Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqipëria dominon në letër Moldavinë: 98 vende distancë në FIFA dhe 67 milionë euro diferencë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Shqipëria dominon në letër Moldavinë: 98 vende distancë në FIFA dhe 67 milionë euro diferencë
Lajmi i funditSport

Shqipëria dominon në letër Moldavinë: 98 vende distancë në FIFA dhe 67 milionë euro diferencë

Published: November 17, 2023
Shpërndaje

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në orën 18:00 kundër Moldavisë në transfertë (stadiumi Zimbru), për ndeshjen e parafundit në grupin E kualifikues të Euro 2024. Një pikë iu nevojitet “Shqiponjave” për të nisur zyrtarisht fluturimin në fazën finale të “Gjermani 2024”.

Të parët në grup me 13 pikë, Shqipëria ka dominuar këto kualifikuese duke qenë skuadra që ka shënuar më shumë gola dhe ka pësuar më pak, andaj të besuarit e Sylvinhos nuk janë aspak surprizë në këtë turne. Ndeshja në fushë sot nis 0-0, por statistikat në futboll janë të vlefshme. Kuqezinjtë kanë 98 pozicione distancë nga Moldavia, që gjendet e 157-ta në renditjen e FIFA-s, teksa tanët mbajnë pozitën e 59-të.

Nëse shohim sesa vlen ekipi ynë, edhe pse pa Brojën dhe Kumbullën për shkak të problemeve fizike, diferenca është 66.7 milionë euro, në favor të tanëve. Në grumbullimin e fundit që ka bërë Sylvinho, ekipi ynë vlen 81.7 milionë euro dhe lojtarët më të shtrenjtë janë Asllani me 12 milionë euro, Gjimshiti me 10 milionë euro si edhe Uzuni me 9 milionë euro.

- Publicitet -

Nga ana tjetër, totali i ekipit moldav kap vlerën e 15.04 milionë euro, teksa lojtari kundërshtar më i vlefshëm është mbrojtsi Oleg Reabciuk me 5 milionë euro dhe që luan me Sparkatun e Moskës.

Shqipëria në këtë duel do ketë mbështetjen e më shumë se 1 mijë tifozëve, në një stadium me 10.500 ulëse. Sa i takon formacionit, Sylvinho nuk pritet të ndryshojë asgjë nga fitorja e fundit me Çekinë, përjashto rikthimin në qendër të Ismajit. Dyshuese mund të jetë forma e Asllanit, që ka pasur një problem fizik, megjithëse duket se e ka kaluar.  Për t’u evidentuar edhe ndeshja e fundit mes dy skuadrave, po për Euro 2024 në grupin E, ku ekipi ynë fitoi 2-0 në “Air Albania” me golat e Asanit dhe Bajramit, për t’i shkaktuar humbjen e vetme moldavëve në këto kualifikuese. Moldavia nuk ka humbur për grupin E asnjë ndeshje në shtëpi, çka do bëjë që tanët të kërkojnë tri pikët.

Kombëtarja në këtë sfidë ka në dorë dy rezultate, ndërsa e kalon në fazën finale edhe një barazim, teksa edhe humbja e tanëve, shoqëruar me fitoren e Çekisë kundër Polonisë (sot 20:45), do bënte që ekipi ynë për herë të dytë të shkonte në fazën finale të Europianit, pas Francë 2016.

Në grupin E kualifikues, Shqipëria me 13 pikë mban vendin e parë, ndjekur nga Çekia me 11-të, Polonia me 10-të, Moldavia me 9-të dhe Ishujt Faroe me vetëm një pikë. Në gjashtë ndeshje të luajtura, Shqipëria ka shënuar 11 gola dhe ka pësuar vetëm 3, më mirë se çdo ekip. Moldavia ka shënuar gjashtë dhe ka pësuar po gjashtë gola.

Kundër Moldavisë: Të dyja skuadrat janë takuar gjashtë herë në fushë, me tanët që kanë fituar pesë duele dhe kanë barazuar një (në miqësore). Të pesta takimet e fituara nga kuqezinjtë janë në kuadër të kualifikueseve europiane, me të parën që daton më 29 marsin e 1995, 3-0.

Më pas, në ndeshjen e kthimit për po atë tur kualifikues, kuqezinjtë ia dilnin të fitonin 2-3 në transfertë (7 qershor 1995). Përballjet e radhës kundër Moldavisë datojnë në vitin 2019, me Shqipërinë që fitonte dy takimet e Euro 2024, 2-0 në Elbasan dhe 0-4 në transfertë.

Përballja e fundit mes dy skuadrave ishte disa muaj më parë në “Air Albania”, për ndeshjen e parë mes tyre në grupin E kualifikues të Euro 2024. Kuqezinjtë ia dolën të merrnin tri pikë falë fitores 2-0 me gola të Asanit dhe Bajramit. Dueli i 17 qershorit ishte debutues për Sylvinhon në Tiranë, me trajnerin brazilian që mori tri pikë, kjo pas humbjes 1-0 në Poloni. Barazimi i vetëm me Moldavinë daton në 15 gushtin e 2012 në “Qemal Stafa” (ish-Air Albania), kjo në një miqësore 0-0.

Më 7 qershor 1995, në Chisinau të Moldavisë, kombëtarja shqiptare e drejtuar nga Neptun Bajko, merrte fitoren e parë jashtë fushe në historinë e saj gjatë një edicioni eliminator të vlefshëm për kualifikueset e Europianit 1996, që u zhvillua në Angli dhe në fund u fitua nga Gjermania.

Nga port ne sulm, formacioni i Shqiperise:

Në raport me takimin e fundit, atë kundër Republikës Çeke, kemi vetëm një ndryshim Ismajli rikthehet titullar në vend të Arlind Ajetit, me qendërmbrojtësit që për arsye dëmtimi nuk ia doli të ishte i pranishëm në këtë dy sfida, por në çdo rast, Ismajli është i paprekshëm teksa me Berat Gjishitin kanë formuar prej kohësh dyshen e qendrës së mbrojtjes. Hysaj në të djathtë dhe Mitaj në të majtë kompletojnë repartin e prapavijës, ndërsa Berisha në portë.

Nuk ndryshon as dyshja e mesfushës, Asllani-Ramadani, ndërsa përpara tyre zbret Nedim Bajrami. As treshja e sulmit nuk preket me Seferin në të majtë, Cikalleshi në qendër dhe Jasir Asani në të djathtë.

Formacioni:

Shqipëria (4-3-3): Berisha; Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Mitaj; Asllani, Ramadani, Bajrami; Seferi, Asani, Cikalleshi

Trajner: Sylvinho

 

p.c. / dita

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • MESAZH KRYEMINISTRIT
  • “Nuk duam që të rinjtë të përfundojnë si ne” – Shqiptari nga Frankfurti, 30 orë me makinë për të ardhur në protestë
  • Protestuesi i ardhur nga Gjermania: Kërkoj ndjesë që kam votuar Ramën
  • “Pse ka dalë në protestë?” – Si përgjigjet deputetja e larguar nga PS
  • Deputetja fyen protestuesit: Turli me bamje, speca, patëllxhan, s’kanë mish

Komentet e Fundit

  1. K R on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  2. Right Side on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  3. Hamza 🤮🤮 Rama 🤮🤮 PISI on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  4. Reshit Lala on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  5. Anonymous on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?