Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqipëria e kërkon për rrëmbimin e Jang Prengës, Italia për trafik droge! Kush do e ekstradojë Dritan Rexhepin?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Shqipëria e kërkon për rrëmbimin e Jang Prengës, Italia për trafik droge! Kush do e ekstradojë Dritan Rexhepin?
Kronike

Shqipëria e kërkon për rrëmbimin e Jang Prengës, Italia për trafik droge! Kush do e ekstradojë Dritan Rexhepin?

Published: November 11, 2023
Shpërndaje

I njohur si lideri i padiskutueshëm i kartelit shqiptar që vepronte në të njëjtin nivel me trafikantët kolumbianë dhe ekuadorianë të drogës, Dritan Rexhepin që u arrestua fillim jave në Turqi, ku kishte hyrë me pasaportë kolumbiane me emrin e Benjamin Omar Perez Garcia, e kërkon jo vetëm Shqipëria, por edhe Italia.

Në një komunikatë të policisë italiane, mbi arrestimin e Rexhepit thuhet se të premten i është kërkuar Ministrisë së Drejtësisë që kërkesën për arrest provizor t’ia përcjellë autoriteteve kompetente turke, të shoqëruar me dokumentacionin e ekstradimit në rrugët e zakonshme diplomatike. ‘Dritan Rexhepi është një nga kriminelët më të mëdhenj shqiptarë, i njohur në mbarë botën.

I arratisur nga Shqipëria në Itali, profili i tij kriminal u pasurua nga kryerja e shumë grabitjeve dhe trafikut ndërkombëtar të drogës”, thuhet në komunikatën e policisë italiane. I arrestuar dhe i dënuar me 16 vite burg nga Gjykata e Firences, ai u arratis nga burgu i Voghera në vitin 2011. Më pas i arrestuar në Belgjikë për kryerjen e grabitjeve të shumta, ai u arratis sërish nga burgu belg. Në vitin 2014 Rexhepi u arrestua në Ekuador për trafik ndërkombëtar droge, u dënua me 13 vjet burg dhe u bë sërish i pagjurmueshëm në vitin 2021.

Gjatë qëndrimit në burgun e Guayaquil, ai arriti, nëpërmjet përdorimit të bisedave të koduara, të krijonte një kartel shqiptar të trafikut të drogës të quajtur “Kompania Bello” i dedikuar për prodhimin, transportin dhe shpërndarjen e sasive të mëdha të kokainës, prodhuar në Kolumbi, të transferuara në Evropë dhe të shpërndahet nën markën ekskluzive “BELLO”..

 

Nga një përgjim u zbulua edhe rasti i trafikimit të 283 kg kokaine nga porti Guajakil i Ekuadorit ne portin e Portsmuthit ne Angli, ku dhe një pjesë e drogës ishte marrë nga kontejneri.  Kjo ngjarje, dyshohet, u bë shkak për rrëmbimin e Jan Prengës dhe zhdukjen e trupit, në 17 janar 2020 në Kamëz.

 

Pesë ditë pas pengmarrjes në Tiranë, Rexhepi u përgjua duke folur me vëllain e Jan Prengës në Angli . Emri i Dritan Rexhepit doli me vrasjen e dy policëve në Fushë-Krujë, Arben Keqi e Durim Kasmi në vitin 1998. U denua me 25 vjet burg, por kur arrestua, kohën që figuronte si student Drejtësie, qendroi vetëm pak orë në paraburgimi e policisë së Durrësi, pasi u arratis.

 

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Fatos Tarifa: Kush e urdhëroi transferimin e z. Veliaj? A po krijojmë një shtet policor?
  • Migena Aleksi: Një buxhet më i madh shtetëror, a përkthehet automatikisht në një mirëqenie më të lartë për çdo qytetar?
  • ​Lidhjet e fshehta në stepat e Mongolisë: Djali i Trump kapet në gjueti me aleatin e Putin
  • Rama lëvdon ndryshimet në paketën fiskale
  • U transferua nga paraburgimi i Durrësit në Fier, reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet

Komentet e Fundit

  1. Edi Rama ky degradues i shtetit ne nje WC publike on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  2. Otto on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  3. ¿? on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  4. Vezhguesi popullor on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  5. Flamur Struga on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?