Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqipëria, me inflacionin më të ulët në rajon, Bledar Shella: Performanca ekonomike pozitive, por risqet qëndrojnë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Shqipëria, me inflacionin më të ulët në rajon, Bledar Shella: Performanca ekonomike pozitive, por risqet qëndrojnë
Ekonomi

Shqipëria, me inflacionin më të ulët në rajon, Bledar Shella: Performanca ekonomike pozitive, por risqet qëndrojnë

Published: November 24, 2023
Shpërndaje

Në një intervistë në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC, kryetari i Shoqatës shqiptare të bankave, Bledar Shella u ndal te inflacioni, kredidhënia, si edhe forcimi i lekut. Gjatë intervistës, Shella sqaroi se Shqipëria ka normën e inflacionit më të ulët në rajon. Gjithashtu ai shtoi se turizmi ka ndikuar në forcimin e lekut.

“Ne kemi normë interesi bazë më të ulët se bankat e rëndësishme qendrore. Normat e interesit 10 vitet e fundit kanë qenë anomali. Por mendoj që tani jemi kthyer në normalitet. Ndërkohë Bankat në Shqipëri nuk kanë frenuar kredidhënien. Në dy muajt e fundit ka edhe një rritje dhe kjo është një rritje e kënaqshme”, tha ai.

Bledar Shella: Në 3 mujorin e parë kishte një frenim, por më pas u rikuperua pasi u kuptua që ka një realitet të ri dhe sa kohë që ka projekte që ka një normë kthimi më të lartë, atëherë ia vlen. Treguesi i kredive me probleme fatmirësisht është e qëndrueshme, kjo për disa arsye pasi kredidhënia ka qenë shumë më e shëndetshme dhe performanca ekonomike në Shqipëri ka qenë shumë pozitive.

- Publicitet -

Gjithashtu ka ndikuar edhe kursi i këmbimit. Leku është forcuar rreth 15 %. Deri diku ka kompensuar efektin e rritjes së normës së interesit. Kjo rritje e shpejtë e lekut ka qenë deri diku surprizë, forcimi i lekut duket që është bazuar në element fondamental. Sa i përket ndikimit që ka pasur në sistemin bankar, ka qenë minimal, sa i përket kredive ka pasur ndikim pozitiv. Ndërkohë sektori me kontributin më të lartë ka qenë turizmi.

Për ekonominë shqiptare jam optimist, por risqet qëndrojnë dhe do thoja që janë ato gjeopolitik, këtë e shoh si riskun më të madh për vitin e ardhshëm. Risku i dytë mbetet të shohim situatën e kredive edhe pse unë besoj se situata do të jetë shumë pozitive.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rishikimi që prek 106 nenet, cilat janë ndërhyrjet kyçe që vështirësojnë hetimet kundër korrupsionit
  • A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?
  • “Është sistem alarmi, unë këtu fle me gocën…” Hila i kreu vetë filmimet, si gënjeu kur miku i tij i zhveshur vuri re kamerën e fshehur
  • E pazakontë: I mbijeton dy herë dozave të helmit, dështon ekzekutimi i të dënuarës në SHBA
  • Shkoi të inauguronte kardiokirurgjinë, Rama pritet me protesta

Komentet e Fundit

  1. Muradie on Videot intime në rrjet, Policia kontakton kompozitorin: “Jam i shokuar, më kanë hakeruar”
  2. Qamili vogel on Nga falsifikimet në Seman te hektarët në Palasë, biznesmenit i sekuestrohen 2.6 mln euro pasuri dhe një “Bentley”
  3. xxx on 16 kulla mbi 15 kate marrin leje, Tirana kryeson listën e projekteve të reja
  4. xxx on A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?
  5. Buda on A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?