Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqipëria jep statusin e investitorit për investim mbi 100 mijë dollarë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shqipëria jep statusin e investitorit për investim mbi 100 mijë dollarë
AktualitetEkonomiShoqëri

Shqipëria jep statusin e investitorit për investim mbi 100 mijë dollarë

Published: January 5, 2023
Shpërndaje

Të huajve që duan të qëndrojnë në Shqipëri do t’u njihet statusi i investitorit nëse ata investojnë mbi 100 mijë dollarë në një aktivitet ekonomik në vendin tonë. Vlera minimale e investimit prej 10 milionë lekësh është përcaktuar përmes një Udhëzimi të përbashkët të Ministrisë së Financave dhe asaj të Brendshme.

“Në mbështetje të pikës 4, të nenit 102, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe të pikës 6, të nenit 69, të ligjit nr. 79/2021, “Për të huajt”, UDHËZOJMË: Vlera e investimit për aktivitetin ekonomik, për të huajin që pajiset me leje unike si investitor, të jetë jo më pak se 10.000.000 (dhjetë milionë) lekë”, përcakton dokumenti qeveritar, i cili ngarkon Departamentin për Kufirin dhe Migracionin si dhe Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive për zbatimin e tij.

Leja Unike është miratuar me Ligjin e ri për të huajt që nga viti i shkuar, dhe shërben si leje qëndrimi dhe pune. Ligji i ri lehtësoi procedurat për miratimin e lejeve, ashtu si dhe kostot monetare. Aplikimi i mëparshëm, kur kryhej për herë të parë, përmbante leje njëvjeçare qëndrimi e pune në Shqipëri, ndërkohë që me ligjin e ri, vlefshmëria e dokumentit u shtri në pesë vite.

- Publicitet -

Punonjësit lëvizës, ose të njohur si “Digjitalët Nomadë”, përftojnë për të parën herë nga këto ndryshime. Këtu, përfshihen shtetasit, të cilët kanë parametrat për të punuar nga distanca.

Pensionistët e huaj janë tanimë përftues, falë ligjit të ri. Ata mund të jetojnë në Shqipëri, duke aplikuar për një leje të veçantë qëndrimi për pensionistë. Më parë, këta shtetas detyroheshin të blinin një shtëpi të përhershme në Shqipëri, ose të ishin të regjistruar pranë një organizate të derdhjes së kontributeve. Kjo nuk është më e nevojshme.

Të huajt, të cilët gëzojnë pasuri të paluajtshme në Shqipëri, janë një kategori tjetër që përfitojnë nga ligji i ri për të huajt./Scan

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Historia e 87-vjeçares që çoi në dorëheqjen e Kryeministrit spanjoll dhe një krahasim me ne
  • Ndahet Çmimi Nobel për Mjekësinë, tre shkencëtarët që e fituan
  • Ishte dënuar me 26 vjet burgim në Shqipëri, ekstradohet nga Brazili 67-vjeçari shkodran
  • Dy deputetë të PS i thonë jo hartës së re territoriale, ja kush votoi kundër
  • Shfaqet në videot e skandalit Hila, reagon këngëtarja: Kërkoj falje, mos i shpërndani më

Komentet e Fundit

  1. Celia on SPAK ‘arkivon’ dosjen ‘Tropoja’, prokurorja pezullon hetimet
  2. Right Side on Në videot e skandalit Hila, edhe artistë që kanë qenë fëmijë kur janë njohur me të. A e ndryshon kjo thelbin e historisë?
  3. MH on Në videot e skandalit Hila, edhe artistë që kanë qenë fëmijë kur janë njohur me të. A e ndryshon kjo thelbin e historisë?
  4. nastradini on Shfaqet në videot intime, reagon Eli Fara: Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem
  5. Trim on “Ç’i q… tëmën kësaj pune”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?