Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqipëria ia beson NATO-s mirëmbajtjen e helikopterëve “Cougar”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Shqipëria ia beson NATO-s mirëmbajtjen e helikopterëve “Cougar”
KronikeLajmi i fundit

Shqipëria ia beson NATO-s mirëmbajtjen e helikopterëve “Cougar”

Published: September 13, 2024
Shpërndaje

Pas degradimit të flotës së helikopterëve “Cougar”, pavarësisht kontratave të shtrenjta të mirëmbajtjes, Ministria e Mbrojtjes ka vënë në zbatim marrëveshjen me Agjencinë e Prokurimeve të NATO-s.

Më 31 gusht, një helikopter “Cougar” i Forcës Ajrore u ul në aeroportin e Rinasit pas një fluturimi nga Zvicra, ku iu nënshtrua punimeve të thella të mirëmbajtjes. Sipas një postimi në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes, punimet e mirëmbajtjes u kryen falë bashkëpunimit me Agjencinë e Prokurimeve të NATO, NSPA.

“…Jemi në rrugën e duhur për të rikthyer progresivisht gatishmërinë teknike të të gjithë Flotës sonë Ajrore,” shkruhej në statusin e Ministrisë së Mbrojtjes.

- Publicitet -

Pas degradimit të flotës së helikopterëve Cougar për vite me radhë, pavarësisht miliona eurove të shpenzuara në kontrata mirëmbajtjejeje dhe sigurimi, Ministria e Mbrojtjes nënshkroi një marrëveshje me Agjencinë e Prokurimeve të NATO-s në vitin 2021 për mirëmbajtjen e tyre.

Ndihma sigurohet përmes Partnershipit për Mbështjejen e Helikopterëve, një mekanizëm që ofron mbështetje logjistike për 11 vendet anëtare, mes së cilave është edhe Shqipëria.

Marrëveshja e siguruar nga BIRN përmes një kërkese për të drejtë informimi tregon megjithatë se ky mekanizëm mund të mos jetë në gjendje të ofrojë mbështetje për të gjitha rastet, duke i orientuar vendet që të ndjekin edhe procedurat e tyre të brendshme.

Forca Ajrore zotëron katër helikopterë Cougar, të blerë përmes një kontrate të vitit 2010 të qeverisë “Berisha” me kompaninë Eurocopter për 78.6 milionë euro. Në një investigim të mëparshëm, BIRN zbuloi se të paktën nga viti 2018, Ministria e Mbrojtjes dështoi që të garantonte mirëmbajtjen periodike të tyre, duke cenuar sigurinë e pilotëve dhe efikasitetin e Forcave Ajrore.

E pyetur nga BIRN, Ministria e Mbrojtjes nuk dha të dhëna për gjendjen teknike të tre helikopterëve të tjerë “Cougar”, duke sugjeruar që t’i referohemi faqes së tyre zyrtare.

Përveç helikopterëve “Cougar”, Forca Ajrore u pasurua edhe me dy helikopterë Black Hawk të sjellë nga Shtetet e Bashkuara në janar të vitit 2024.

Ministria e Mbrojtjes i tha BIRN se mirëmbajtja e helikopterëve Black Hawk do të kryhet nga pala amerikane në bashkëpunim me specialistët e Bazës Ajrore të Farkës deri në dhjetor të vitit 2025. Pas kësaj periudhe, referuar dhe vijimit të trajnimit të personelit shqiptar, kjo mirëmbajtje do të kryhet nga specialistët e Forcës Ajrore.(BIRN)

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dronët në Laipcig dhe Gjermania në shënjestrën e strategjisë ruse!
  • Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV nuk jep emër për kryetar
  • ‘Bunkerizim i gjykatës’: Rregullorja e re e GJKKO cenon aksesin e gazetarëve
  • Zjarri në Mallakastër del jashtë kontrollit, kërkohet ndërhyrje nga ajri
  • Bisedime për paqe dhe diplomaci lufte me Rusinë

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?