu ngarkua detyra të shoqëronte edhe ai  këtë  grup drejt Bregdetit. Kjo duhet të ketë ndodhur rreth 30 nëntorit 1943. Togeri anglez  kish mundur të informonte në radio shtabin e tij në Kajro për fatin e grupit amerikan. Per ta ishte informuar  Presidenti i SHBA, Ruzvelt, i  cili kishte kërkuar veçanërisht gjetjen dhe evakuimin e grupit të vajzave dhe djemve të  rënë në Shqipëri  dhe  e monitoronte çdo dite situatën e tyre. Për këtë AAF- ja amerikane kishte  nisur për  Shqipëri një oficer të OSS ( Shërbimi i zbulimit strategjik,paraardhës i CIA-s), që të lidhej me grupin dhe t’i nxirrte prej ketu. Ky oficer i zbulimit strategjik ishte pikërisht kapiteni 24 vjeçar Llojd Smith. Ky do të  qëndronte në zonën e Bregdetit  shqiptar  të Jonit në pritje të lidhjes me grupin.

Kjo ngjarje interesante, është nga ato qe as ne laboratorin krijues te shkrimtarit nuk mund të mbruhet. Ato i krijon vetem jeta, larg çdo skeme. Grupi i amerikanëve përshkoi  për 62 ditë në 9 rrethe, në 34 fshatra e dy qytete.

Tani kjo  ngjarje që nga vititi 1995 është bërë e njohur edhe në Shqipëri, me ardhjen e njërës prej personazheve të saj, Agnes Jensen (81 vjeçe. Pas një viti erdhi edhe koloneli në pension, ish kapiteni Lloyd Smith. Megjithatë edhe pas 28 vitesh ende ka që shkruajnë e thonë  sikur këtë ngjarje po e zbulojnë tani, madje bëjnë edhe kritika pse nuk është bërë e njohur. Në fakt ka jo pak informacion për të, si në  median elektronike dhe në atë të shkruar, madje  është bërë edhe  një dokumentar, është  përgatitur dhe një skenar filmi , ketu ne Shqipëri, që urojme të gjej sa më parë mbështetje financiare.)Me siguri duhet dhe do të bëhet edhe më shumë. E vërteta është se  para vitit 1991 kjo ngjarje ishte harruar për shkak të politikës antiamrikane të  kohës.

Ne SHBA nuk qe harruar. Atje shkruhej e flitej për të në shtyp e në media . Madje qe me 1986 shkrimtari e publiçisti i mirënjohur shqiptaro-amerikan ,Peter Lucas kishte ardhur posaçërisht për të gjetur vendin  e rënies së avionit dhe  për të kaluar në intenerarin e marshimit te grupit. Dhe i gjeti copat e avionit.Banorë të Belshit e ndihmuan. Madje disa i treguan se kishin pjesë edhe në shtëpitë e tyre. Njëri kishte karriken e pilotit, dikush kishte vënë krahun e avionit për të mbuluar një pjesë të çatisë, dikush kishte prerë coprat e metalit të avionit dhe i kishte vënë si shkopinjë në kopështin e tij.Lucas njoftoi Agnes Jensen se kish gjetur vendin dhe  pjesë  të avionit,madje kish marrë me vehte edhe disa pjesë të vockla të “ lëkurës” së tij.

Me 1995, siç dihet , erdhi në Shqiperi Agnes Jensen dhe kaloi në disa nga vendet ku kishte qenë, e shoqëruar nga veteranë të luftës që e njihnin terrenin dhe ngjarjen.Pas një viti ia behu  edhe Lloyd Smith, i cili e ndali vrapin e tij në Bregdet  ku mbeti shumë i kënaqur,po dhe i bindur se e kishim çuar në ato shtëpi ku kishte qenë në kohë të luftës.

Te dy, Jensen dhe Smith, u nderuan nga Ministria e Mbrojtjes me Certifikatën e Nderit të Veteranit të Luftës Antifashiste të Popullit shqiptar. Këtë Certifikatë Agnes Jenesn shkruante se e kishte vënë në një pozicion të dukshëm ne dhomën e saj dhe e shikonte me respekt.Madje vetë Ministri i Mbrojtjes së SHBA, Uillaim Perry, e kishte ftuar në një  pritje nderi dhe u tregonte   të pjesëmarrësve Certifikatën e saj të Nderit.

Partizanët që i pritën grupin e amerikanëve në Çestije dhe që i shoqëruan, të komanduar nga Hasan Gina, ishin të batalionit të rinisë “ Margarita Tutulani”. Madje që natën e parë në mëngjez, kur Jensen doli në oborr një grup vajzash partizane iu turrën për ta takuar , madje kënduan edhe këngë partizane. Këto, i tha Hasan Gina, janë partizanet që kanë bërë shërbim roje natën kur ju pushonit.

Pas dy -tri ditësh grupi i djemve dhe vajzave amerikane u prit në Berat me duartrokitje  nga qytetarë të tij vendosur në  dy anët e rrugës. Madje partizanët bënë dhe një paradë për nder të tyre dhe një miting .Pas një dreke, miqtë amerikanë i ndanë nëpër shtëpitë e qytetarëve. Edhe këtu batalioni partizan “Margarita Tutulani” ishte në mbrojtje të grupit dhe në shoqërimin e tij. Sekretari i partisë  komuniste të qarkorit të Beratit , Kahreman Ylli qëndronte në krye të kësaj pune. Komandanti i batalionit të Rinisë “ Margarita Tutulani” , Skender Malindi ishte nga ata që e priti Jensen si atëherë në Berat  edhe më 1995 në Tiranë .

Po edhe kur një grup ballistësh në Vërtop, në Ljubesh  rrethuan  grupin e amerikanëve,batalioni partizan i rinisë “ Margarita Tutulani “ u erdhi menjëherë në ndihmë , shpartalloi grupin e ballistëve dhe  ata vijuan marshimin  nëpër fshatrat e Skraparit , drejt fshatrave të Korçës, e pastaj në Përmet, Gjirokastër e në Bregdetin e Jonit.

Eshtë diçka simbolike, që siç thamë e krijon vetëm jeta: vajza e djem të rinjë amerikanë , që priten , shoqërohen e mbrohen nga djem e vajza shqiptarë, të një batalioni që mbante emrin e një heroine , Margarita Tutulani, edhe ajo vetë bijë e Beratit, e pushkatuar bashkë me vëllanë e saj Kristaqin, nga fashistët italianë

Grupi i amerikanëve dhe partizanët u detyruan të largohen nga Berati me 15 nëntor, sepse atë ditë filloi sulmi i forcave gjermane dhe bombardimi i qytetit. Theksoj se  kish filluar mësymja gjermano-balliste për të asgjësuar Ushtrinë Nacionalçlirimtare.Situatat sa vinin e ashpërsoheshin. Batalionet partizane të Beratit, dhe Brigada e IVs e Korçës etj luftuan me trimëri të rrallë, disa dhjetra prej tyre dhanë jetën në lulen e rinisë. Edhe në popull gjermanët bënë masakra.Por grupi i amerikanëve kaloi në të gjithë intenerarin që ndoqi mes shumë vështërsive ,por  pa asnjë  të vrarë a të plagosur.Mbetet të studiohen praktikisht faktorët ushtarakë e njerëzorë, që bënë të mundur realizimin e këtij shpëtimi . Por autorja  amerikane  Cate Lineberry ( mbesë e njërës nga ish infernjeret e shpëtimit në Shqipëri) në librin e saj   “ The secret rescue” (  Sekreti i shpëtimit) këtë sekret e gjen në rradhë të parë te populli shqiptar, te mikpritja dhe ndihma e tij.

Kjo ngjarje është konsideruar me të drejte si unike edhe në shkallë të Luftës së Dytë Botërore, që një grup infermjerësh të bien në një territor lufte dhe për dy muaj  të shpëtojë e të dalë nga rrethimi i gjallë.Kjo është quajtur edhe një mrekulli. Kjo ngjarje në Shqipërinë e kohës së Luftës së Dytë Botërore  e nderon popullin tonë, Ushtrinë tonë Nacionalçlirimtare ,por edhe  njerëzit  e thjeshtë që i ndihmuan, strehuan dhe ushqyen . Ne SHBA kjo  është një nga ngjarjet e vlerësuara të Luftës së Dytë Botërore. Kur erdhi Lloyd Smith më 1996 i dhuroi zotit Alfred Moisiu,  qe e priti zyrtarisht , një libër.”Personal Accounts. Pearl Harrbor to V-J Day”, botim i vitit 1992, në të cilin ishin botuar  shënime e kujtime të heronjëve të SHBA në Luftën e Dytë Botërore, mes tyre dhe të ish  pilotit të famshëm Gjorgj Bush,një  nga heronjte e kësaj lufte që u bë më vonë president i SHBA.Presidenti Bush  kishte bërë shënime të veçanta për librin, veç tregimit të  tij.. Po në këtë libër,  që ka marrë disa çmime nga më të lartët është shkruar edhe për grupin e infermjerëve amerikanë që shpëtuan në Shqipëri,madje Agnes Jensen ka bërë edhe një shënim të saj personal prej  një faqeje .

Por në një intervistë rreth librit të tij  “Savage Will “( Vullneti i ashpër) kushtuar kësaj ngjarjeje, autori britanik  Timothy M.Gay, thotë se Enver Hoxha dhe  ndihmësit e tij i thanë Hasan Ginës të vazhdonte t’i çonte amerikanët sa andej këtej, sepse kjo i duhej për propagandë. Ata donin të bindnin shqiptarët se  se këta amerikanë ishin pararoja e një force çlirimtare imagjinare “! (Intervistë e tij dhënë gazetarit Ilir Ikonomi  me 16 shtator 2014)  Kjo s’ka të bëjë fare me realitetin. Këtë nuk e ka thënë asnjë nga të grupit të amerikanëve  Ata kanë qenë dëshmitarë real të situatës së vështirë që ishte krijuar dhe të sakrificave që bënë ata vetë dhe shqiptarët për t’i mbrojtur. As në Arkivin shqiptar  nuk gjenden porosi te tilla imagjinare që krijon ky autor.

Korpusi amerikan i infermiereve, i formuar më 1901 ka një histori të lavdishme luftarake. Në Luftën e Dytë Botërore ky formacion luftarak kishte  57 mije veta, prej të cilëve 215 ranë në krye të detyrës. Në Ushtrinë amerikane deri te Komandanti i përgjithshëm kanë një interesim të veçantë për këtë korpus.Në fshatrat e Korçës grupi vuri ne dijeni me një korrier  togerin anglez Geri Dafi, dhe ky menjëherë njoftoi shtabin e tij në Kajro dhe komandanti Ajzenhauer presidentin Ruzvelt i cili që ditën e humbjes së avionit kish kërkuar çdo ditë informacion  të vecantë për situatën e grupit dhe për evakuimin e tyre me çdo mënyrë e mjet, duke dërguar komandantin OSS ( shërbimi i fshehtë amerikan i Luftës së Dytë Botërore) në Itali . U përpoqën t’i merrnin nga ajri në aerodromin e Gjirokastrës ( me dy skuadrone me  21 avionë) por nuk mundën të kërkonin uljen e tyre në aeroport pasi gjermanët e mbronin me tanke  dhe trupa. Atëhere u vazhdua në  rrugën e Bregdetit, e cila perfundoi me sukses.

Ky interes dhe kujdes i madh për korpusin e infermjereve  të vajzave e grave në ushtrinë amerikane vijon edhe sot. Ne luftën e Irakut ,një serxhente amerikane , e quajtur Xhensila, e plagosur, u kap  rob nga ushtarët  irakenë. U njoftua presidenti i SHBA, Gjeorgj Bush ( i riu), i cili urdhëroi një operacion special për ta gjetur dhe evakuar nënoficeren. Dhe ashtu u bë ,  e gjetën dhe e nxorën nga siptali ku ajo mbahej..

Nga  vizita dhe takimi i dy veteranëve amerikanë në gjurmet  e marshimit të tyre në  në Shqipëri, pati emocione  të forta. Zonja Jensen, pasi pa vendin e uljes se avionit të rrëzuar më  1943 dhe takoi banorë të Çestijes, tha se kurrë nuk e kishte imagjinuar se do të mund të kthehej edhe njëherë në këtë vend.

Por ajo që e kish tronditur atë  ishte vizita në familjen Stefa në qytetin e Beratit, ku ajo ,bashkë me një infermiere tjetër, kishin qëndruar disa ditë në shtëpinë e  tyre.I zoti i shtëpisë Kostaq Stefa, antifashist dhe mësues ,bashkë me te shoqen, kishin studiuar në Itali dhe kishin mësuar edhe anglisht.Kostaqi kishte qenë edhe nxënës në  Shkollën Teknike të Harry Fultzit në Tiranë.Me porosi të Kahreman Yllit, atij iu ngakua detyra e përkthyesit  të grupit, gjë të cilën ai e bëri me përkushtim dhe ndershmëri. Kur shkoi në shtëpinë e tyre  Jensen takoi Eleni Stefën bashkëshorten e Kostaqit . Menjerë pyeti per Kostaqin. Kur mori vesh se ai ishte pushkatuar në vitin 1948, ajo dhe Eleni shpërthyen ne lot .

Kostaq Stefa kish kryer detyrën e ngarkuar dhe në vend që të dekorohej e falënderohej,ai ish arrestuar më 1947 dhe  akuzuar si agjent i amerikanëve duke i vënë në akuzë edhe shërbimin e tij të përkthimit për grupin e amerikanëve të infermjerëve etj. Kam lexuar se edhe pse kishte shkuar përgjigja e Gjykatës së lartë se i falej jeta tri ditë më parë, sigurimi i shtetit e kish pushkatuar. Kur erdhi në Tiranë Jensen ishte shumë e mërzitur. Nuk kish dëshirë të fliste me njeri. Vetëm pyeste “si ka mundësi kjo, si ka mundësi!” .Asnjë shpjegim nuk mund ta qetësonte, sepse nuk kish shpjegim për këtë akt terrorist. Mendoj se organet përkatëse duhet ta shqyrtojnë  shpalljen  Dëshmor i Atdheut, te  Kostaq Stefa,  sepse është pushkatuar jo vetëm padrejtësisht, po redhe për shkak të detyrës së tij  të përkthyesit në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Së fundi, lidhur me ngjarjen historike të shpëtimit të grupit të 30   amerikanëve në Shqipëri, po përcjell më poshtë tre vlerësime të shkruara.

I pari është mesazhi që komandati amerikan i Lindjes së Mesme gjenerali Ralf Rois , i drejtonte popullit shqiptar në  janar 1944:

“Si komandant  amerikan i Teatrit të Lindjes së Mesme kam dëshirë të shpreh  vlerësimin tim për ndihmën dhe drejtimin e bërë nga ju grupit të infermiereve amerikane dhe aviatorëve të mbetur në vendin tuaj. Evakuimi i tyre i sigurt i detyrohet shumë bashkëpunimit miqësor të popullit tuaj. Për këtë ne u jemi shumë mirënjohës.”

Gjenerali Rois kish ngarkuar majorin Lloyd Smith që në momentin më të parë  ta çoni këtë mesazh në vendin e duhur.

Megjithë përpjekjet mesazhi i gjeneralit Rojs nuk u bë e mundur të vinte në Shqipëri. Vetëm pas 52 vjetësh ,kur kish siguruar një fotokopje të deklasifikuar së fundi nga Arkivi i Ushtrisë  së SHBA, koloneli në pension , Smith e solli këtë dokument në Shqipëri, duke plotësuar një  detyrë dhe një amanet.Kopja e origjinalit ndodhet ne Arkivin e Shtetit.

Këtë gjest të partizanëve shqiptarë “që bënë veçse detyrën e tyre të bashkëluftëtarit dhe të aleatit“ Enver Hoxha do ta  përmendte në fjalën e tij para Konferencës së Paqes në Paris, më 21 gusht 1946 .(Më pas  ngjarja nuk do të kujtohej më )

Kjo  ngjarje interesante e  ndodhur 80 vjet më parë  ishte një mesazh miqësie në kohë lufte .Ajo flet më së miri për për ndjenjat miqësore  të popullit shqiptar për SHBA,por edhe për lidhjet e bashkëpunimin  në kuadrin e koalicionit të madh Antifashist Botëror.

Më 2012 historiani amerikan Bernd Fischer botoi librin “Shqipëria 1943-1945” në të cilin u botua Raporti dokumentar në lidhje me njohjen e Qeverisë Demokratike të Shqipërisë,shkruar më 1945 nga misioni special i Departamentit te shtetit  në Tiranë. Në këtë raport gjejmë një vlerësim edhe për rastin e shpëtimit të infermierëve amerikanë e të aviatorëve .Ne pikën 2 rreth “ Qëndrimi i shumicës  dërmuese të popullit shqiptar “ shkruhet : “Ai ka demonstruar ndjenjat e tij thellësisht miqësore ndaj demokracive perëndimore në shumë mënyra dhe në shumë raste. Pjesëtarët e trupave ushtarake aleate  që u gjenden në tokën shqiptare patën kujdesin dhe u mbrojtën nga njerëzit e thjeshtë të këtij vendi dhe nga grupet e rezistencës,që iu dha një ndihmë dhe një mbrojtje të tillë duke rrezikuar edhe jetën e tyre.” Më poshtë Raporti prek drejtpërdrejt rastin e infermjereve amerikane kur shkruan “tridhjetë të tjerë mundën të shkonin për dy muaj nga njëri fshat në tjetrin në Shqipërinë Qendrore e Jugore, ku gjetën kujdesin dhe mbrojtjen e duhur pa u tradhtuar” ( Shqipëria 1943-1945” f.108) Për ngjarjen ka botuar kujtimet e saj Agenes Jensen, Albanian escape” ( Shpëtimi në Shqipëri)

Edhe vete Lloyd Smith e thekonte se shpëtimi i grupit i dedikohet  popullit shqiptar. Sa me takon mua thosh ai , une kam bere detyren time si ndërlidhës  dhe kisha përgatitur terrenin per t’i evakuar fshehtas  duke udhetuar natën në fshatrat e Bregdetit, nga Kallarati, Tërbaçi, Vunoi,Dhërmiu, te shtëpia e Jani Markos,  Jeronim Dunit dhe në Dukat te  shtëpia e Xhelil Celës ,    ku theksonte punën e vecantë të Hodo Metos,(mësues,   ballist dhe agjent i OSS amerikane) po edhe të Tare Shytit e Sefedin Meços , si për grupin kryesor të 27 vetave ashtu dhe të tri infermiereve që mbeten në Berat ,pas tre muajsh.

Në mbyllje dua të sjell këtu atë që ka shkruar Nick Cloney në “ Cincinnati Post” :”Duke shfletuar librin ( e Agnes Jensen Mangerich,) arrita në pjesën e fotografive, pashë infermjeret, vajza të reja, pas shpëtimit. Ishin të bukura. Të gjitha. Nëqoftëse Hollivudi do të vendoste ndonjëherë të bënte një film për historinë e tyre, do të ishte e vështirë të gjenin artiste mjaftueshëm tërheqëse dhe trimëresha,për t’i portretizuar ato plotësisht”

*Kolonel, Drejtor i Departamentit të Veteranëve të Luftës ,1995-2001.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 17 qershor 2026
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • I riu i thirrjes për marshim drejt Rinasit: Na kritikuan me të drejtë, por na ka ardhur në majë të hundës
  • Ibrahimaj në Indonezi, qeveria kërkon emigrantë nëpër botë për të zëvendësuar shqiptarët e ikur

Komentet e Fundit

  1. Niki on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  2. Realisti on Operacioni i madh antidrogë, reagon kreu i SPAK
  3. demo on Me “bukë me vete”? PO!
  4. bajg shurreliane on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  5. demo on Pankartat më pikante nga protesta e nëntë e qytetarëve (FOTO)

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?