Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqipëria dhe Kosova, pjesë e operacionit të shtrirë në gjithë Evropën: Sekuestrohen armë e drogë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Shqipëria dhe Kosova, pjesë e operacionit të shtrirë në gjithë Evropën: Sekuestrohen armë e drogë
KosovëKronike

Shqipëria dhe Kosova, pjesë e operacionit të shtrirë në gjithë Evropën: Sekuestrohen armë e drogë

Published: November 30, 2023
Shpërndaje

Një operacion i përbashkët kundër trafikut të armëve, trafikut të drogës, emigrantëve apo dhe trafikimit të qënieve njerëzore dhe rrjeteve kriminale me rrezikshmëri të lartë shoqërore është ndërmarrë në të gjithë Europën dhe jo vetëm. Operacioni u ndërmor në kuadër të  “Ditëve të Veprimit të Përbashkët EMPACT në Evropën Juglindore (EMPACT JAD SEE) dhe u mbështet nga Europol, Eurojust, Frontex, INTERPOL si dhe një sërë strukturash ndërkombëtare.

Operacioni u ndërmor në 26 vende në të gjithë Evropën midis 13 dhe 18 nëntorit të këtij viti dhe përfshiu edhe kontrollet e intensifikuara në kufijtë e jashtëm të BE-së dhe operacione speciale në vendet e përfshira, njofton Europoli. Spanja koordinoi aktivitetet operacionale, ndërsa EUROPOL-i koordinoi shkëmbimin e informacionit operacional ndërmjet palëve të përfshira.

Më shumë se 22 mijë oficerë u angazhuan në operacion. Operacioni u koordinua nga një qendër ndërkombëtare e krijuar në Shkup, Maqedoni të Veriut, ku oficerët që përfaqësonin këto autoritete ishin të pranishëm për të lehtësuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe për t’iu përgjigjur nevojave operacionale në terren.

- Publicitet -

EUROPOL-i gjithashtu vendosi ekspertë në terren për të ofruar mbështetje analitike në kohë reale për operativët në terren. Holanda vendosi dy ekipe me pajisje speciale skanimi në pikat e kalimit kufitar në Greqi dhe Mal të Zi. Frontex dërgoi ekspertë dhe pajisje në kufijtë e jashtëm.

Patrullim kibernetik i koordinuar

Po kështu pati dhe kontrolle kibernetike të cilat u fokusuan në monitorimin dhe aktivitete hetimore në ueb-faqe të ndryshme, forume, si dhe në mesazhe aplikacionet dhe rrjetet e mediave sociale. Kontrolli kishte për qëllim zbulimin e trafikut të paligjshëm të armëve të zjarrit dhe mbledhjen e informacioneve për personat e përfshirë. Hetimet u kryen nga oficerë të Kosovës, Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Moldavisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Ukrainës, informon Europol.

Gjatë aktiviteteve të patrullimit kibernetik, hetuesit identifikuan 120 objektiva (llogari dhe/ose individë) që kishin lidhje me trafikimin e armëve të zjarrit, 94 prej të cilëve ishin në një aplikacion mesazhesh, 11 në tregje dhe 10 në uebsajte të tjera dhe 5 në rrjetin e errët.

Rezultatet e EMPACT JAD 2023:
22 488 oficerë të përfshirë
163 hetime të filluara
288 774 subjekte të kontrolluara
215 273 persona janë kontrolluar
67 277 makina të kontrolluara
5 225 paketa/pako postare të kontrolluara
999 ambiente të kontrolluara
2 229 hyrje të paligjshme
566 arrestime (218 në lidhje me kontrabandën e emigrantëve, 186 në lidhje me trafikun e drogës, 69 në lidhje me trafikun e armëve të zjarrit, 89 në lidhje me krime të tjera)
Janë identifikuar 114 dokumente të falsifikuara
310 armë (84 armë automatike, 65 pistoleta, 59 pushkë, 22 granatahedhës, 16 revole, 7 karabina, 6 armë gjahu, 4 armë të konvertuara, 2 pistoleta ajri, 42 të tjera)
20 206 copë municion
Pothuajse një ton drogë: duke përfshirë 626 kg kokainë, pothuajse 300 kg kanabis, heroinë dhe bimë marihuanë

Pjesëmarrësit

Shtetet Anëtare të BE-së: Austria, Bullgaria, Kroacia, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Italia, Luksemburgu, Holanda, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovenia, Spanja dhe Suedia.

Vendet jo anëtare të BE-së: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Turqia, Ukraina dhe Mbretëria e Bashkuar.

Agjencitë e BE-së: Europol, Eurojust dhe Frontex.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Iu dhanë madje më shumë! Si i tjetërsuan 1.143 ha tokë në bregdetin e Semanit dy ish-drejtorët e arrestuar të ASHK-së në Fier 
  • Thaçi reagon pas vendimit në Hagë: Mohoj çdo përfshirje në vrasje, do ta apeloj vendimin
  • Rrëzohet kërkesa për lirimin e Ilir Metës
  • “UÇK lindi si përgjigje ndaj gjenocidit të Millosheviçit”, Kuvendi dënon vendimin për ish-krerët e UÇK
  • VIDEO: “Nuk ka raciste më të madhe se ju”, eurodeputetja greke shpërthen ndaj Von der Leyen

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on A ekziston një luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
  2. 1thundrak on “Si i mori 34 mln euro Ron Yeffet?” PS rrëzon kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për kompaninë “KAYO”
  3. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  4. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  5. Anonymous on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?