Plakja e popullsisë si në të gjithë Europën do të jetë sfidë për sistemin e pensioneve, por Shqipëria aktualisht ka shpenzimet më të ulëta në raport me PBB-në, së bashku me tre vende të tjera europiane.
Sipas të dhënave të Eurostat, shpenzimet mesatare në vendet e BE-së për pensionet ishin 12.9% të PBB-së më 2021, teksa vendet me shpenzimet më të ulëta ishin Irlanda me 4.5% të PBB-së, Turqia me 6%, Malta me 6.4% dhe Shqipëria me 6.8% të PBB-së.
Në krahun tjetër, Greqia është vendi që kryeson Europën për shpenzimet e larta, me 16.4% të PBB-së saj në vitin 20221 e ndjekur nga Italia me 16.3%, Austria me 15%, Franca me 14.9%, Portugalia me 14.2% dhe Spanja me 13.9%.
Siç vërehet nga grafiku i mëposhtëm, vendet që kanë popullsi të plakur kanë shpenzimet më të larta për pensionet në raport me PBB-në.
Në vitin 2021, pak më shumë se një e katërta e popullsisë së BE-së (27,2 %) mori të paktën një pension. Midis shteteve anëtare të BE-së, përqindja e popullsisë që merrte pension ishte më e larta në Sllovaki (33,2%) dhe ishte pak më poshtë se 33,0% në Luksemburg dhe Lituani.
Në të kundërt, pjesa e popullsisë që ishte përfituese e të paktën një pensioni ishte nën 20,0% në Qipro (19,0%) dhe Maltë (19,2%).
Në vendin tonë, qëndrueshmëria financiare e skemave të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore vijon të jetë një sfidë serioze për financat e shtetit, sidomos në kontekstin e prirjeve jo të favorshme demografike dhe të lëvizjes së lirë të forcës punëtore.
Shqipëria ka shpenzime të ulëta për pensione në raport me PBB-së pasi shkalla e mbledhjes së të ardhurave publike në Shqipëri është në nivele të ulëta krahasuar me të vendet e rajonit.
Shkalla e mbledhjes së të ardhurave publike në vend është më pak se 28% të PBB-së dhe mbetet relativisht e ulët në krahasim me atë të vendeve të rajonit, mesatarja e të cilave qëndron rreth nivelit 36% të PBB-së.
Për këtë arsye pensionistet shqiptare në pjesën dërrmuese marrin pagesa shumë më të ulëta se kufiri i varfërisë në Shqipëri (6.7 USD në ditë.
Tranzicioni demografik po ndryshon me shpejtësi strukturën e popullsisë në favor të moshave të vjetra. Shumë shpejt, të moshuarit do të jenë gjenerata e së ardhmes, por mjedisi ekonomik dhe shoqëria nuk po krijojnë me të njëjtën shpejtësi kushtet për të përballuar pasojat e pleqërimit me dinjitet.
Mosha e tretë, që shumë shpejt do të përbëjë 30% të popullsisë, jeton në varfëri dhe me mungesë perspektive për përmirësimin e kushteve financiare në të ardhmen.

Monitor

Gazeta do ishte me mire te jepnin nje grafik vlerat nominale te pensioneve. Perqindja nuk eshte nje tregues i mire statistikor per te krahasuar. Pastaj caktimi pensionit, te pakten per pensionet private, jane formula shume te komplikuara matematikore, qe shume pak njerez i kuptojne.
Dicka me te thjesht, me te kuptueshme ne menyre te vecant per pensionistet qe lexojne gazetat.
Eshte e vecante se sistemet autoritare,me qeveri lidhur md krimin e mafian fitojne nga pensionistet sepse atyre nuk u frigohen ngase pensionistet kane shume pake mundesi te organizimit qe me proresta ta ndryshojne gjendjen por, per ate arsye eshte Haga per Kosoven dhe McGonigal per Shqiperine qe ketyre banditeve u rri saç i skuqur mbi koke e u nxjerre hakun edhe te pensionisteve..!
Mirë pensionistët, por organizatat e ndryshme joqeveritare nuk mund ta bëjnë problem të shoqërisë punën e pensioneve duke qenë në qendër të organizimit të protestave. Nëpërmjet protestave këto organizata mund të sensibilizojnë shoqërinë, se ky është problem i të gjithë brezave dhe ndikon në cilivizimin e tërë shoqërisë. Pensionistët me punën e tyre (kontributin e viteve) duhet jo vetëm të kishin të ardhura për veten e tyre por të kontribuonin dhe për fëmijët e tyre, por djersën dhe mundin e tyre e shfrytëzuan ata që sot janë agallarët e tyre(biznesmenë, qeveritarë) dhe sot ata trajtohen si për mëshirë. Turp, krim, dhe të mallkuar janë këto bosët e krimit që me mundin e djersën e tyre bënë pasurinë dhe punonjësit e dikurshëm i paguanin për lëmoshë dhe vet u pasuruan duke ju dukur dhe vetja si në ëndërr. Ku shkuan uzinat, fabrikat, minierat, hidrocentralet, kush i rrëmbeu dhe u pasurua me to, kush fitoi nga firmat piramidale? Përgjigja është e thjeshtë :ata që në vite hartuan ligje në interes të tyre. Prandaj ju të rinj që të keni një të ardhme më të sigurtë për vete protestoni për prindërit tuaj, kjo është dhe në interesin tuaj dhe tregues i një shoqërie që po civilizohet.