Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqetësimi në Gjermani, Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës: Rreziku për sulme terroriste, më i madh se kurrë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Shqetësimi në Gjermani, Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës: Rreziku për sulme terroriste, më i madh se kurrë
Bote

Shqetësimi në Gjermani, Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës: Rreziku për sulme terroriste, më i madh se kurrë

Published: November 29, 2023
Shpërndaje

Lufta në Lindjen e Mesme po ndikon edhe në situatën e sigurisë në Gjermani. Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës paralajmëron për rrezikun e sulmeve nga islamistë të radikalizuar.

Sulmi vdekjeprurës i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor dhe përgjigja ushtarake e Izraelit ndaj këtij sulmi zgjojnë emocione dhe mobilizojnë mijëra njerëz edhe në Gjermani. Një valë e paprecedentë e antisemitizmit e shpreh këtë në mënyrë tronditëse, ashtu si edhe sulmet kundër jetës hebreje në Gjermani. Zhvillimi i situatës së sigurisë në Gjermani varet kryesisht nga zhvillimi i situatës në Lindjen e Mesme.

Presidenti i Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës, Thomas Haldenwang, shpreh shqetësimin e autoriteteve gjermane të sigurisë për sulmet me motive islamike në veçanti. “Rreziku është real dhe më i madh se sa ka qenë për një kohë të gjatë,” u shpreh Haldewang me fjalë të pazakonta të qarta.

- Publicitet -

Al Kaeda dhe ISIS në qendër të vëmendjes

Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës është veçanërisht e shqetësuar për aktivitetet e organizatave të njohura terroriste islamike Al Kaeda dhe “Shteti Islamik”. Asnjëra nga organizatat nuk ka ndonjë lidhje me Hamasin. Megjithatë, tani po shfaqet një cilësi e re, paralajmëron Haldenwangu: “Ne shohim në spektrin xhihadist thirrje për sulme dhe një ‘lidhje’ të Al-Kaedës dhe ISIS me konfliktin në Lindjen e Mesme.”

Konkretisht, Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës ka frikë se individët në veçanti mund të radikalizohen deri në atë pikë sa të mund të sulmojnë të ashtuquajturat objektiva “të buta”, siç janë demonstratat publike në qiell të hapur, me mjete të thjeshta, si p.sh. thika ose automjete. “Ne po punojmë shumë për të penguar planet e mundshme kundër sigurisë së hebrenjve, institucioneve izraelite, por edhe protestave të mëdha”, tha Haldenwang.

Presidenti i Zyrës për Mbrojtjen e Kushtetutës nuk i përmendi shprehimisht tregjet e Krishtlindjeve, por është e qartë se këto lloj ngjarjesh që kërkojnë vëmendjen e autoriteteve gjermane të sigurisë.

Arrestim i dy të rinjve ditën e martë

Të martën, policia veproi në Brandenburg dhe Rinin Verior-Vestfalinë: atje, një 16-vjeçar dhe një 15-vjeçar kishin rënë dakord në një forum radikal islamik për të kryer një sulm kundër një sinagoge ose një tregu Krishtlindjesh. Nuk është e sigurt që kjo do të kishte ndodhur, por policia vendosi të ndërhyjë me shpejtësi në kuadër të masës parandaluese të sigurisë.

Në fillim të tetorit, në Duisburg u arrestua një terrorist islamik i njohur prej kohësh nga autoritetet e sigurisë. Ai kishte udhëtuar në të ashtuquajturin Shteti Islamik, për të cilin kishte vuajtur një dënim prej disa vitesh burg në Gjermani pas kthimit të tij. Ai dyshohet se kishte planifikuar një sulm kundër një aktiviteti pro-izraelit dhe ndodhet në paraburgim. \DW\

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mashtrimi 50 milionë euro, lihen në burg “koka” e call center-ave dhe shoku i tij
  • “Duhet një urdhër ndalimi”, Trump provokon sërish Giorgia Melonin
  • The Albanian Files: Anatomia e ‘rilindjes arkitekturore’ të Edi Ramës
  • Dosja “Partizani”, ish-ministri i Mbrojtjes Gazment Oketa shkon për të dëshmuar në GJKKO
  • Super Haaland me dopietë, Norvegjia eliminon Brazilin pesë herë kampion bote

Komentet e Fundit

  1. Plaku xhuxhumaku on Vetë i quan sorra, derra e korba, Rama, protestuesve: Ju aq baltë po hidhni mbi mua…
  2. Toni on Rama për ZDFheute: I kuptoj protestuesit, por nuk i themi dot jo 4 mld eurove
  3. rapsodi popullor on Vetë i quan sorra, derra e korba, Rama, protestuesve: Ju aq baltë po hidhni mbi mua…
  4. Bero Maze on Arkivoli në protestë
  5. cuf dabjoni on The Albanian Files: Anatomia e ‘rilindjes arkitekturore’ të Edi Ramës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?