Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqipëria, ndër vendet e Europës që ka më pak shtretër në spitale, pavarësisht popullsisë në rënie
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shqipëria, ndër vendet e Europës që ka më pak shtretër në spitale, pavarësisht popullsisë në rënie
AktualitetEkonomi

Shqipëria, ndër vendet e Europës që ka më pak shtretër në spitale, pavarësisht popullsisë në rënie

Published: July 13, 2026
Shpërndaje

Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të shërbimit spitalor, ishin në dispozicion 8,911 shtretër, sipas të dhënave që janë bërë publike nga INSTAT.

Në krahasim me popullsinë e atij viti, prej 2.39 milionë banorësh, në vend ka 372 shtretër për 100 mijë banorë.

Duke i krahasuar këto të dhëna me shifrat e fundit të publikuara nga Eurostat, që nuk e përfshijnë Shqipërinë, rezulton se në raport me shtetet e tjera të Europës, apo dhe të rajonit, vendi ka më pak shtretër në raport me popullsisë se mesatarja e Bashkimit Europian prej 507 shtretër për 100 mijë banorë dhe mbetet pas shumë vendeve, përfshirë dhe ato të rajonit, për të cilat ka të dhëna.

- Publicitet -

Rekordin në rajon e ka Serbia (606 shtretër), e ndjekur nga Maqedonia e Veriut, me 4520 (të dhënat e vitit 2021) dhe Mali i Zi (387).

Pavarësisht se popullsia e Shqipërisë është tkurrur dekadat e fundit, duke “lehtësuar” barrën në spitale dhe treguesi për shtretër në raport me popullsinë është përmirësuar në krahasim me 2014-n, kur ishte 296 shtretër për 100 mijë banorë, sërish vendi vijon të mbetet afër fundit të Europës.

Në vitin 2014, në institucionet publike kishte 8295 shtretër, sipas INSTAT, dhe një dekadë më vonë numri i tyre është rritur lehtë me 7.4%, por përmirësimi i treguesit ka ardhur më shumë nga rënia e popullsisë me 400 mijë banorë në të njëjtën periudhë.

Ndërsa popullsia si numër është në rënie, barra e sëmundjeve në fakt ka ardhur në rritje, si rrjedhojë e popullsisë, duke shtuar presionin mbi spitalet shqiptarë, që përveçse kanë më pak shtretër se shumë shtet në Europë, po vuajnë dhe nga emigracioni i mjekëve.

Për më tepër, që shumë spitale rajonale janë kthyer në ambulanca dhe ndërhyrjet e vështira realizohen në spitalet e Tiranës, duke i mbipopulluar këto të fundit.

Europa, diferenca të mëdha mes veriut dhe lindjes

Sipas Eurostat, në vitin 2024 në Bashkimin Europian kishte mesatarisht 507 shtretër spitalorë për 100 mijë banorë. Megjithatë, kapacitetet ndryshojnë ndjeshëm nga një shtet në tjetrin, duke reflektuar organizimin, financimin dhe historinë e sistemeve kombëtare të kujdesit shëndetësor.

Bullgaria kishte treguesin më të lartë, me 870 shtretër për 100 mijë banorë, e ndjekur nga Gjermania me 759, Rumania me 731, Moldavia me 709 dhe Austria me 655 shtretër.

Mbi mesataren e BE-së renditeshin edhe Çekia, Hungaria, Polonia, Belgjika, Lituania dhe Franca. Këto vende kanë ruajtur kapacitete relativisht të mëdha spitalore, ndërsa sistemet e tyre shëndetësore vazhdojnë të mbështeten në një masë më të lartë te trajtimi në spitale.

Në skajin tjetër të renditjes ishte Suedia, me vetëm 187 shtretër për 100 mijë banorë, e ndjekur nga Lihtenshtajni me 220, Holanda me 221, Danimarka me 226 dhe Finlanda me 248 shtretër.

Numri i ulët i shtretërve në disa prej vendeve më të zhvilluara nuk nënkupton domosdoshmërisht një sistem më të dobët shëndetësor.

Vendet e Europës Veriore kanë zhvendosur një pjesë të trajtimeve drejt shërbimit ambulator, kujdesit në banesë dhe ndërhyrjeve që nuk kërkojnë qëndrim të gjatë në spital. Si rrjedhojë, pacientët shtrohen më rrallë dhe qëndrojnë për periudha më të shkurtra.

Por kjo logjikë nuk mund të zbatohet automatikisht për Shqipërinë. Vendi ka vetëm 372 shtretër për 100 mijë banorë, pa pasur në të njëjtën kohë një rrjet të krahasueshëm të kujdesit ambulator, shërbimeve në banesë dhe trajtimeve të decentralizuara. Përkundrazi, për ndërhyrjet më të vështira pacientët orientohen kryesisht drejt spitaleve të Tiranës, duke shtuar presionin mbi pak institucione qendrore.

Shqipëria kishte më shumë shtretër për banor se Portugalia, Qipro, Norvegjia, Turqia, Italia, Irlanda, Spanja, Finlanda, Danimarka, Holanda, Lihtenshtajni dhe Suedia. Por shumica e këtyre vendeve kanë sisteme më të zhvilluara të diagnostikimit, parandalimit dhe trajtimit jashtë spitalit, si dhe burime njerëzore e financiare shumë më të mëdha.

Krahasimi duhet lexuar me kujdes edhe për shkak të metodologjisë. Shifra e Shqipërisë prej 8,911 shtretërish u referohet institucioneve publike të shërbimit spitalor, ndërsa të dhënat e Eurostat mund të përfshijnë kategori më të gjera institucionesh, sipas raportimit të secilit vend. Megjithatë, treguesi evidenton kapacitetet e kufizuara të sistemit publik shqiptar, ku realizohet pjesa kryesore e shërbimeve të rënda dhe urgjente.

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria, ndër vendet e Europës që ka më pak shtretër në spitale, pavarësisht popullsisë në rënie
  • Alban Dokushi rikthehet në detyrë si sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës
  • Persona të maskuar si policë vrasin vëllain e bosit të drogës në Ekuador
  • “Votim elektronik në rang kombëtar”, mazhoranca zbardh projektin për 2029
  • “Qindra mijëra euro të pajustifikuara”, SPAK jep pretencën për nënën e Kryemadhit dhe të tjerët

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. kur 3000 Euro pasuri deklaronte on Ndahet nga jeta në moshën 74 vjeçare një nga njerëzit më të pasur në botë
  3. Anonymous on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  4. !!? on INSTAT: Shqipëria humbi gati një të katërtën e popullsisë në 25 vjet, rënia më e lartë në Europë
  5. Zdromsi on “Qindra mijëra euro të pajustifikuara”, SPAK jep pretencën për nënën e Kryemadhit dhe të tjerët

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?